Prostitucioni në Shqipëri duket se po zhvillohet masivisht. Përveç qendrave të masazheve që së fundmi janë zbuluar se shumica prej tyre shfrytëzoheshin për prostitucion, duket se ky rrjet është akoma më i zhvilluar online me “Escort” që mund t’i bëhen me porosi kundrejt pagesës. Mësohet se pagesat variojnë nga ora 200 deri në 1000 euro.
Disa ditë më parë u arrestuan 7 vajza nga vende të ndryshme të botës, pasi u kapën në flagrancë duke ushtruar këtë aktivitet ilegal në vendin tonë.
7 vajzat e huaja, të arrestuara disa ditë më parë në Tiranë, për ushtrim prostitucioni, kanë lënë qelitë. Me kërkesë të organit të akuzës, gjykata vendosi për to masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, si dhe bllokimin e pasaportave për të mos u larguar nga vendi ynë deri në fund të hetimit.
Pas rezervimit, vajzat e moshës 20 deri në 30 vjeç kryesisht nga vendet e Amerikës latine, shoqëronin klientët shqiptarë në ambiente dhe hotele të ndryshme në këmbim të pagesës.