Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Presidenti i SHBA nuk pranon t’i referohet Putin si “diktator”, Trump dhe Macron me qëndrime të ndryshme për Ukrainën

Editor by Editor
February 25, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Presidenti i SHBA nuk pranon t’i referohet Putin si “diktator”, Trump dhe Macron me qëndrime të ndryshme për Ukrainën
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron shfaqën dallime të mëdha të hënën në qasjen e tyre ndaj Ukrainës, duke nxjerrë në pah dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës mbi propozimin e zotit Trump për një marrëveshje të shpejtë armëpushimi me Rusinë.

Gjatë një dite bisedimesh, Presidentët Trump dhe Macron treguan një raport miqësor të bazuar në vite të marrëdhënieve të mira mes tyre. Por Presidenti Macron e bëri të qartë se nuk ishte dakord me zotin Trump për disa çështje kyçe, ndërsa ata shënuan tre vjetorin e fillimit të sulmit të Rusisë në shkallë të gjerë ndaj Ukrainën.

Presidenti Trump nuk pranoi t’i referohej presidentit rus Vladimir Putin si diktator, pasi e quajti Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy një diktator javën e kaluar. Presidenti Macron tha se është e qartë se Rusia “është agresore” në konflikt, një temë për të cilën Presidenti Trump ishte i lëkundur javën e kaluar.

“Presidenti Putin shkeli paqen”, tha zoti Macron në një konferencë të përbashkët për shtypin me Presidentin Trump.

Zoti Trump shprehu dëshirën për arritjen e një armëpushimi sa më shpejt që të jetë e mundur dhe tha se po përpiqej ta bënte të mundur arritjen e një armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai tha se mund të shkonte në Moskë për të takuar Putinin pasi të arrihej një marrëveshje armëpushimi.

Presidenti Macron, nga ana tjetër, kërkoi një qasje më të fortë, duke filluar me një armëpushim dhe më pas një marrëveshje paqeje që do të përfshinte garanci sigurie.

“Ne duam paqe, ai dëshiron paqe. Ne duam paqen e shpejtë, por nuk duam një marrëveshje që është e dobët”, tha zoti Macron për gazetarët.

Çdo marrëveshje paqeje, tha ai, duhet të “vlerësohet, kontrollohet dhe verifikohet”.

Të dy udhëheqësit ranë dakord, megjithatë, për dislokimin e forcave paqeruajtëse evropiane sapo të arrihet një marrëveshje paqeje.

“Ata nuk do të ishin në vijën e parë të frontit. Ata nuk do të ishin pjesë e asnjë konflikti. Ata do të ishin aty për të garantuar respektimin e marrëveshjes së paqes”, tha Presidenti Macron më herët në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e Presidentit Trump.

Presidenti Trump tha se ai e pranon konceptin, ashtu si edhe Putini.

“Po, ai do ta pranojë këtë”, tha Presidenti Trump për pozicionin e Putinit për një forcë paqeruajtëse. “Unë e bëra atë pyetje në mënyrë specifike. Ai nuk ka asnjë problem me këtë.”

Presidenti Macron, udhëheqësi i parë evropian që takohet me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë, pas marrjes së detyrës një muaj më parë, i quajti diskutimet e tij me zoti Trump “një pikë kthese” në përpjekjen për një qasje më të unifikuar.

Zoti Macron po përpiqet të përfitojë nga një marrëdhënie e mirë me zotin Trump, që ai e ndërtoi gjatë mandateve të tyre të para presidenciale. Udhëheqësi francez ka arritur t’i menaxhojë me sukses marrëdhëniet me zotin Trumpin, i cili ka qenë i paparishikueshëm në përballjet me udhëheqësit botërorë, pa e zemëruar atë.

Në një moment gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, zoti Macron preku krahun e zoti Trump dhe korrigjoi me kujdes pretendimin e presidentit amerikan se Evropa kishte dhënë të gjithë ndihmën e saj për Ukrainën në formë huaje.

