Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Policët e Kosovës patën ndikim? Vdekja e të riut në Lipjan gjatë arrestimit, çfarë dihet dhe kujt i drejtohet përgjegjësia?

Editor by Editor
July 8, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Policët e Kosovës patën ndikim? Vdekja e të riut në Lipjan gjatë arrestimit, çfarë dihet dhe kujt i drejtohet përgjegjësia?
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Rasti i vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan gjatë arrestimit nga policia po hetohet, ndërsa përflitet se shkak mund të ketë qenë ngufatja.

Flamur Dylhasi, mjek në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku është kryer autopsia e viktimës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund ta pohojë e as mohojë shkakun e vdekjes, pasi ai komunikon vetëm me prokurorinë.

Por, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se ka informacione që e lidhin drejtpërdrejt vdekjen e të riut me veprimet e policisë gjatë arrestimit.

“Në bazë të informatave që na kanë ardhur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, del se autopsia ka përcaktuar se viktima është ngufatur nga policia. Do të thotë, policët kanë ndikuar – në njëfarë mënyre – në vdekjen e të riut”,thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë. Rasti ndodhi në orët e para të 7 korrikut në Lipjan – komunë në pjesën qendrore të Kosovës.

Policia tha se i ndjeri, i cili u identifikua më vonë si Agon Zejnullahu, dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur u ndalua nga autoritetet e rendit. Po atë ditë në mbrëmje, Inspektorati Policor njoftoi për arrestimin e pesë zyrtarëve policorë, nën dyshimet për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal dhe se kushdo që rezulton fajtor për vdekjen e të riut, do të marrë dënimin e merituar.

Në këtë situatë ende të paqartë, familja thotë se është e zhgënjyer me mungesën e deritashme të transparencës nga autoritetet. Vëllai i viktimës, duke folur për disa media në Prishtinë më 8 korrik, tha se familjarët nuk kanë marrë asnjë sqarim nga policia, ndërsa trupi i të ndjerit “ka pasur shumë shenja dhe thyerje”.

Nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që thuhet se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë. Arbër Beka, nga Inspektorati Policor i Kosovës, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se ky institucion po vazhdon hetimet për sjelljet e dyshimta në këtë rast dhe po shqyrton të gjitha provat, përfshirë video-incizimet dhe dëshmitë e marra nga vendi i ngjarjes.

Ankesat ndaj policisë, shqetësim i vazhdueshëm

Ankesat për sjellje të pahijshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk janë të rralla. Vetëm gjatë vitit të kaluar, Inspektorati Policor i Kosovës pranoi mbi 1.300 ankesa ndaj zyrtarëve policorë, disa prej të cilave kishin të bënin me tejkalim të autorizimeve dhe përdorim të tepërt të forcës.

Sipas të dhënave të Inspektoratit Policor të Kosovës, pothuajse gjysma e ankesave ndaj policisë gjatë vitit të kaluar, ishin ndaj zyrtarëve të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë.

Pas saj u renditën Peja dhe Ferizaj me numër më të vogël, por ende të konsiderueshëm të ankesave.  Trendi i ankesave ndaj policisë duket se po vazhdon të rritet edhe gjatë vitit 2025. Në gjysmën e parë të vitit, Inspektorati ka marrë qindra ankesa të reja, që tregojnë se besimi i qytetarëve ndaj sjelljes së policisë mbetet i brishtë.

Pavarësisht këtyre ankesave, ministri në detyrë, Sveçla, përsëriti se Policia e Kosovës vazhdon të mbetet një institucion i besueshëm dhe profesional, i përkushtuar ndaj shërbimit të qytetarëve. Miftaraj nuk pajtohet plotësisht, duke argumentuar se ndryshimet në politikat për shkollimin dhe trajnimin e policëve, janë duke sjellë sfida serioze në këtë institucion.

Ai thotë se rastet e sjelljes jo të duhur nuk mund t’i atribuohen gjithë policisë, por se janë shenja të një problemi në rritje.

“Ato duhet të merren si shkak për të ndërtuar strategji, për të ndërtuar politika, për të rritur llogaridhënien dhe për të rritur përgjegjshmërinë e policëve, që të mos vijmë në situata si ajo me 27-vjeçarin që gjeti vdekjen”,thotë Miftaraj.

Në nëntor të vitit të kaluar, Radio Evropa e Lirë raportoi se trajnimi për policët e rinj në Kosovë zgjat vetëm tre muaj – më pak se në çdo vend tjetër të rajonit.

Policia e Kosovës tha atëkohë se ky ndryshim është bërë më shumë se një vit më parë, duke e përshtatur kohëzgjatjen e trajnimit nga gjashtë në tre muaj, për shkak të “nevojave dhe kërkesave operative”. Miftaraj thotë se çështja e përgatitjes së policëve duhet të merret më seriozisht, pasi përgatitja e mangët profesionale ndodh që reflektohet pastaj në terren.

Ai shton se shumë nga mekanizmat e brendshëm në Policinë e Kosovës, që supozohet t’i adresojnë sjelljet e pahijshme të zyrtarëve, janë pa ndikim real.

“Mosndëshkimi i atyre policëve (që tejkalojnë përgjegjësitë) bën që të përsëriten rastet e tilla”, thotë Miftaraj.

