Thursday, May 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Policët, në rrjetin e drogës, kapen ushtarët, jo kokat

Editor by Editor
June 18, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Policët, në rrjetin e drogës, kapen ushtarët, jo kokat
0
SHARES
53
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përgjatë 3 viteve të fundit vetëm në 5 raste policia ka arritur të godasë organizatorët, por qindra të rinj dhe shpërndarës të vegjël kanë përfunduar pas hekurave si pjesë e grupeve të trafikut të narkotikëve.

Ti je gjithmonë, se ndoshta unë mund të vij të marr prap më vonë?

Ardit Pepnika: – Unë jam vërdallë, se ai që e ka, nuk është…

Ai që ka drogën, sipas kësaj bisede të zhvilluar mes një agjenti të infiltruar dhe një 22-vjeçari, i cili është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, nuk është arritur të identifikohet nga hetuesit e dosjes “Tempulli”, që synoi goditjen e fenomenit të shpërndarjes së drogës në të gjithë vendin.

Dosjet hetimore të disa operacioneve më të bujshme, të analizuara nga INA Media, tregojnë se kanë çuar pas hekurave qindra të rinj, pa mundur të mbërrijnë tek organizatorët.

Përtej “show”-ut me mega-operacione kundër trafikut të narkotikëve, të dhënat e siguruara tregojnë se këto grupe janë “gërvishtur”, duke u arrestuar ndonjë shpërndarës, por pa mundur të goditet sistemi kapilar.

Nga 5.499 referime të bëra përgjatë 3 viteve të fundit, vetëm në 5 raste policia ka arritur të godasë “kokat” e rrjetit të trafikut të narkotikëve në vendin tonë.

Drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani, e lidh dështimin e operacioneve ndaj organizatorëve të trafikut me implikimin e vetë strukturave policore.

“Në çdo operacion policor, nëse nuk shkohet te furnizuesi, ne kemi dyshimet tona. Mund të ketë dekonspirime të operacioneve policore, me qëllim që të shmanget drejtuesi i grupit kriminal apo persona të niveleve të larta, që bëjnë furnizimin e shpërndarësve me lëndë narkotike, duke u fokusuar vetëm te nivelet e ulëta”, tha Florjan Sulejmani për INA Median.

Edhe Altin Dumani, kreu i SPAK, deklaroi gjatë raportimit të veprimtarisë vjetore para KLP-së se nuk bashkëpunojnë dot me policinë, atëherë kur segmente të saj apo edhe drejtues të lartë janë të lidhur me krimin e organizuar.

“Hetimet tona kanë treguar se eksponentë të Policisë së Shtetit, madje me funksione të larta, kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar, referuar çështjeve që kemi hetuar dhe çështjeve që kemi nën hetim”, deklaroi kreu i SPAK, Dumani. Në dosjet hetimore të Prokurorisë së Posaçme efektivë të policisë rezultojnë të përfshirë në raste të trafikut të drogës apo si pjesë e grupeve kriminale.

Shpërndarës dhe të rinj, para drejtësisë

Operacionet e fundit të policisë dhe të prokurorisë kanë çuar në pranga kryesisht të rinj. Pjesa më e madhe e tyre, edhe pse janë mbajtur nën vëzhgim apo nënpërgjim, rezultojnë se janë vetëm shpërndarës të lëndës narkotike. Referuar dosjeve hetimore, që INA Media disponon, numri më i madh i tyre janë arrestuar si shitës të substancave narkotike, ndërsa autoritetet, edhe pse kanë përdorur agjentë të infiltruar dhe metoda speciale, si vëzhgimi apo përgjimi telefonik e ambiental, nuk i kanë zbuluar furnizuesit e tyre.

Të dhënat zyrtare, të siguruara nëpërmjet kërkesës për informacion pranë Prokurorisë së Përgjithshme, tregojnë se në të gjitha prokuroritë në vend gjatë 3 viteve të fundit nga policia janë bërë në total 5.499 referime për fenomenin e shitblerjes së drogës.

Nga këto, 5.173 raste ose 94% e tyre janë dërguar para drejtësisë si shpërndarës rastësorë ose, thënë ndryshe, të hetuar sipas nenit 283/1, i cili parashikon dënim me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Në 321 raste të tjera të referimeve të bëra në këto 3 vite nga policia personat e goditur kanë bashkëpunuar në formë të thjeshtë, pra jo si grup kriminal, në aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

Në vetëm 5 raste (2 në vitin 2021; 3 në vitin 2022), policia ka arritur që ta godasë këtë fenomen në nivele të larta apo “kokat”, pra, sipas nenit 283/3, që godet “Organizimin, drejtimin apo financimin e kësaj veprimtarie” dhe parashikon një dënim me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2023, edhe pse u zhvilluan dy “mega-operacione të rëndësishme”, sipas autoriteteve, dhe u goditën 23 grupe kriminale të shpërndarjes së drogës, të koduar “Tempulli 1” dhe “Tempulli 2”, në asnjë rast nuk u gjetën përgjegjësit për organizimin dhe për financimin e shpërndarjes së drogës.

