Tuesday, October 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prekëse/ 84 vjeç fle në stolat e spitalit, e bija në luftë me jetën! Historia e gjysh Bardhit, 8 ditë pa ushqim

Editor by Editor
October 5, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE
0
Prekëse/ 84 vjeç fle në stolat e spitalit, e bija në luftë me jetën! Historia e gjysh Bardhit, 8 ditë pa ushqim
0
SHARES
543
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo është një nga ato histori që kur i dëgjon të thyhet zemra, kjo është historia e Bardhosh Hanaj, ose siç të gjithë e quajnë, gjyshi Bardhi. Gjyshi Bardhi është 84 vjeç dhe vjen nga fshati Mesaplik i Vlorës. Arsyeja pse është sonte në studio është sepse të gjithë ata që e kanë njohur janë afeksionuar aq shumë me të sa kanë dashur të bëhen bashkëpunëtorët tanë për t’i dhuruar disa momente gëzimi në këto ditë të mbytura me vuajtje.

Dikur, jeta e tij ka qenë shumë më ndryshe. Ai kishte një shtëpi të madhe në fshat ku jetonte me bashkëshorten dhe 3 fëmijët, 2 vajza e një djalë.

Çdo ditë punonte shumë për të siguruar jetesën për veten dhe familjen, ka qenë gjithmonë një burrë i fortë dhe shumë krenar. Nuk i pëlqente t’i dorezohej vuajtjeve të jetës dhe e mbante gjithmonë kokën lart. Aq sa kishte mundësi i ndihmonte edhe njerëzit e tjerë në fshat kur kishin nevojë.

Si çdo baba tjetër, dëshironte vetëm që të sistemonte fëmijët. Uronte që të krijonin familjet e tyre dhe t’i jepnin shumë nipër e mbesa, ndërsa ai me bashkëshorten do e kalonin pleqërinë në fshat, do kujdeseshin për nipërit e mbesat dhe do mbillnin fruta e perime që ata të ushqeheshin me produkte të shëndetshme.

Por jeta kishte plane të tjera për të.

Para pothuajse 24 vitesh, djali i gjyshit i cili në atë kohë ishte 16 vjeç, për shkak të një incidenti mbytet në liqenin e Tiranës dhe humbet jetën.

Kur lajmi mbërriti në shtëpinë e gjyshi Bardhit, u duk sikur e gjithë bota u shemb.  Kjo ishte goditja e parë që e përkuli nga dhimbja që nuk është zbehur as sot. Gjyshi Bardhi përpiqej të ishte i fortë. Ai ishte burri i shtëpisë dhe nuk ia lejonte vetes që të dukej i dobët para bashkëshortes dhe dy vajzave. Burrat nuk qajnë e nuk dorëzohen thoshte. Ndërsa bashkëshortja e tij nuk e kalonte dot dhimbjen e të mos pasurit më djalin. Ditë pas dite mërzia dhe dhimbja po e mbysnin deri sa erdhi dita që i tha gjyshi Bardhit se nuk po duronte dot më. Nuk kishte më jetë pa djalin. Dhe ai, duke iu thyer zemra pak nga pak, i tha se mund të ikte e qetë, do të duronte ai për të dy. E kështu bashkëshortja ndërroi jetë dhe e la të vetëm.

Vitet kalonin por plaga e djalit nuk u mbyll kurrë. Ama gjyshi Bardhi nuk e jepte veten. Ai i martoi dy vajzat dhe u bë gjysh me një nip e një mbesë nga vajza e madhe Marjeta. I donte shumë dhe i shihte si drita e syve. Për fat të keq babai i braktisi kur ishin shumë të vegjël, por gjyshi Bardhi ishte aty për ta dhe nuk do i braktiste kurrë, çfarëdo që të ndodhte. Vajza Marjeta ishte një rreze shprese për të, një rreze që e mbante gjallë. Me të ndante kujtimet, dhimbjet por edhe ngrohtësinë e pakët që i kishte mbetur. Marjeta e ndihmonte shumë me punët e fshatit, nuk e linte të lodhej dhe i thoshte shpesh të kujdesej për veten.

