THETH- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga zona ku janë hequr kabinat e ndërtuara pa leje në qendër të Thethit.
“Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, shkruan Rama krahas videos së postuar, ku shihen disa punonjës të bashkisë Shkodër mbi sipërfaqen e rrafshuar pranë Kishës në fshatin turistik të Thethit.
POSTIMI I PLOTË:
Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1747369949500262%2F&show_text=false&width=560&t=0
Aksioni në Theth
Në ditët e para të korrikut 2025 nisi një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.
Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.















