Sunday, March 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Porosia e fundit e Dumanit për shokun pak minuta para vrasjes: Shko prite, po e ndiqnin…

Editor by Editor
November 30, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Porosia e fundit e Dumanit për shokun pak minuta para vrasjes: Shko prite, po e ndiqnin…
0
SHARES
66
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasja e Klevis Kapllanit në muajin Shtator 2020 në Rrogozhinë, është kryer në momentin teksa 33-vjeçari po fliste në aplikacionin “SKY” me të kërkuarin e asaj kohe, Nuredin Dumani. Pikërisht në momentin kur është vrarë, Kapllani po shkonte deri në shtëpi, pasi Dumani e kishte urdhëruar t’i mbante një makinë në banesë, makinë të cilën po e çonin në Sinaballaj të Rrogozhinës, Enver Diva dhe Besian Xhixha. Makina do përdorej për të goditur në atentat Dine Çamin dhe Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës.

Por me sa duket, teksa Dumani fliste në “Sky” me mikun e tij Klevis Kapllani për ti mbajtur makinën në oborrin e shtëpisë, nga ana tjetër grupi rival po atë ditë kishte vendosur të vriste Klevis Kapllanin. Në dëshminë e tij të treguar dy vjet pas kësaj ngjarje të rëndë, Nuredin Dumani ka treguar se: ”…gjatë kohës që Klevis Kapllani ishte te lokali i Nel Godinit dhe unë po komunikoja me të nëpërmjet aplikacionit “Sky” ai i shqësuar më dërgoi foton e vëllait të Seit Manhasës, të cilin e kishtë parë disa herë atë ditë të hynte dhe dilte te rrugica pranë lokalit, madje kishte hyre edhe në lokal…”.

Sipas tij prania e vëllait të Seit Manahasës në terenin ku ndodhej dhe Klevis Kapllani, tregon se 33-vjeçari ka qënë në ndjekje e sipër deri në momentin e vrasjes në orët e vona të natës, vetëm 200 metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj. Dumani tregon se lajmin për vrasjen e Klevis Kapllanit e ka marë nga Enver Diva dhe Besian Xhixha, të cilët po shkonin në banesën e viktimës për të lënë makinën që do përdorej në atentat ndaj Dine Çamit dhe Bujar Çelës. Diva dhe Xhixha gjetën të pajetë në makinën “Fiat Punto”, Klevis Kapllanin, i cili ishte personi që kishte fshehur armën “TT” në servisin e Manahasëve, armë kjo me të cilën është vrarë Emiljano Ramazani.

“…shkova aty dhe e pash nga larg që Klevisi ishte vrarë, nuk doja ta besoja se ishte vrarë, sepse në kokën time mendoja se ai ishte personi i fundit që do ta vrisin për të më dëmtuar mua, pasi ai nuk ka qenë i implikuar në ngjarjet që ne kemi marrë pjesë, përveç dërgimit të armës te servisi i Manahasëve”. Më tej Nuredin Dumani ka treguar para oficerëve të BKH-së dhe prokurorëve të SPAK,se: ”…një ditë para se të vritej Klevis Kapllani, unë bashkë me Enver Divën, Besian Xhixhën dhe Klevis Kapllanin, kemi drekuar buzë plazhit në Vilëbashtovës. Atë ditë i kërkova Klevisit, që të më mbante te shtëpia e tij një makinë për dy ose tre ditë, por nuk i tregova se për çfarë e doja atë makinë. Faktikisht unë e doja pasi bashkë me Erjon Alibej, kishim diskutuar të vrisnim Dine Çamin dhe Bujar Çelën…”.

Ndërsa ditën kur është vrarë Klevisi Dumani ka biseduar nëpërmjet aplikacionit “Sky”, duke i thënë Kapllanit se sonte në darkë do të sjell një makinë. Makinën po e çonin Enver Diva dhe Bes Xhixha, me të cilët ai komunikonte dhe i orientonte vazhdimisht me aplikacionin “Sky”. “…unë vetë në atë kohë qëndroja në Elbasan në një lagje pranë një parku të madh dhe një shkolle. Qëndroja në katin e 5 të një pallati të markata e fruta perimeve me pakicë. Në këtë godinë kisha një apartament për të cilin pagesa ndaj ndërtuesit ishte paguar nga Erjon Alibej në shumën prej 98.000 Euro, bashkë me dy garazhe të përbashkëta (të pa ndarë me mure). Këtë pagesë unë do ia shlyeja Erjonit në vijim nëpërmjet punëve të përbashkëta që do të kisha me të. S’qaroj se, migjëthëse është kryer pagesa për apartamenti dhe garazhet, ato janë akoma në emër të ndërtuesit i cili e ka emrin Sajmir, mbiemrin nuk ia di…”- ka treguar Nuredin Dumani.

Vetëm pak orë para se të vritej Klevis Kapllani, rreth orës 20:01 ose 21:01 e darkës, Dumani informohet nga Besian Xhixha dhe Enver Diva se ishin diku në afërsi të Kavajës dhe se po sillnin makinën që ishte e vjedhur dhe që e kishin marrë nga Soni Reçi. Benzi ka patur targa serbe, por Soni Reçi i kërkonte 7000 Euro. Unë nuk kam patur ndonjë marrdhënie me Reçin dhe nuk e bleva makinën. E mora e përdora dhe ia ktheva sërisht, duke mos e përdorur në asnjë ngjarje.

“…unë i shkruajta Klevis Kapllanit të cilin e pyeta se ku ndodhej?

Ai më tha se:”…ishte bashkë me disa persona të tjerë duke pirë dhe lozur domino te lokali i Nel Godinit në Sinaballaj.