Por, pak nga pak edhe kjo rreze shprese nisi të zbehej. Marjeta po ndjehej e dobët. I merrej fryma kur punonte dhe nisi të humbiste ndjenjat shumë shpesh. Gjyshi Bardhi e dërgoi për shumë vizita në spital. Ata u zhvendosën në qytetin e Vlorës, morën një shtëpi me qera afër spitalit sepse më shumë kohë po kalonin aty sesa në fshat. Kaluan 4 vite qe gjyshi Bardhi shkonte sa në një spital në tjetrin deri sa e sollën në spitalin e Tiranës. Vajza e tij është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë e cila i ka dëmtuar edhe mushkërinë. Ajo është në një gjendje shumë të rënduar prej ditësh, madje ka pasur çaste që ka rrezikuar edhe të humbiste jetën por doktorët ia kanë dalë që ta stabilizonin.

Ditët e para kanë qenë më të vështirat. Gjyshi Bardhi nuk ka asnjë që ta ndihmojë. Ai është 84 vjeç dhe kujdeset i vetëm për vajzën e sëmurë sepse nuk e përballon dot që ta humbasë edhe atë. Çdo natë fle në karrige ose në shesh në korridorin e spitalit. Lahet me ujë të ftohtë në banjot e spitalit dhe shkon në Vlorë shumë rrallë sa për të parë si janë nipi dhe mbesa. Gjyshi Bardhi ka ndejtur 8 ditë pa ngrënë asgjë sepse i vinte zor t’i kërkonte ndihmë të tjerëve. Ka mbijetuar 8 ditë vetëm duke pirë ujë nga çezma e spitalit. Përsëri nuk e ka humbur forcën për të ndenjur afër vajzës. Nuk do që të largohet prej saj, thotë se duhet të jetë gjithmonë të paktën 10 metra afër që ajo ta ndjejë praninë e tij dhe ta ndjejë që nuk është vetëm.

Tashmë janë bërë pothuajse 40 ditë që ai qëndron afër vajzës në spital. Për momentin ajo është e intubuar dhe nuk mund të flasë ndaj mënyra e vetme e komunikimit mes tyre është duke i shkruar letra njëri tjetrit. Marjeta ka merakun e fëmijëve, ata tani janë 18 dhe 19 vjeç dhe kanë nevojë më shumë se kurrë për të pasur mamanë afër. Çdo ditë ajo e pyet babain nëse kanë ngrënë dhe a janë mire me shëndet.

Gjyshi Bardhi e kupton se gjendja nuk është aspak e mirë por nuk e humbet shpresën. Ai lutet çdo ditë vetëm që vajza të shërohet. Natën, ndërsa qëndron zgjuar në korridorin e qetë të spitalit, ku dëgjohet vetëm zhurma e aparateve mjekësore, pëshpërit me veten: “Ah djalë, a mos je duke e thirrur motrën pranë vetes?” dhe vazhdon lutet për një mrekulli. Një mrekulli që gjërat të rikthehen edhe njëherë siç kanë qenë./TCH

Previous Post

Atalanta merr vendimin/ Gjimshiti rrezikon grumbullimin me Kombëtaren

Next Post

Hezbollahu përleshet me Izraelin në Liban – Bombardime të reja në Bejrut

Next Post
Hezbollahu përleshet me Izraelin në Liban – Bombardime të reja në Bejrut

Hezbollahu përleshet me Izraelin në Liban – Bombardime të reja në Bejrut

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Sekuestrimi i pronave të spitalit privat: Si u identifikua планi i evazionit? Një shtetas portugez shpenzoi 5200 euro për shërbim mjekësor, por…

Sekuestrimi i pronave të spitalit privat: Si u identifikua планi i evazionit? Një shtetas portugez shpenzoi 5200 euro për shërbim mjekësor, por…

October 28, 2025
Sot zhvillohet seanca paraprake për Ilir Metën, ndërsa Kryemadhi është e pranishme në Gjykatën e Posaçme: Njoftuan se do të thonin që nuk ishe paraqitur në kohë, prandaj më kërkuan të vija sa më shpejt.