Presidenti Trump tha se ka patur përparim në arritjen e një marrëveshjeje për mineralet e rralla me Ukrainën, si një mënyrë për të kompensuar koston e armatimit, që administrata e mëparshme e Presidentit Biden ia ka dhënë Ukrainës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Presidenti Trump tha se marrëveshja ishte “shumë pranë”. Ai tha se mund të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy më vonë gjatë kësaj jave ose javën e ardhshme për ta nënshkruar atë.

“Ai mund të vijë këtë javë ose javën e ardhshme për të nënshkruar marrëveshjen, një gjë e mirë kjo” tha Presidentit Trump duke iu referuar zotit Zelenskiy. Ai shtoi se do të takohej gjithashtu me Presidentin rus Vladimir Putin në një moment të caktuar.

Zoti Macron tha se Evropa ishte e përgatitur për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, përfshirë trupa paqeruajtëse, në rast të një armëpushimi.

Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin idenë e dërgimit të trupave paqeruajtëse evropiane dhe tha se ai e kishte ngritur këtë çështje edhe me zotin Putin dhe ky i fundit kishte rënë dakord ta pranonte atë.

I pyetur nëse Ukraina duhet të jetë e gatshme t’i lëshojë territor Rusisë si pjesë e një marrëveshje të negociuar për t’i dhënë fund luftës, Presidenti Trump tha se: “do ta shohim” duke vënë në dukje se bisedimet sapo kishin filluar.

Presidenti Trump dhe ekipi i tij po negociojnë një marrëveshje për ndarjen e të ardhurave nga mineralet me Ukrainën për të rikuperuar disa nga paratë që administrata e mëparshme Biden i ka dërguar Kievit në formën e ndihmës në armtime me synimin për të zmbrapsur Rusinë.

Javën e kaluar zoti Zelenskiy hodhi poshtë kërkesat e SHBA-ve për 500 miliardë dollarë në pasuri minerale nga Ukraina për të shlyer Uashingtonin për ndihmën e dhënë gjatë kohës së luftës. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk i kishin dhënë Kievit shumë më pak deri më tani dhe se marrëveshja nuk ofronte garanci specifike sigurie për Ukrainën.

Të enjten në Uashington do të vijë edhe Kryeministri britanik Keir Starmer, vizitë që vjen mes shqetësimesh në Evropë mbi qëndrimin e ashpër të Presidentit Trump ndaj Ukrainës./VOA

Previous Post

Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, ja moti për sot

Next Post

Media amerikane: Si Soros ndërhyri me dollarët e USAID në Shqipëri dhe kundër Gruevskit në RMV

Next Post
Media amerikane: Si Soros ndërhyri me dollarët e USAID në Shqipëri dhe kundër Gruevskit në RMV

Media amerikane: Si Soros ndërhyri me dollarët e USAID në Shqipëri dhe kundër Gruevskit në RMV

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

December 16, 2025
SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

December 16, 2025
Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

December 16, 2025
Chelsea përjeton vështirësi në Cardiff, duke u bërë ekipi i parë që siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

LAJME

Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

by timoni.al
December 16, 2025
0

Big Brother VIP Albania 5 nis këtë të shtunë në orën 21:15, duke sjellë një spektakël që ka tërhequr vëmendjen...

Read moreDetails
SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

December 16, 2025
Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

December 16, 2025
Chelsea përjeton vështirësi në Cardiff, duke u bërë ekipi i parë që siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

Chelsea përjeton vështirësi në Cardiff, duke u bërë ekipi i parë që siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

December 16, 2025
James Cameron bëhet pjesë e klubit të miliarderëve, zbuloni pasurinë e tij aktuale.

James Cameron bëhet pjesë e klubit të miliarderëve, zbuloni pasurinë e tij aktuale.

December 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

December 16, 2025
SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al