Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Policia riparon me shpejtësi pajisjen “Imsi-Catcher” që përgjonte politikanë!

Editor by Editor
November 2, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Policia riparon me shpejtësi pajisjen “Imsi-Catcher” që përgjonte politikanë!
0
SHARES
85
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Neni 124 i ligjit për Policinë e Shtetit përcakton se policia për të realizuar mbledhjen e të dhënave mund të përdorë bashkëpunimin e fshehtë me individë, regjistrimin me kamera në mjedise publike, vëzhgimin në mënyrë të fshehtë të personave dhe mjediseve si dhe pajisjet gjurmuese të vendndodhjes. Pra policia përdor pajisje gjurmuese vetëm për vendndodhjen dhe jo interceptimin e telefonatave. Ndryshimet e mëvonshme të ligjit ia hoqën të drejtën e përgjimit, duke ia kaluar Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por, kjo s’e ka penguar policinë të përdor tashmë shumë hapur pajisjen e shumë debatuar Imsi-Catcher, një pajisje shumë e debatuar e cila u hetua kohë më parë nga prokuroria se përgjonte politikanë. Në atë kohë policia u justifikua se ishte pajisje trajnimi, ndërsa tashmë ajo përdoret në çdo kohë, sidomos gjatë “stinës së protestave të opozitës”.

Policia riparon me shpejtësi pajisjen “Imsi-Catcher” që

Faksimile: Njoftimi i tenderit nga Policia e Shtetit për riparimin e pajisjeve të përgjimit

https://ads.gogel.al/www/images/6646e4b66e8415fe89e9e2f65221c388/index.html?clickTag=https%3A%2F%2Fads.gogel.al%2Fwww%2Fdelivery%2Fcl.php%3Fbannerid%3D3154%26zoneid%3D251%26sig%3Db07abfd913cba2b0270db46dc2fc4381b4db77d3f93d9b90fa6f43c5093b6aff%26dest%3Dhttps%253A%252F%252Fwww.youtube.com%252Fwatch%253Fv%253DSNF9rTw49E0

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Policia e Shtetit ka hapur me shpejtësi një tender me objekt “Suport teknik për DFPO”, me një fond limit prej 8.151.333 lekë pa TVSH, të ndarë në lote. Loti i parë ka një objekt “shërbim, support teknik i Njësisë së Përgjimit Ambiental”, me fond 1.568.000 lekë pa TVSH. Siç duket edhe nga objekti, policia ka një njësi të tërë përgjimi, të cilën mund ta përdorë në çdo kohë. Por, a nuk përcaktohej në ligj se policia vetëm mund të bëjë gjurmime?! Kjo pikë ngelet shumë e diskutueshme, pasi tashmë çdo gjë bëhet me normalitetin më të madh, me justifikime për “luftën kundër krimit”, kur në fakt dhjetëra herë punonjës me uniformë kanë qenë pjesë e këtyre grupeve.

Loti i dytë i tenderit të policisë ka një objekt “shërbim, support teknik të pajisjes MSCAN”, me fond 1.750.000 lekë pa TVSH. Ndërkohë, që loti i tretë bën fjalë për pajisjen e shumë debatuar; “Shërbim, support teknik të pajisjes IMSI CATCHER”, me fond limit 4.833.333 lekë pa TVSH. Por, shikoni pak afatin. Tenderi është hedhur në fund të muajit tetor, në muajin nëntor shpallet fituesi dhe firma ka një afat deri më 30 dhjetor 2024. Përse kjo ngutje e policisë? Për çfarë i do pajisjet e përgjimit në 2025-ën? Kujtojmë se viti i ardhshëm është vit zgjedhor, teksa në shumë raste opozita ka akuzuar mazhorancës se përdor rëndom policinë. Madje, akuza se “po përgjohen politikanë”. A të jetë edhe ky rasti?

Policia riparon me shpejtësi pajisjen “Imsi-Catcher” që

Ligji i Policisë së Shtetit që përcakton se policia vetëm zbulon vendndodhjen

Ligji i Policisë së Shtetit përcakton se policia vetëm gjurmon vendndodhjen. Po përse shërben pajisja e përgjimit në polici? Dhe, përse ka një Njësi Përgjimi në Policinë e Shtetit?

Në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës nisi një hetim për pajisjen e përgjimit, të cilën s’e gjeti kurrë pasi u fsheh në selinë e një ambasade të huaj. Pajisja e quajtur Imsi-Catcher ka si funksion interceptimin e komunikimeve telefonike mes individëve të ndryshëm në një territor të caktuar. Në atë kohë policia e mohoi një pajisje të tillë, duke thënë se ishte vetëm për trajnim dhe nuk shërbente për përgjimet e politikanëve.

