Saturday, May 24, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Policia bën bilancin për muajin shkurt: 105 operacione dhe 792 të arrestuar

Editor by Editor
March 2, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Policia bën bilancin për muajin shkurt: 105 operacione dhe 792 të arrestuar
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia gjatë muajit shkurt ka zhvilluar 105 operacione dhe ka arestuar 792 autorë të dyshuar veprash penale.

23 persona të kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëve, krime kundër personit dhe krime të tjera, janë kapur në Shqipëri dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin.

Ndërsa 8 persona të tjerë ë kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet shqiptare, 3 prej tyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u ekstraduan në Shqipëri, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit, me partnerët gjermanë, turq, italianë dhe grekë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë zhvilluar 14 operacione, si rezultat i të cilëve janë sekuestruar: pasuri me vlerë 1 500 000 euro, mallra të ndryshme të kontrabanduara, pajisje kompjuterike, dokumente të ndryshme, shuma parash dhe sende të kundërligjshme.

Njoftimi i plotë i policisë

55 shtetas që ishin në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale, janë kapur dhe vënë në pranga, në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve të pandërprera dhe i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.
27 armë zjarri, 3 silenciatorë, 85 kapsolla detonatore, 4 armë gjahu, 5 maska, 4 jelekë multifunksionalë, 20 armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme janë sekuestruar si rezultat i operacioneve për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve në ambiente të ndryshme.
40 kilogramë kanabis, rreth 5 kilogramë kokainë, qindra doza kanabis e kokainë, 150 doza heroine, 500 doza ekstazi, pajisje për presimin e lëndëve narkotike dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash të përfituara nga shitja e narkotikëve, dhjetëra automjete dhe celularë, janë sekuestruar si rezultat i operacioneve të zhvilluara për goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Gjithashtu, nga dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, u sekuestruan 780 bimë kanabisi, 80 llamba, 80 transformatorë dhe 8 aspiratorë.
Dy operacione të zhvilluara në Tiranë goditën trafikimin e lëndës narkotike kanabis nga Tajlanda në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar.
2 grupe të strukturuara kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve u goditën si rezultat i operacioneve të përbashkëta të zhvilluara me partnerët italianë.
20 operacione të tjera të zhvilluara në të gjithë vendin goditën veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në doza, në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera, ndërsa 1 operacion zbuloi dy ambiente të mbyllura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje të posaçme, në Vlorë.
Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje janë zhvilluar 18 operacione. Gjatë 2 operacioneve të zhvilluara në Tiranë dhe 1 operacioni të zhvilluar në Vlorë u goditën raste të tentativës për të shitur armë zjarri.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, në 13 raste, ka parandaluar ngjarje të mundshme kriminale në familje dhe përshkallëzimin e disa konflikteve për motive të dobëta, me armë zjarri e armë të ftohta.
Puna hetimore profesionale e strukturave të Policisë, ka çuar në zbardhjen e 2 raste të vënies së lëndëve eksplozive në subjekte, zbardhjen e djegies së qëllimshme të 5 automjeteve si dhe në zbardhjen e 65 raste të vjedhjeve të ndryshme, 12 prej tyre të kryera me thyerje/dhunë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë zhvilluar 14 operacione, si rezultat i të cilëve janë sekuestruar: pasuri me vlerë 1 500 000 euro, mallra të ndryshme të kontrabanduara, pajisje kompjuterike, dokumente të ndryshme, shuma parash dhe sende të kundërligjshme.
Njëri prej operacioneve i zhvilluar me partnerët amerikanë goditi një grup kriminal që falsifikonte dokumente, me qëllim për t’ia shitur shtetasve që synonin të kalonin ilegalisht kufirin, një operacion zbuloi një ambient të përshtatur për falsifikimin e certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja, ndërsa një operacion tjetër zbuloi një ambient të përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.
Gjithashtu, janë goditur 5 raste të veprimtarisë së paligjshme të prostitucionit dhe 1 rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Si rezultat i kontrolleve në lokale dhe ambiente të ndryshme, u goditën 25 raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Dhjetëra celularë, makineta dhe tavolina pokeri u sekuestruan nga Policia.
Në të gjithë vendin janë arrestuar/proceduar në gjendje të lirë, 60 shtetas, për dhunë në familje, si dhe janë goditur 35 raste të krimeve kundër mjedisit.
Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të eliminuar pengesat artificiale që krijojnë vonesa dhe fluks në lëvizjen e lirë të automjeteve por dhe të këmbësorëve. Gjatë këtij muaji, ka pasur prezencë të shtuar të punonjësve të Policisë Rrugore, në akset rrugore në zonat malore, për shkak të vështirësimit të qarkullimit nga moti i keq.
Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:
Janë vënë në pranga 215 drejtues mjetesh, nga të cilët 116 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 99 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi;
Janë pezulluar 200 leje drejtimi, nga të cilat 16 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 10 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 174 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.
Policia Kufitare, krahas punës për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, ka parandaluar dhe goditur edhe:
-60 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 19 raste të falsifikimit të dokumenteve, 10 raste të kontrabandës së mallrave, 4 raste të trafikimit të mjeteve motorike dhe 8 raste të mosdeklarimit të parave.

