LAJM I FUNDIT/ Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve për t’i zmbrapsur.
Protestuesit të cilët janë mbledhur para bashkisë së Tiranës kanë shkulur gardhin metalik. Ata po tentojnë të çajnë kordonin policor për tu futur brenda bashkisë.
Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me disa incidente ndërsa protestuesit hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të bashkisë. Gjithashtu gjatë portestës i ra të fikët një efektivi të policisë i cili u shoqëruar nga një ambulancë për te marrë ndihmë mjekësore.















