Një kundërpropozim për paqe mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë po zhvillohet nga evropianët, siç raporton Reuters. Ky plan synon të ofrojë një kornizë më të balancuar për përfundimin e luftës në Ukrainë pas kritika ndaj planit origjinal SHBA-Rusi, i cili përfshinte 28 pika dhe u vlerësua si tepër i ashpër për Kievin.
Sipas këtij kundërpropozimi, ushtria ukrainase do të ketë një limit prej 800,000 ushtarësh në kohë paqeje, duke ndryshuar kufirin prej 600,000 të planit amerikan. Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të kërkojë miratimin e të gjithë anëtarëve të Aleancës, ndërsa NATO nuk do të vendosë forca të përhershme në Ukrainë gjatë paqes. Ukraina do të kompensohet financiarisht nga asetet ruse të ngrira, derisa Moska të paguajë dëmshpërblime për luftën.
Plani gjithashtu shtron se Ukraina do të angazhohet të mos rimarrë territoret e pushtuara me qëllime ushtarake, dhe negociatat për shkëmbimet territoriale do të nisin nga “vija e kontaktit”. Zgjedhjet ukrainase pritet të mbahen sa më shpejt pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Më tej, Ukraina do të marrë garanci sigurie nga SHBA-të, të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s. Propozimi përcakton gjithashtu se Rusia do të integrohet gradualisht në ekonominë globale dhe do të diskutojë lehtësimin e sanksioneve në mënyrë të fazuar.
Disa nga pikat e tjera përfshijnë ringjalljen e infrastrukturës ukrainase, krijimin e një fondi zhvillimi, dhe riintegrimin e Rusisë në G8. Ajo gjithashtu parashikon garanci që Ukraina do të mbetet një shtet jo-bërthamor dhe do të rifillojë aktivitetet në centralin bërthamor të Zaporizhzhisë.
Në fund, plani ofron një strukturë ligjore dhe mekanizma për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes, duke përfshirë ndihma për ata që kanë pësuar nga konflikti dhe formimin e një komiteti humanitar për ndihmën e të burgosurve. Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas marrëveshjes.