Previous Post

Berisha për median greke: Pas fitores, përgjegjësit kryesorë, përfshi Ramën, për instalimin e narkodiktaturës do të përballen me ligjin

Next Post

Tubimi i 2 marsit/ Meta nga burgu: Dita për të kuptuar rëndësinë jetike të mbrojtjes së Kushtetutës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Në një botë ku gjithçka po kthehet në “me qira”!” Analiza: Ekonomia e abonimeve, a po përqafohet si model nga shqiptarët?

“Në një botë ku gjithçka po kthehet në “me qira”!” Analiza: Ekonomia e abonimeve, a po përqafohet si model nga shqiptarët?

May 24, 2025
Gjermania forcon masat për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, Merz: Duam ta zgjidhim këtë problem së bashku me fqinjët

Gjermania forcon masat për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, Merz: Duam ta zgjidhim këtë problem së bashku me fqinjët

May 24, 2025
“Tarifë 50% për të gjitha mallrat evropiane!” BE i përgjigjet Trump: Marrëveshjet tregtare të bazohen në respekt, jo në kërcënime

“Tarifë 50% për të gjitha mallrat evropiane!” BE i përgjigjet Trump: Marrëveshjet tregtare të bazohen në respekt, jo në kërcënime

May 24, 2025
“Samiti ishte diçka e paimagjinueshme!” Rama: Jemi të angazhuar në një projekt me Italinë për energjinë! Problemi te BE, vështirësia për të dalë me një vendim

AKTUALITET

“Në një botë ku gjithçka po kthehet në “me qira”!” Analiza: Ekonomia e abonimeve, a po përqafohet si model nga shqiptarët?

by Editor
May 24, 2025
0

TIRANA- Ekonomia e abonimit po riformëson zakonet e konsumatorëve, duke ofruar akses fleksibël mbi pronësinë. Ajo sjell komoditet, besnikëri dhe të...

Read moreDetails
Gjermania forcon masat për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, Merz: Duam ta zgjidhim këtë problem së bashku me fqinjët

Gjermania forcon masat për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, Merz: Duam ta zgjidhim këtë problem së bashku me fqinjët

May 24, 2025
“Tarifë 50% për të gjitha mallrat evropiane!” BE i përgjigjet Trump: Marrëveshjet tregtare të bazohen në respekt, jo në kërcënime

“Tarifë 50% për të gjitha mallrat evropiane!” BE i përgjigjet Trump: Marrëveshjet tregtare të bazohen në respekt, jo në kërcënime

May 24, 2025
“Samiti ishte diçka e paimagjinueshme!” Rama: Jemi të angazhuar në një projekt me Italinë për energjinë! Problemi te BE, vështirësia për të dalë me një vendim

“Samiti ishte diçka e paimagjinueshme!” Rama: Jemi të angazhuar në një projekt me Italinë për energjinë! Problemi te BE, vështirësia për të dalë me një vendim

May 24, 2025
“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

May 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Në një botë ku gjithçka po kthehet në “me qira”!” Analiza: Ekonomia e abonimeve, a po përqafohet si model nga shqiptarët?

“Në një botë ku gjithçka po kthehet në “me qira”!” Analiza: Ekonomia e abonimeve, a po përqafohet si model nga shqiptarët?

May 24, 2025
Gjermania forcon masat për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, Merz: Duam ta zgjidhim këtë problem së bashku me fqinjët

Gjermania forcon masat për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, Merz: Duam ta zgjidhim këtë problem së bashku me fqinjët

May 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al