Sunday, November 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Projektet që i presin banorët e “Big Brother”, ja ku do t’i shohim në sezonin e ri televiziv

Editor by Editor
May 25, 2024
in AKTUALITET, JETË/STIL, Lajmi Fundit, Vendi
0
Projektet që i presin banorët e “Big Brother”, ja ku do t’i shohim në sezonin e ri televiziv
0
SHARES
43
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmja e sotme sjell edhe fundin e këtij edicioni të “Big Brother”. Pas më shumë se 120 ditësh, banorët konkurruan për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke sjellë për publikun edhe anët e tyre të panjohura.

Plot 36 personazhe ishin pjesë e këtij edicioni, ku ndonëse karaktere të ndryshme, dëshira ishte e njëjtë, famë dhe një hapësirë mediatike në “Top Media”. Dhe duket se shumë prej atyre që morën pjesë nuk do ta kenë këtë mundësi, ama nga ana tjetër, disa të tjerë e kanë fituar tashmë një mundësi të tillë.

Ashtu edhe si vitet e shkuara, edhe këtë vit, disa prej personazheve do t’i shikojmë në ekranin e “Top Medias” në formate të ndryshme, natyrisht krahas atyre që tashmë janë pjesë e kësaj medieje. E teksa “Big Brother” vijonte ende, duket se lançimin e parë e ka bërë Rike Roçi.

Modelja sapo la shtëpinë e “Big Brother”, u shfaq në një reklamë të realizuar nga “Topi”, ku edhe u bë imazh i kafes. Me bikini dhe poza provokuese, modelja duket se e ka fituar tashmë një projekt, ndonëse nuk arriti të prekte finalen. Me gjasa, përgjatë verës, Riken do ta shikojmë në të tjera spote, ku do të vijojë të ngrejë temperaturat. Por teksa projekte të reja nisin, disa të vjetra mbyllen.

E kemi fjalën pikërisht për emisionin e Romeos dhe Donaldit. Për disa sezone “Më lër të flas” ishte padyshim një nga spektaklet më të ndjekura, por duket se rrugëtimi i binjakëve ka mbërritur në fund. Bëhet me dije se ky format nuk do të realizohet më në ekranin e “Top”-it. Por nga ana tjetër, Romeo do të vijojë të jetë prezent, vetëm se këtë herë si aktor.

Ashtu edhe si pak ditë më parë u bë me dije, ai dhe Elvana Gjata janë duke xhiruar edhe formatin gazmor, “Tenxherja Kapakun”. Një format që do ta risjellë Romeon si aktor, duke u shkëputur kështu nga eksperienca e tij si moderator. Nga ana tjetër, Donaldi duket më i përqendruar në projektet e tij të biznesit, duke e quajtur të mbyllur kapitullin me ekranin e madh, të paktën për momentin.

Por natyrisht që ajo që nuk pritej ishte lançimi i Julias me një projekt televiziv.  Aktorja, e cila u rikthye nga SHBA për t’u bërë pjesë e “Big Brother”, duket se paska ambicie për t’u shndërruar edhe në një imazh televiziv. Së bashku me Ilnisën, ato po realizojnë një format të ri, ku edhe pritet ta shikojmë së shpejti në ekran. Një gjë të tillë e ka pranuar vetë aktorja, ku dhe zbuloi bashkëpunimin me Ilnisën në këtë projekt të ri. E ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Julia Ilirjani, ish-banorja tregoi disa detaje në karrierën e saj.

“Ne kemi një projekt që do ta shtrijmë më shumë sesa unë dhe Ilnisa. Do të ketë edhe aktorë të tjerë, në kuptimin aktorë të projektit të gjësë. Nuk është film. Ka të bëjë me një lloj spektakli. S’e di a mund të quhet spektakël, mund të quhet ‘show’. S’e di tani t’i vendos një emër, por do të jetë diçka jo në studio, jo në skenë. Duhet ta formulojmë. Por sigurisht në ‘Top Channel’, ku tjetër”, – tha Julia.

Ambicie për një hapësirë mediatike në “Top” ka pasur edhe Roza. Që në nisje të këtij formati, ajo e ka shprehur dëshirën që kur të dalë, të jetë pjesë e televizionit dhe pse jo të ketë mundësinë të bëjë një format të sajin. Tashmë që eksperienca e saj në “Big” ka përfunduar, moderatorja e ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e ekranit.

Kujtojmë që kur ajo u fut në lojë, emisioni i saj kishte përfunduar dhe praktikisht ishte në kërkim të një tjetër ekrani për të vijuar me karrierën e saj. Dhe duket se e ka gjetur. E ftuar në radio, Roza është shprehur se tashmë po diskutohen edhe detajet e fundit për projektet e saj të reja. Ndër pyetjet që bënë ndjekësit e “Top Albania Radio”-s në “Instagram” për Rozën, ishte edhe rikthimi në ekran me sloganin ‘sukisuki’.

Ja si u shpreh ajo. “I shoh gjërat me lupë, mezi pres t’i kthehem ekranit, ky është profesioni im. Për ‘sukisuki’, këto ditët në vazhdim do e ndajmë për detajet…”.