Zhvillimet e mëvonshme sollën edhe pezullimin nga detura të drejtorit të atëhershëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Megjithatë, ashtu si shumë dosja të tjera, edhe kjo u arkivua dhe pezullimi i Çakos zgjati vetëm 2 javë dhe vetëm 3 vjet pas nisjes së hetimeve, dosja u pushua përfundimisht.

Tashmë, shumë vite pas këtij skandali, policia bën tendera për mirëmbajtje të një pajisje të tillë, të cilën e “fshehu” në atë kohë. Sipas policisë, pajisja vepron si një antenë false e telefonisë celulare dhe çdo telefon pranë saj mund të përgjohet në tekst dhe audio. Në shumë vende të botës përgjimi nga një pajisje e tillë ka shkaktuar debate, për shkak të shkeljes së privatësisë dhe është pasur me hartimin e ligjeve të rrepta.

Previous Post

Kampet në Gjadër/ Nga e hëna rinis operacioni, emigrantët nga “vendet e sigurta” do të akomodohen në Shqipëri

Next Post

Plumb në gjoks! Vritet futbollisti 19-vjeçar

Next Post
Plumb në gjoks! Vritet futbollisti 19-vjeçar

Plumb në gjoks! Vritet futbollisti 19-vjeçar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Evropa "merret" me mbrojtjen e cisternave me naftë, Anglia, Gjermania dhe Italia planifikojnë dërgimin e anijeve për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.

Evropa “merret” me mbrojtjen e cisternave me naftë, Anglia, Gjermania dhe Italia planifikojnë dërgimin e anijeve për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.

March 10, 2026
Cristiano Ronaldo kthehet në Madrid, portugezi fillon procesin e rikuperimit për të qenë i gatshëm për Botërorin 2026.

Cristiano Ronaldo kthehet në Madrid, portugezi fillon procesin e rikuperimit për të qenë i gatshëm për Botërorin 2026.

March 10, 2026
'Konflikti' gjatë seancës plenare të enjten, votimi për Ballukun si pika kryesore në rendin e ditës. E gjithë kjo, teksa protesta e PD zhvillohej disa metra larg Kuvendit.

‘Konflikti’ gjatë seancës plenare të enjten, votimi për Ballukun si pika kryesore në rendin e ditës. E gjithë kjo, teksa protesta e PD zhvillohej disa metra larg Kuvendit.

March 10, 2026
Përplasje të reja në Teheran në kuadër të konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme

KRYESORE

Evropa “merret” me mbrojtjen e cisternave me naftë, Anglia, Gjermania dhe Italia planifikojnë dërgimin e anijeve për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.

by timoni.al
March 10, 2026
0

Kompania shtetërore e naftës në Arabinë Saudite ka paralajmëruar për pasoja të rënda për tregjet globale të naftës, në rast...

Read moreDetails
Cristiano Ronaldo kthehet në Madrid, portugezi fillon procesin e rikuperimit për të qenë i gatshëm për Botërorin 2026.

Cristiano Ronaldo kthehet në Madrid, portugezi fillon procesin e rikuperimit për të qenë i gatshëm për Botërorin 2026.

March 10, 2026
'Konflikti' gjatë seancës plenare të enjten, votimi për Ballukun si pika kryesore në rendin e ditës. E gjithë kjo, teksa protesta e PD zhvillohej disa metra larg Kuvendit.

‘Konflikti’ gjatë seancës plenare të enjten, votimi për Ballukun si pika kryesore në rendin e ditës. E gjithë kjo, teksa protesta e PD zhvillohej disa metra larg Kuvendit.

March 10, 2026
Përplasje të reja në Teheran në kuadër të konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme

Përplasje të reja në Teheran në kuadër të konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme

March 10, 2026
Galatasaray përballet me Liverpoolin në një ndeshje spektakolare, ku topi i parë do të shkelmohet në Stamboll.

Galatasaray përballet me Liverpoolin në një ndeshje spektakolare, ku topi i parë do të shkelmohet në Stamboll.

March 10, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Evropa "merret" me mbrojtjen e cisternave me naftë, Anglia, Gjermania dhe Italia planifikojnë dërgimin e anijeve për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.

Evropa “merret” me mbrojtjen e cisternave me naftë, Anglia, Gjermania dhe Italia planifikojnë dërgimin e anijeve për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.

March 10, 2026
Cristiano Ronaldo kthehet në Madrid, portugezi fillon procesin e rikuperimit për të qenë i gatshëm për Botërorin 2026.

Cristiano Ronaldo kthehet në Madrid, portugezi fillon procesin e rikuperimit për të qenë i gatshëm për Botërorin 2026.

March 10, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al