SHBA- Zohran Mamdani nisi fushatën e tij për kryetar bashkie për qytetin e Nju Jorkut vitin e kaluar, ku shumë njerëz i shpërfillën shanset e tij. Kandidati demorkat është një mysliman nga Azia Jugore dhe është përballur me kundërshtime edhe nga partia e tij dhe bordi editorial i The New York Times të cilët u bënë thirrje votuesve të mos e mbështesnin 33-vjeçarin. Mamdani, i cili lindi në Ugandë dhe erdhi në Nju Jork kur ishte shtatë vjeç, mori shtetësinë amerikane në vitin 2018.
Kush është Zohran Mamdani dhe si e nisi karrierën e tij politike
Anëtari i asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, kandidati demokrat për zgjedhjet e ardhshme për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut, është vetëm 33 vjeç, por karriera e tij politike daton të paktën që nga viti 2009. Atëherë, si student, ai kandidoi për nënkryetar të Shkollës së Mesme të Shkencave në Bronx.
Mamdani aktualisht shërben në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut si përfaqësues i distriktit të 36-të, me seli në Queens. Më pas ai kandidoi për garën për kryetar bashkie të qytetit duke drejtuar një fushatë që deri më tani është përqendruar në uljen e kostos së jetesës në Nju Jork.
Nëse zgjidhet në nëntor, ai do të jetë kryetari më i ri i bashkisë së Nju Jorkut që nga viti 1914. Platforma politike e Mamdanit ka evoluar në mënyrë të parashikueshme që në shkollën e mesme.
Pasuria
Pasuria neto e Mamdanit vlerësohet të jetë afërsisht 200,000 dollarë. Ndërsa pasuria neto e prindërve të tij është me shumë. Nëna e Mamdanit, Mira Nair, është një regjisore dhe babai i tij, Mahmood Mamdani, është profesor në Universitetin e Kolumbias. Kandidati demokrat planifikon të rrisë normat e taksave për disa korporata dhe 1% të më të pasurve të banorëve të Nju Jorkut.
Mamdani u diplomua nga Kolegji Bowdoin në vitin 2014 dhe filloi të punonte si këshilltar për strehimin në Nju Jork. Ai u bë vullnetar për një fushatë të pasuksesshme për këshillin e qytetit të Nju Jorkut në vitin 2015, përpara se të kandidonte për vendin e tij në Asamble në vitin 2020. Fushata e Mamdanit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, por votuesit në zgjedhjet paraprake demokrate të qytetit dolën me forcë për të.
Mardhënia e Trump-Mamdan
Zohran Mamdani dhe Donald Trump duket se kanë shumë të përbashkëta. Nëse ai tingëllon si makthi më i keq i Donald Trump, mund të jetë edhe i tillë, por ai është gjithashtu shumë i ngjashëm me të. Të dy janë udhëheqës karizmatikë që i kanë kundërshtuar partitë e tyre, kanë shfrytëzuar postin politik dhe janë bërë mjaftueshëm të popullarizuar tek qytetarët për të fituar zgjedhjet.
Presidenti trump duket se i trembet faktit se fitorja e Mamdanit mund të sinjalizojë diçka më të thellë sesa një garë e vetme për kryetar bashkie në Bregun Lindor. Njerëzit si në të majtë ashtu edhe në të djathtë dëshirojnë autenticitet dhe duan dikë në të cilin të besojnë.
Reagimet pas fitores së Mamdanit:
Reagime Pozitive:
Mbështetësit progresistë dhe të rinjtë: Progresistët, të rinjtë dhe komunitetet e margjinalizuara e kanë përshëndetur fitoren si një “tërmet politik” dhe si një shenjë e ndryshimit gjeneracional. Mamdani premton politika si: transport publik falas, ngrirje të qirave dhe kujdes universal për fëmijët.
Komunitetet myslimane dhe të imigrantëve: Komunitetet në Queens dhe Brooklyn e panë fitoren e tij si përfaqësim të tyre, duke e vlerësuar si një moment historik për përfaqësimin politik.
Aktivistët për Palestinën: Mbështetja e Mamdanit për të drejtat e palestinezëve mobilizoi shumë votues, përfshirë hebrenj progresistë dhe myslimanë.
Reagime Negative:
Demokratët e moderuar dhe establishmenti: Shumë anëtarë të Partisë Demokrate u shqetësuan për ndikimin që një socialist demokrat mund të ketë në imazhin e partisë në nivel kombëtar.
Qëndrimet për Izraelin: Qëndrimet e Mamdanit për çështjen palestineze shkaktuan reagime të ashpra nga disa grupe hebraike, të cilët e akuzuan për retorikë antisemitike.
Kritika nga konservatorët dhe islamofobia: Komentatorët e djathtë, si Charlie Kirk, lidhën fitoren e Mamdanit me sulmet e 11 shtatorit, një krahasim i cilësuar si ekstrem dhe islamofob nga analistët.
CNN dhe PBS: E quajtën fitoren një “tërmet politik”, që sinjalizon ndarje të thella brenda Partisë Demokrate, por edhe një ndryshim të qartë ideologjik.
New York Post: E cilësoi Mamdanin si “socialist radikal”, duke shprehur shqetësime për ndikimin e mundshëm në drejtimin e qytetit.