Sunday, July 6, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Policët bastisin zyrat e një reviste në Kansas, organizatat për mbrojtjen e shtypit reagojnë ashpër

Editor by Editor
August 15, 2023
in AKTUALITET, BOTË, Media
0
Policët bastisin zyrat e një reviste në Kansas, organizatat për mbrojtjen e shtypit reagojnë ashpër
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kamerat e sigurisë xhiruan momentin kur policia bastisi zyrën e lajmeve të revistës javore dhe sekuestroi pajisjet e saj, në qytetin Marion, në Kansas.

Shtatë policë nga departamenti i policisë së qytetit Marion bastisën të premten zyrat e revistës “Marion County Record” si dhe shtëpinë e botuesit dhe bashkë-pronarit të revistës Eric Meyer.

“Morën një laptop dhe kompjuterin e nënës time nga shtëpia e saj dhe kompjuterin e nënkryetares së bashkisë nga shtëpia e saj. Ata morën telefonin tim personal, telefonin e nënkryetares dhe të dy gazetarëve tanë dhe nuk na thanë se kur do të na i kthejnë,” tha zoti Eric Meyer, botuesi i revistës “Marion County Record”.

Urdhri i bastisjes lidhet me një përplasje ndërmjet revistës dhe Kari Newell, pronares së një restorani, që e akuzon revistën për shkelje të ligjeve të privatësisë.

Ajo thotë se gazetarët i kishin siguruar në mënyrë të jashtëligjshme të dhënat e saj personale.

Revista thotë se ka shfrytëzuar informacion të verifikuar nga regjistrat publik.

Një ditë pas bastisjes, zonja Joan, nëna 98 vjeçare e zotit Meyer, që ishte bashkë-pronare e revistës, vdiq. Djali i saj beson që stresi i shkaktuar nga bastisja i shkaktoi vdekjen nënës së tij.

Mbi 30 organizata të mediave kanë protestuar kundër veprimit të policisë, përmes një letre drejtuar Departamentit të policisë së qytetit Marion.

“Ka ligje që mbrojnë gazetarët nga një tejkalim i tillë skandaloz i kompetencave. Në shumicën e rasteve, kur gjërat arrijnë në këtë pikë, kur puna e gazetarëve dyshohet, gazetari, apo organizata mediatike, fillimisht duhet të thirret para gjyqit,” tha zonja Beth Francesco nga Instituti për Gazetari pranë Klubit Kombëtar të Shtypit.

Departamenti i policisë në Marion nuk iu përgjigj një kërkese të “Zërit të Amerikës” për koment. Por, në një postim në rrjete sociale, policia mbrojti veprimet e veta.

“Një bastisje e kësaj shkalle kundër revistës ‘Marion County Record’ është e pashembullt. Në rastin më të keq, është veprim jashtëzakonisht i rrallë. Është hera e parë që ndodhë në këtë formë. I tërë departamenti i policisë në Marion të Kansasit, u fut në zyrat e revistës dhe në shtëpinë e njërës nga pronaret, zonjës Joan Meyer,” tha zoti Clayton Weimers, drejtor ekzekutiv i “Reporterëve pa Kufij” në Amerikë.

Bastisja ka shqetësuar avokatët e lirisë së medias në Shtetet e Bashkuara. Por, të dhënat tregojnë që ky nuk është incident i izoluar; kohët e fundit, në SHBA, ka pasur disa raste të tillash bastisjes dhe sekuestrimi.

“Taktika të tilla shpesh përdoren për të heshtur mediat dhe për t’i mbajtur qytetarët të painformuar se çfarë po ndodhë në komunitetet e tyre,” thotë zonja Francesco.

Zoti Meyer thotë se revista planifikon të padisë departamentin e policisë dhe mbase edhe të tjerë të përfshirë në këtë rast, duke e quajtur bastisjen shkelje kushtetuese të lirisë së medias, të garantuar me Amandamentin e Parë./VOA

Previous Post

Dokumenti/ 130 milionë lekë dëm! Subashi furnizoi me naftë makinat e 120 punonjësve

Next Post

“Digjet jorgani për një plesht”, Beleri i përgjigjet Ramës nga burgu: Lirinë nuk na e keni dhënë ju, e kemi në gjak!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Korrupsion dhe ryshfet në Qafë Botë/ Zbardhen bisedat që “dogjën” 14 doganierët e palës greke: Nëse ke 30 litra vaj, lër një kafe dhe ik…! Dialogu me shqiptarin

Korrupsion dhe ryshfet në Qafë Botë/ Zbardhen bisedat që “dogjën” 14 doganierët e palës greke: Nëse ke 30 litra vaj, lër një kafe dhe ik…! Dialogu me shqiptarin

July 6, 2025
Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

July 6, 2025
Gyokeres te Arsenali, në tavolinë – 80 milionë!

Gyokeres te Arsenali, në tavolinë – 80 milionë!

July 6, 2025
Punësime masive në administratën e Maqedonisë së Veriut përpara zgjedhjeve, “punëdhënësi” më i madh parlamenti

AKTUALITET

Korrupsion dhe ryshfet në Qafë Botë/ Zbardhen bisedat që “dogjën” 14 doganierët e palës greke: Nëse ke 30 litra vaj, lër një kafe dhe ik…! Dialogu me shqiptarin

by Editor
July 6, 2025
0

GREQI- 14 oficerët e palës greke që u arrestuan në doganën e Qafë Botës për marrje ryshfeti kanë dhënë sot deklaratat e...

Read moreDetails
Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

July 6, 2025
Gyokeres te Arsenali, në tavolinë – 80 milionë!

Gyokeres te Arsenali, në tavolinë – 80 milionë!

July 6, 2025
Punësime masive në administratën e Maqedonisë së Veriut përpara zgjedhjeve, “punëdhënësi” më i madh parlamenti

Punësime masive në administratën e Maqedonisë së Veriut përpara zgjedhjeve, “punëdhënësi” më i madh parlamenti

July 6, 2025
Pas shkarkimit të Fashos, emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës! Lorent Nake rikthehet në detyrë

Pas shkarkimit të Fashos, emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës! Lorent Nake rikthehet në detyrë

July 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Korrupsion dhe ryshfet në Qafë Botë/ Zbardhen bisedat që “dogjën” 14 doganierët e palës greke: Nëse ke 30 litra vaj, lër një kafe dhe ik…! Dialogu me shqiptarin

Korrupsion dhe ryshfet në Qafë Botë/ Zbardhen bisedat që “dogjën” 14 doganierët e palës greke: Nëse ke 30 litra vaj, lër një kafe dhe ik…! Dialogu me shqiptarin

July 6, 2025
Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

July 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al