Duket se për Rozën do të jetë një periudhë e ngarkuar vera, ku edhe do të punojë me projekte të reja për të sjellë kështu një rikthim të sajin në ekran. E teksa banorët që kanë dalë, kanë nisur tashmë bisedimet për hapësira të reja mediatike ku kryesisht do të jenë në ekran të dielave, nën logon e “E Diellë”, interes ka edhe për finalistët që janë brenda.

Jul Deda dhe Egla Ceno kanë qenë vite më parë pjesë e “Top”-it, ku kanë provuar veten si aktor në “Portokalli”. Duket se tashmë, të dy aktorët e kanë shprehur dëshirën për t’u rikthyer në formatin e humorit, sidomos pas largimit të Altin Bashës, njeriut që edhe i pushoi nga puna. Natyrisht që nëse ata do të rikthehen në skenë si aktorë, do të duhet të presim sezonin e ri në tetor, duke qenë se tashmë sezoni televiziv po shkon drejt mbylljes.

Ndërkaq, një interes ka për të parë në ekran edhe Heidin, e cila për vendin tonë është një emër i panjohur. Vajza që erdhi nga Itali, fitoi shpejt zemrën e publikut shqiptar, sidomos pas lidhjes me Romeon. Megjithatë, vetë Heidi nuk ka shprehur interes për të qenë pjesë e ekranit kur eksperienca e saj në “Big Brother” të përfundojë. Banorja është shprehur se do të kthehet në Itali, ku edhe e presim projekte të ndryshme në punën e saj.

Megjithatë, ftesat për Heidin do të jenë të shumta përgjatë verës, ku ajo do të jetë pjesë e emisioneve të ndryshme, ku edhe do të flasë për eksperiencën e përjetuar në 4 muaj në Shqipëri. Ndoshta shtatori do të ketë surpriza edhe për të, pasi të shohë famën që ka fituar edhe në vendin tonë.

Previous Post

VIDEO/ Salla e basketbollit kthehet ne arenë sherri mes adoleshentëve

Next Post

“I përdor vajzat sikur i ke pasuri”/ Debate të ashpra me Robertin, Albano: Do t’a zbulosh sa burrë jam?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ronaldo u vendos krah Messit në "Olimpin" e futbollit, të dy pa rivalë në historinë e Kupave të Botës.

Ronaldo u vendos krah Messit në “Olimpin” e futbollit, të dy pa rivalë në historinë e Kupave të Botës.

November 16, 2025
“Rikthimi te Liverpooli!”, takimi mes Ilir Demalias dhe Jordan Henderson në Tiranë

“Rikthimi te Liverpooli!”, takimi mes Ilir Demalias dhe Jordan Henderson në Tiranë

November 16, 2025
Greqia pozicionohet si qendër energjetike për Europën, Mitsotakis dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen historike për gazin.

Greqia pozicionohet si qendër energjetike për Europën, Mitsotakis dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen historike për gazin.

November 16, 2025
Asistenti i parë nga Budapesti: Hungaria e thotë lamtumirë ëndrrës për Botëror, ndërsa Shqipëria afrohet drejt vazon së dytë

Lajmi Fundit

Ronaldo u vendos krah Messit në “Olimpin” e futbollit, të dy pa rivalë në historinë e Kupave të Botës.

by timoni.al
November 16, 2025
0

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vazhdojnë të mbajnë një vend të rëndësishëm në historinë e futbollit botëror. Me kualifikimin e...

Read moreDetails
“Rikthimi te Liverpooli!”, takimi mes Ilir Demalias dhe Jordan Henderson në Tiranë

“Rikthimi te Liverpooli!”, takimi mes Ilir Demalias dhe Jordan Henderson në Tiranë

November 16, 2025
Greqia pozicionohet si qendër energjetike për Europën, Mitsotakis dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen historike për gazin.

Greqia pozicionohet si qendër energjetike për Europën, Mitsotakis dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen historike për gazin.

November 16, 2025
Asistenti i parë nga Budapesti: Hungaria e thotë lamtumirë ëndrrës për Botëror, ndërsa Shqipëria afrohet drejt vazon së dytë

Asistenti i parë nga Budapesti: Hungaria e thotë lamtumirë ëndrrës për Botëror, ndërsa Shqipëria afrohet drejt vazon së dytë

November 16, 2025
Portugalia shënon një fitore të madhe 9-1 pa Ronaldon, duke afruar kualifikimin për Botërorin 2026.

Portugalia shënon një fitore të madhe 9-1 pa Ronaldon, duke afruar kualifikimin për Botërorin 2026.

November 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ronaldo u vendos krah Messit në "Olimpin" e futbollit, të dy pa rivalë në historinë e Kupave të Botës.

Ronaldo u vendos krah Messit në “Olimpin” e futbollit, të dy pa rivalë në historinë e Kupave të Botës.

November 16, 2025
“Rikthimi te Liverpooli!”, takimi mes Ilir Demalias dhe Jordan Henderson në Tiranë

“Rikthimi te Liverpooli!”, takimi mes Ilir Demalias dhe Jordan Henderson në Tiranë

November 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al