Si pasojë, asnjë referim nuk u paraqit në prokuroritë e vendit, sipas paragrafit të tretë të nenit 283 ose, thënë ndryshe, për personat që organizojnë apo që e financojnë këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Në një përgjim të datës 28 dhjetor të vitit të kaluar mes agjentit të infiltruar, që mban emrin Eri dhe shtetasit Renaldo Llapi është regjistruar një bisedë, ku flitet për blerjen e një doze kokaine. Gjatë bisedës mes agjentit të fshehtë të policisë dhe shpërndarësit ky i fundit pranon se droga nuk është e tija dhe ai vetëm e tregton atë.

Agjenti -Ej, po boje pak më të madhe, thuj, o burr…

Renaldo Llapi- Po nuk është e imja, o burr, se me qen e imja,i fus…

Agjenti – Po thuaja, o vëlla, foli içik, o burr, sikur s`e di ti…

Përgjime mes agjentit të infiltruar dhe shpërndarësit Renaldo Llapi

Për juristët në të gjitha rastet hetuesit janë nxituar dhe po bëjnë “show” me goditjen e fenomenit.

“Ky fenomen (mosidentifikimi i krerëve të trafikut të narkotikëve) ndodh, për arsye se autoritetet ligjzbatuese nuk kanë për qëllim hetimin e thelluar dhe goditjen e fenomenit në qelizë të tij, por, mesa duket, qëllim kanë shfaqjet mediatike për opinionin publik”, thotë Ibrahim Sako, avokat.

“Nëse do të ketë më pak operacione policore, mediatike dhe më shumë hetime profesionale, rezultatet do të jenë ndryshe”, tha Sako për INA Median.

Elis Bilali, avokat, i cili ka përfaqësuar në gjykatë disa persona të arrestuar për shitje të lëndëve narkotike, thotë që ky nxitim ngjan me një përpjekje për të shmangur “peshqit e mëdhenj”.

“Nisur nga natyra e këtyre veprave, mendoj se prokuroria dhe policia janë nxituar dhe janë përpjekur më shumë të godasin fenomenin e shpërndarjes në pakicë të lëndës narkotike, sesa të hetojnë furnizuesit e këtyre shpërndarësve”, komenton juristi Bilali.

“Në të tilla procedime organi i akuzës duhet të marrë më shumë kohë, të hetojë në mënyrë tërësore të gjithë veprimtarinë kriminale, gjithmonë duke u kujdesur që hetimet të mos dekonspirohen”, – thotë më tej ai.

Në gjashtë muajt e fundit, sipas informacioneve zyrtare nga policia, në të gjithë vendin janë vënë në pranga 1.100 persona për veprën penale të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet hetimore tregojnë se numri më i madh i të dënuarve janë mosha të reja, që janë kryesisht vetë përdorues ose e kryejnë për herë të parë veprën penale të shitjes së lëndëve narkotike. Në fund, dënohen vetëm më shërbim prove.

INA Media analizoi dhjetëra vendime të dhëna nga Gjykata e Tiranës, e cila me argumentin e moshës së re, të mungesës së precedentëve penalë dhe të rehabilitimit i pezulloi dënimet me burg për pjesën më të madhe të të pandehurve, duke i vënë ata në “Shërbim prove”.

Dëshmi të adoleshentëve dhe të personave, që shkojnë deri në moshën 20-vjeçare, tregojnë se ata joshen fillimisht duke iu dhënë doza për përdorim vetjak dhe më pas bien në “grackë” dhe nisin shitjen e dozave, si një mënyrë për të siguruar paratë, që të blejnë dozën e tyre, ditore.

… së bashku me dy shokët e tij, shtetasit R. D. dhe S. H., ka qenë duke konsumuar pije alkoolike dhe cannabis-sativa.

“Kemi marrë makinën dhe kemi shkuar diku, vendin nuk e mbaj mend, për të blerë cigare hashashi. Mbaj mend, që jam nisur për të blerë një qese lënde narkotike dhe nuk e kujtoj faktin si më janë gjetur shtatë qese të tilla”, dëshmoi një adoleshent, i cili u dënua me punë në interes publik.

Në një tjetër vendim për dënimin e një adoleshenti për shpërndarje të lëndëve narkotike thuhet se i riu, pasi është arrestuar me 11.4 gramë cannabis, është dënuar me 4 vite shërbim prove.

“Në deklarimet e dhëna në cilësinë e të pandehurit, i pandehuri R.A. ka pohuar mbajtjen e lëndës narkotike, ka pretenduar se është konsumator i saj, ka deklaruar se e ka mbajtur për përdorim vetjak dhe ka shprehur pendesë për këtë fakt”, thuhet në vendimin e Gjykatës Penale të Tiranës.

