Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dërguar një urim për Pashkën Ortodokse për besimtarët ortodoksë shqiptarë. Ai e ka shoqëruar mesazhin me pamje nga ceremoninë e mbajtur në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë. Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj shpreh dëshirën për më shumë dritë në jetën e besimtarëve, duke u nisur nga simbolika e dritës së ngjalljes së Krishtit.
Ai uroi që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, dashuri dhe bekime për të gjithë besimtarët ortodoksë, duke nënvizuar rëndësinë e besimit dhe shpresës që kjo dritë përfaqëson. Presidenti përfundon mesazhin me një urim të ngrohtë: “Gëzuar Pashkën të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë! U përhaptë kudo dritë e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim, shpresë e gëzim!”