I thashë: ”…nisu shko te shtëpia se po vijnë çunat (Besi dhe Enveri) po sjellin makinën.

Ai më tha: Po, direkt….

Disa minuta më pas më tha: Tani jam këtu te kthesa ku futesh te lagjja (rruga afër shtëpisë aty ku është gjetur i vrarë).

Unë i thashë: Ok….

Nga ana tjetër Nuredin Dumani i shkruajti Besit dhe Enverit duke i thënë se:”…Klevisi po ju pret te shtepia…”.

Më tej Dumani ka treguar për oficerët se: ”…i shkruaja më pas Klevisit por nuk më përgjigjej. Pas pak minutash Enveri, më dërgoi mesazh zanorë duke më thënë se:”…Klevisin e kishin gjetur të vrarë në makinën e tij “Fiat Punto…”. Menjëherë pasi mora këtë lajm zbrita poshtë pasi aty kisha një audi A-6 ngjyrë e zezë me portobagazh dhe u nisa në drejtim të vendit ku ishte vrarë Klevisi, pasi isha shumë i shqetësuar. Kur shkova atje, Enveri dhe Besiani, kishin ikur. Shkova aty dhe e pash nga larg që Klevisi ishte vrarë. Nuk doja ta besoja se ishte vrarë, sepse në kokën time mendoja se ai ishte personi i fundit që do ta vrisin për të më dëmtuar mua. Pasi ai nuk ka qenë i implikuar në ngjarjet që ne kemi marrë pjesë, përveç dërgimit të armës te servisi i Manahasëve. Më pas ika deri në Rrogozhinë dhe u ktheva për në Elbasan”./ Shkruar nga Elton Qyno

Previous Post

Një gabim i kushton shtrenjtë Ballkanit, mundet në “Air Albania”

Next Post

VIDEO/ Conference League/ Ernest Muçi shënon super gol ndaj Aston Vilës 

Next Post
VIDEO/ Conference League/ Ernest Muçi shënon super gol ndaj Aston Vilës 

VIDEO/ Conference League/ Ernest Muçi shënon super gol ndaj Aston Vilës 

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Media turke zbardh detajet e arsyes për Muçin; Trabzonspor nuk pranoi një ofertë të madhe.

Media turke zbardh detajet e arsyes për Muçin; Trabzonspor nuk pranoi një ofertë të madhe.

March 22, 2026
Britania e pasigurt: Specialistët nënvizojnë se siguria ofrohet vetëm nga sistemet mbrojtëse amerikane

Britania e pasigurt: Specialistët nënvizojnë se siguria ofrohet vetëm nga sistemet mbrojtëse amerikane

March 22, 2026
Selin dhe Brikena, dhëmballat e prishura; Miri, anestezist. Mesazhi mbështetës për Rogertin, Ilnisa Agolli shokuese: Kam marrë përshtypje prej mallkimesh të ulëta.

Selin dhe Brikena, dhëmballat e prishura; Miri, anestezist. Mesazhi mbështetës për Rogertin, Ilnisa Agolli shokuese: Kam marrë përshtypje prej mallkimesh të ulëta.

March 22, 2026
Mbretëria e Bashkuar dërgon nëndetësen bërthamore në Detin Arab: A po i bashkohet Londra konfliktit me Iranin?

KRYESORE

Media turke zbardh detajet e arsyes për Muçin; Trabzonspor nuk pranoi një ofertë të madhe.

by timoni.al
March 22, 2026
0

Ernest Muçi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, po përgatitet për ndeshjen e playoffit kundër Polonisë nën drejtimin e trajnerit Sylvinho. Ndërkohë,...

Read moreDetails
Britania e pasigurt: Specialistët nënvizojnë se siguria ofrohet vetëm nga sistemet mbrojtëse amerikane

Britania e pasigurt: Specialistët nënvizojnë se siguria ofrohet vetëm nga sistemet mbrojtëse amerikane

March 22, 2026
Selin dhe Brikena, dhëmballat e prishura; Miri, anestezist. Mesazhi mbështetës për Rogertin, Ilnisa Agolli shokuese: Kam marrë përshtypje prej mallkimesh të ulëta.

Selin dhe Brikena, dhëmballat e prishura; Miri, anestezist. Mesazhi mbështetës për Rogertin, Ilnisa Agolli shokuese: Kam marrë përshtypje prej mallkimesh të ulëta.

March 22, 2026
Mbretëria e Bashkuar dërgon nëndetësen bërthamore në Detin Arab: A po i bashkohet Londra konfliktit me Iranin?

Mbretëria e Bashkuar dërgon nëndetësen bërthamore në Detin Arab: A po i bashkohet Londra konfliktit me Iranin?

March 22, 2026
"Mateo nuk gjykohet, ne besojmë në ndjenjat e tyre" / Reagimi i kushërirës së Brikenës në ‘Fan Club’: Ajo nuk është ende gati për puthje dhe ndjen pasiguri.

“Mateo nuk gjykohet, ne besojmë në ndjenjat e tyre” / Reagimi i kushërirës së Brikenës në ‘Fan Club’: Ajo nuk është ende gati për puthje dhe ndjen pasiguri.

March 22, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Media turke zbardh detajet e arsyes për Muçin; Trabzonspor nuk pranoi një ofertë të madhe.

Media turke zbardh detajet e arsyes për Muçin; Trabzonspor nuk pranoi një ofertë të madhe.

March 22, 2026
Britania e pasigurt: Specialistët nënvizojnë se siguria ofrohet vetëm nga sistemet mbrojtëse amerikane

Britania e pasigurt: Specialistët nënvizojnë se siguria ofrohet vetëm nga sistemet mbrojtëse amerikane

March 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al