Të dhënat e Inspektoratit Policor të Kosovës tregojnë se gjatë vitit të kaluar ka pasur gati 700 ankesa për vepra penale nga zyrtarët policorë – në mesin e tyre disa për sulme. Megjithatë, duket se masa disiplinore merren për një pjesë të konsiderueshme të rasteve. Eksperti i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Burim Ramadani, i cili më herët ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Mbrojtjes, thotë se qytetarët nuk kanë arsye ta humbin besimin në Policinë e Kosovës.

Por që ky besim të ruhet, prokuroria, qeveria, vetë policia dhe mekanizmat tjerë përgjegjës, duhet të jenë të saktë, striktë dhe të pamëshirshëm ndaj çdo rasti kur policët nuk veprojnë profesionalisht, thotë ai. Për rastin në Lipjan, Ramadani thotë se është e qartë se ka pasur mungesë të reagimit profesional nga ana e policisë.

“Në momentin kur vendosen prangat, policia e ka për obligim që të kujdeset për personin, për frymëmarrjen e tij, për aspektin fizik, t’i ofrojë ujë ose gjëra të domosdoshme dhe ta vendosë në pozicion ku qytetari nuk mund të asfiksohet ose nuk mund të ngufatet. Kjo është detyra parësore e policit”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se rasti në Lipjan është “i izoluar”, por duhet të shërbejë si alarm për përmirësimin e sjelljes dhe trajnimeve, veçanërisht për policët e rinj.

“Është një moment, i cili do të duhej të vendosej në kokën e menaxhmentit, të ministrisë, të policisë… për të përmirësuar atë që ka shkuar gabim”, thotë Ramadani.

Sipas Inspektoratin Policor të Kosovës, shumica e ankesave për sjelljen e zyrtarëve policorë vijnë nga qytetarët shqiptarë të Kosovës.

Të dhënat ndër vite tregojnë, po ashtu, se numri i ankesave ndaj policisë ka nisur të rritet me ritëm më të shpejtë nga viti 2020. Radio Evropa e Lirë mori vesh se pas rastit në Lipjan, në mesin e policëve është shpërndarë një mesazh nga eprorët e tyre, i cili thotë:

“Dhuna e tepruar, pa marrë parasysh rrethanat, nuk ka vend në një shtet demokratik që synon standarde perëndimore. Drejtësia nuk mund të vonohet. Llogaridhënia duhet të jetë e paevitueshme. Dhe – më e rëndësishmja – sistemi ynë duhet të garantojë që qytetarët të trajtohen me dinjitet dhe profesionalizëm, pavarësisht se kush janë”./REL

Previous Post

Kontaktoi 3 ministra të jashtëm përmes “Signal”, DASH nis hetimet ndaj një personi që përdori inteligjencën artificiale për t’u paraqitur si Marco Rubio

Next Post

Shqetësim edhe nga Brukseli për mandatet e gjyqtarëve kushtetues/ Bardhi- Spiropalit: Përfshini opozitën në seancën në Gjykatën Kushtetuese

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ismajli mbetet në elitën e Italisë, nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Torinon

Ismajli mbetet në elitën e Italisë, nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Torinon

July 8, 2025
Raporti për Shqipërinë, Marta Kos në PE: SPAK duhet të ruhet plotësisht, është institucioni më i besuar në vend! Negociatat po ecin me ritëm të paparë

Raporti për Shqipërinë, Marta Kos në PE: SPAK duhet të ruhet plotësisht, është institucioni më i besuar në vend! Negociatat po ecin me ritëm të paparë

July 8, 2025
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

July 8, 2025
BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

July 8, 2025
Ismajli mbetet në elitën e Italisë, nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Torinon
AKTUALITET

Ismajli mbetet në elitën e Italisë, nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Torinon

by Editor
July 8, 2025
0

Ardian Ismajli mbetet në Serie A. Pasi mbylli eksperiencën me Empolin, gjigandi i mbrojtjes së Kombëtares shqiptare ka hedhur firmën...

Read moreDetails
Raporti për Shqipërinë, Marta Kos në PE: SPAK duhet të ruhet plotësisht, është institucioni më i besuar në vend! Negociatat po ecin me ritëm të paparë

Raporti për Shqipërinë, Marta Kos në PE: SPAK duhet të ruhet plotësisht, është institucioni më i besuar në vend! Negociatat po ecin me ritëm të paparë

July 8, 2025
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

July 8, 2025
BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

July 8, 2025
KE publikon raportin vjetor “Sundimi i Ligjit”, kritika për komisionin antikorrupsion të Xhafajt

KE publikon raportin vjetor “Sundimi i Ligjit”, kritika për komisionin antikorrupsion të Xhafajt

July 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ismajli mbetet në elitën e Italisë, nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Torinon

Ismajli mbetet në elitën e Italisë, nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Torinon

July 8, 2025
Raporti për Shqipërinë, Marta Kos në PE: SPAK duhet të ruhet plotësisht, është institucioni më i besuar në vend! Negociatat po ecin me ritëm të paparë

Raporti për Shqipërinë, Marta Kos në PE: SPAK duhet të ruhet plotësisht, është institucioni më i besuar në vend! Negociatat po ecin me ritëm të paparë

July 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al