“‘Vrapo menjëherë’, deklaron Kryemadhi pasi gjyqi në GJKKO u shty: Shkaku i hetimit dhe vazhdimi i qëndrimit të Metës në burg”

October 28, 2025
Negociatat tregtare janë anuluar për shkak të një spoti publicitar, thotë kryeministri i Kanadasë: Trump po vepron në mënyrë emocionale.

Negociatat tregtare janë anuluar për shkak të një spoti publicitar, thotë kryeministri i Kanadasë: Trump po vepron në mënyrë emocionale.

October 28, 2025
Tatuazhi dhe çmimi "Qytetar Nderi" në Napoli, tifozët e Juventusit shprehin pakënaqësi ndaj Spallettit

Tatuazhi dhe çmimi “Qytetar Nderi” në Napoli, tifozët e Juventusit shprehin pakënaqësi ndaj Spallettit

October 28, 2025
Sekuestrimi i pronave të spitalit privat: Si u identifikua планi i evazionit? Një shtetas portugez shpenzoi 5200 euro për shërbim mjekësor, por…
Lajmi Fundit

Sekuestrimi i pronave të spitalit privat: Si u identifikua планi i evazionit? Një shtetas portugez shpenzoi 5200 euro për shërbim mjekësor, por…

by timoni.al
October 28, 2025
0

Sekuestrohen pasuritë e "International Medicare shpk" dhe "Sante Plus" për fatura jo tatimore Pas një kallëzimi të bërë nga një...

Read moreDetails
Sot zhvillohet seanca paraprake për Ilir Metën, ndërsa Kryemadhi është e pranishme në Gjykatën e Posaçme: Njoftuan se do të thonin që nuk ishe paraqitur në kohë, prandaj më kërkuan të vija sa më shpejt.

“‘Vrapo menjëherë’, deklaron Kryemadhi pasi gjyqi në GJKKO u shty: Shkaku i hetimit dhe vazhdimi i qëndrimit të Metës në burg”

October 28, 2025
Negociatat tregtare janë anuluar për shkak të një spoti publicitar, thotë kryeministri i Kanadasë: Trump po vepron në mënyrë emocionale.

Negociatat tregtare janë anuluar për shkak të një spoti publicitar, thotë kryeministri i Kanadasë: Trump po vepron në mënyrë emocionale.

October 28, 2025
Tatuazhi dhe çmimi "Qytetar Nderi" në Napoli, tifozët e Juventusit shprehin pakënaqësi ndaj Spallettit

Tatuazhi dhe çmimi “Qytetar Nderi” në Napoli, tifozët e Juventusit shprehin pakënaqësi ndaj Spallettit

October 28, 2025
"Porti i ri në Porto Romano pritet të nisë funksionimin në 2026" / Balluku paraqet drejtorin e ri, si e thirri Liburn Aliun për të kontribuar në Shqipëri

“Porti i ri në Porto Romano pritet të nisë funksionimin në 2026” / Balluku paraqet drejtorin e ri, si e thirri Liburn Aliun për të kontribuar në Shqipëri

October 28, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sekuestrimi i pronave të spitalit privat: Si u identifikua планi i evazionit? Një shtetas portugez shpenzoi 5200 euro për shërbim mjekësor, por…

Sekuestrimi i pronave të spitalit privat: Si u identifikua планi i evazionit? Një shtetas portugez shpenzoi 5200 euro për shërbim mjekësor, por…

October 28, 2025
Sot zhvillohet seanca paraprake për Ilir Metën, ndërsa Kryemadhi është e pranishme në Gjykatën e Posaçme: Njoftuan se do të thonin që nuk ishe paraqitur në kohë, prandaj më kërkuan të vija sa më shpejt.

“‘Vrapo menjëherë’, deklaron Kryemadhi pasi gjyqi në GJKKO u shty: Shkaku i hetimit dhe vazhdimi i qëndrimit të Metës në burg”

October 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al