Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Poshtërimi i opozitës dhe medias me vërtetim teoreme

Editor by Editor
May 19, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Mendim i Lire
0
Poshtërimi i opozitës dhe medias me vërtetim teoreme
0
SHARES
85
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ditë para se shqiptarët t’i drejtoheshin kutive të votimit më 25 Prill, u konsumua vërtetimi i një teoreme elektorale, nëpërmjet një skeme makiaveliste që duket se ka poshtëruar opozitën dhe mediat pranë saj.

Edi Rama u shfaq në emisionin “Opinion” dhe ndërsa kritikat për fushatën e tij “tallava” vlonin në pjesën dërrmuese të medias, Rama ashtu me tonin e zërit si gjynahqar, si rob modest, i thotë prezantuesit të emisionit:

“Të lutem o Fevzi, të kam sjellë një material, është i vetmi material që të kam sjellë, po munde vendose pak”.

Në ekran u shfaq një nga grackat më të pabesueshme që mund të ndodhin në një fushatë elektorale, u shfaq lideri i opozitës Sali Berisha që në të njëjtën studio një javë para Ramës mbante në duar posterin e një kitaristi amerikan, pa e ditur se kishte rënë në një grackë fatale. Pa e ditur se ai në foto jo vetëm që nuk ishte Erion Veliajn në Iran, por në fakt ai në foto ishte grepi i një historie dhe intrige të nisur para se të fillonte fushata elektorale.

Pistën e Veliajt të lidhur me inceneratorët dhe Iranin e hodhi televizioni opozitar Syri TV (Piranjat) në javën e parë të fushatës.

Disa indicio sugjerojnë se ky televizion mund të jetë nxitur në mënyrë të tërthortë nga “spin-doctor” të Rilindjes për t’i mëshuar pistës iraniane pa e kuptuar se në fakt ajo që atyre u dukej si “scoop” ishte gropa ku do të binin gafil bashkë me Berishën.

Pas emisionit të Piranjave, Berisha vijoi akuzat me Iranin duke i mëshuar thuajse përditë lidhjeve të supozuara të Veliajt me inceneratorët dhe Iranin, deri në stadin final të operacionit kur Berisha gëlltiti pa verifikuar një informacion karem që ju dërgua me fotot e kitaristit.

Kjo ishte dhe etapa e fundit e grackës, që i vuri vulën poshtërimit të Berishës në radhë të parë por dhe mediave opozitare që i mëshonin historive me Iranin.

Gjithë fabula e ndërtuar për tre javë nga opozita, u shkërmoq me turp kur shqiptarët mësuan në “prime-time” nga kryeministri i vendit, se personi që akuzohej si Veliaj në Iran, në fakt ishte kitaristi amerikan Joe Walsh.

E gjithë kjo trajektore ngjarjesh flet jo vetëm për dërrmimin me turp të propagandës opozitare por edhe për një skemë mediatike “profesorati” të përdorur nëpërmjet nocionit të vërtetimit të teoremës.

Rilindja jo vetëm zgjodhi tallavanë si kolonë zanore të fushatës, por me skemë kurthi dhe vërtetim teoreme, provoi katërcipërisht se përballë kishte sharlatanë dhe mashtrues ordinerë të cilët nuk ja vlente të merreshin seriozisht.

Kur Rama e denoncoi  në Opinion atë që kishte ndodhur, për herë të parë oponentët e zakonshëm të rrjeteve sociale nuk e kritikuan në daljen e tij, befasia i kishte kapur të gjithë, drejtuesi i opozitës Berisha ishte zbuluar  gafil me posterin e kitaristit në dorë.

Ndërtimi i këtij kurthi dhe skenari goditi njëherësh dhe kauzën e inceneratorëve sepse akuzat rezultuan të turpshme dhe behote.

Nga ana tjetër gjithë analistët mediatikë që kritikonin tallavanë apo makinerinë e regjimit në fushatë, morën një përgjigje asgjësuese:

Me se doni ta bëjmë fushatën me tingujt e Joe Walsh?

Për çfarë regjimi e keni fjalën, faji i regjimit është që kundërshtarët tanë janë kaq idiotë?

Denoncimi i Ramës me fabulën e kitaristit ishte vërtetimi absolut i teoremës që Rilindja kishte thurur me tallava, duke i nxjerrë kundërshtarët totalisht leshko.

Dukej sikur të gjithë kuptuan se në fushëbetejë kishte zbritur Reali i Madridit dhe përballë kishte ekipin e Roskovecit.

E gjithë kjo fabul ishte një demonstrim dhe leksion i pamëshirshëm se si opozita dhe media opozitare që i ndërton kauzat mbi mashtrimin, entuziazmin dhe vrullin tribal, mund të përfundojë jo vetëm e mundur dhe e diskretituar, por dhe e patentuar si “garnizon idiotësh”, me vërtetim teoreme./ Hashtag.al

Previous Post

Kaloi shtatzëninë në Zvicër, por lindi në Tiranë, Rudina Magjistari zbulon pas 8 vitesh arsyen

Next Post

Eksperti: Vjen në Shqipëri “Telefoni 0” për përgjime

Next Post
Eksperti: Vjen në Shqipëri “Telefoni 0” për përgjime

Eksperti: Vjen në Shqipëri “Telefoni 0” për përgjime

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës
AKTUALITET

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

by Editor
June 8, 2025
0

Barcelona synon të realizojë disa shitje gjatë kësaj vere për të krijuar hapësirë financiare për afrime të reja, dhe një...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al