Mekanizmat e hetimit

Informacionet, që referohen në dosjet hetimore si të marra në rrugë operative, tregojnë se organet ligjzbatuese, kanë informacion të sigurt mbi personat që e ushtrojnë këtë aktivitet të paligjshëm.

Për të dokumentuar këtë veprimtari kriminale, përdoren agjentë të infiltruar, që bëjnë blerje të simuluar të kokainës, të heroinës apo të kanabisit. Hetimet tregojnë se e sigurojnë lëndën narkotike nga lidhjet shoqërore, e mbajnë të fshehur në banesat e tyre dhe më pas e shpërndajnë në doza më të vogla.

“Për shitjen e lëndës narkotike këta shtetas kanë ndarë edhe zonat, ku e ushtrojnë aktivitetin në qytetin e Tiranës”,  thuhet në një nga dosjet hetimore.

Policia dhe prokuroria kanë zbardhur skemën se si tregtohet lënda narkotike, por sërish nuk kanë mundur të shkojnë deri te furnizuesit.

“Telefonojnë ose takojnë porositësit e njohur prej tyre, por iu përgjigjen edhe personave të panjohur. Vendet e takimit mund të jenë të ndryshme, në afërsi të banesave të tyre ose shkojnë te vendi ku ndodhen blerësit, duke përdorur automjetet e tyre ose makina të marra me qira”, thuhet në dosjen hetimore.

Për ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa, hetimet për operacionet e mëdha, të koduara “Tempulli”, për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë, provuan se nuk u goditën nivelet më të larta.

“Këto aksione nuk e ndërprenë zinxhirin e furnizimit dhe niveli i arrestimeve ishte i ulët dhe i mesëm. Nuk kemi hetime, që të çojnë te grosistët, te trafikantët dhe te bosët e tyre”, – tregon Softa.

Dosjet hetimore tregojnë se mekanizmi i shpërndarjes së lëndëve narkotike, por edhe forma e hetimit të tyre nga ana e agjencive ligjzbatuese është e njëjtë edhe në qytetet kryesore të vendit, si Elbasani, Durrësi, Vlora, Korça apo Fieri.

Edhe pse zyrtarisht në deklaratat për mediat flitet për grupe dhe rrjete të trafikut të drogës, në të vërtetë bëhet fjalë vetëm për bashkëpunëtorë të nivelit të ulët.

Marsin e kaluar Policia e Tiranës vuri në pranga 20 persona pas një operacioni të koduar “Harta” për akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Sipas hetimeve të prokurorisë, bëhet fjalë për anëtarë tëdy grupeve kriminale, që kishin ngritur një strukturë, që qyteti i Tiranës të ndahej në 11 zona dhe të mbulohej me shpërndarje të lëndëve narkotike në të paktën 28 lagje. Në dosjen hetimore thuhet se, grupet përbëheshin nga të paktën 4 persona, që operonin në zonën e ish-Bllokut, në zonën e Kombinatit dhe atë të Yzberishtit. Shpërndarësit e drogës furnizoheshin te persona të paidentifikuar, që më pas e ndanin dhe e ambalazhonin lëndën narkotike në doza të vogla dhe e shisnin me pakicë. Edhe në këtë rast, pavarësisht se pjesa më e madhe e të dyshuarve u arrestua, autoritetet nuk arritën që të shkojnë te furnizuesit e lëndës narkotike.

Previous Post

Don Omar i sëmurë me kancer ndan postimin prekës: Sot po, por nesër…

Next Post

U gjet e pajetë në bregun e liqenit të Kukësit, policia: Në trup kishte shenja dhune

Next Post
U gjet e pajetë në bregun e liqenit të Kukësit, policia: Në trup kishte shenja dhune

U gjet e pajetë në bregun e liqenit të Kukësit, policia: Në trup kishte shenja dhune

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro
AKTUALITET

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

by Editor
May 15, 2025
0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka përplasje brenda partive politike, pas zgjedhjeve të 11 majit, teksa ende janë...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

May 15, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti

May 15, 2025
Votoi PS-në, por emigranti ka disa ankesa, vizaton edhe fytyrën e djallit në fletën e votimit: S’na rr*het për BE! Ditë të zeza ju presin

Votoi PS-në, por emigranti ka disa ankesa, vizaton edhe fytyrën e djallit në fletën e votimit: S’na rr*het për BE! Ditë të zeza ju presin

May 15, 2025
“Zgjedhjet e 2025 janë marrë me ndërhyrjen e bandave kriminale,” Ambrozia Meta: Sara Mila nuk është i vetmi rast që e dëshmon! Arkend Balla në këtë fushatë u mbështet nga Troplinët

“Zgjedhjet e 2025 janë marrë me ndërhyrjen e bandave kriminale,” Ambrozia Meta: Sara Mila nuk është i vetmi rast që e dëshmon! Arkend Balla në këtë fushatë u mbështet nga Troplinët

May 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

May 15, 2025
Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

May 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al