Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Policia shtrihu në tokë!” Trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri/ Zbardhen EMRAT e 10 të arrestuarve! Ja PAMET nga operacioni

Editor by Editor
May 30, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Policia shtrihu në tokë!” Trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri/ Zbardhen EMRAT e 10 të arrestuarve! Ja PAMET nga operacioni
0
SHARES
51
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Janë zbardhur emrat e të arrestuar nga operacioni për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri. Bëhet me dije se të arrestuarit janë Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu. Gjithashtu mësohet se të arrestuar me datë 1 maj lidhur me këtë operacion janë, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

Ndërkohë pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur policia zhvillon operacioni dhe ndal trafikantetët e armëve.

Bëhet me dije se hetimet për këtë operacion janë shtrirë në harkun kohorë të 5-muajve.  Policia thotë se nga hetimet dyshohet se të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur. 

Gjithashtu mësohet se gjatë operacionit u sekuestruan 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

Njoftimi:

DVP Tiranë/Punë hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Puzzle”, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë. Sekuestrohen 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 12 shtetas që trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë. 10 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Puzzle”.

Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur. Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara cannabisi. Punohet për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës po bashkëpunojnë intensivisht me autoritet policore kosovare për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Tre mijë të arrestuar në ditë/ Administrata Trump vendos kuotë për axhendën anti-imigracion

Next Post

Trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 10 persona, 2 në kërkim! Sekuestrohen 14 pistoleta dhe 2 automatikë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ylli i Chelseat paralajmëron mundësinë e largimit pas disfatës ndaj PSG-së: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas Botërorit.” Chelsea u eliminua nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve me një rezultat total 8-2, pas një humbjeje 3-0 në Stamford Bridge.

March 18, 2026
Çfarë simbolizon Europa për letërsinë

Opinion nga Alda Bardhyli: Kur tregimet na bashkojnë

March 18, 2026
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

Sulmet e Izraelit në Teheran, Presidenti i Iranit deklaron vrasjen e ministres së Inteligjencës

March 18, 2026
Britmat dëgjoheshin deri në mesnatë: Rasti tronditës i dhunimit të një fëmije 5-vjeçar në Prishtinë, me dhunë edhe ndaj 6 fëmijëve të tjerë, gjykata vendos për kujdestarinë...

Britmat dëgjoheshin deri në mesnatë: Rasti tronditës i dhunimit të një fëmije 5-vjeçar në Prishtinë, me dhunë edhe ndaj 6 fëmijëve të tjerë, gjykata vendos për kujdestarinë…

KRYESORE

by timoni.al
March 18, 2026
0

Chelsea ka përjetuar një disfatë të rëndë në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar nga Paris Saint-Germain me rezultat total...

Read moreDetails
Çfarë simbolizon Europa për letërsinë

Opinion nga Alda Bardhyli: Kur tregimet na bashkojnë

March 18, 2026
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

Sulmet e Izraelit në Teheran, Presidenti i Iranit deklaron vrasjen e ministres së Inteligjencës

March 18, 2026
Britmat dëgjoheshin deri në mesnatë: Rasti tronditës i dhunimit të një fëmije 5-vjeçar në Prishtinë, me dhunë edhe ndaj 6 fëmijëve të tjerë, gjykata vendos për kujdestarinë...

Britmat dëgjoheshin deri në mesnatë: Rasti tronditës i dhunimit të një fëmije 5-vjeçar në Prishtinë, me dhunë edhe ndaj 6 fëmijëve të tjerë, gjykata vendos për kujdestarinë…

March 18, 2026
2000 mundësi punësimi në panairin e punës: 80 kompani ofrojnë pagat mbi 1000 euro, kërkesë e lartë në sektorin e turizmit.

2000 mundësi punësimi në panairin e punës: 80 kompani ofrojnë pagat mbi 1000 euro, kërkesë e lartë në sektorin e turizmit.

March 18, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ylli i Chelseat paralajmëron mundësinë e largimit pas disfatës ndaj PSG-së: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas Botërorit.” Chelsea u eliminua nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve me një rezultat total 8-2, pas një humbjeje 3-0 në Stamford Bridge.

Ylli i Chelseat paralajmëron mundësinë e largimit pas disfatës ndaj PSG-së: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas Botërorit.” Chelsea u eliminua nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve me një rezultat total 8-2, pas një humbjeje 3-0 në Stamford Bridge.

March 18, 2026
Çfarë simbolizon Europa për letërsinë

Opinion nga Alda Bardhyli: Kur tregimet na bashkojnë

March 18, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al