Friday, October 24, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Podcasti me Ramën, Elvana Gjata: Më vret shumë mentaliteti! Ka gjëra që mërzitem e them do iki!

Editor by Editor
June 24, 2023
in AKTUALITET, JETË/STIL, KRYESORE
0
Podcasti me Ramën, Elvana Gjata: Më vret shumë mentaliteti! Ka gjëra që mërzitem e them do iki!
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka qenë këtë herë e ftuara e kryeministrit në podcastin që transmetohet çdo të shtunë. Gjatë rrëfimit të saj tha se shpesh ndihej e paragjykuar.

Kryeministri Edi Rama: Si ndihesh këtu?

Elvana Gjata: Kur jam këtu, ka gjëra që mërzitem, them do iki.

Kryeministri Edi Rama: Çfarë të mërzit? Çfarë të pëlqen dhe çfarë të mërzit më shumë kur je këtu?

Elvana Gjata: Po që s’jam e lirë. Këtu nuk jam e lirë të bëj gjërat që dua

Kryeministri Edi Rama: Pse çfarë do të bësh ti që po të pengojmë ne?

Elvana Gjata: Po të hidhem përpjetë, por në mes të rrugës. Se bëj dot se do gjykohem. Do thonë luajti mendsh Elvana.

Kryeministri Edi Rama: Si të hidhesh përpjetë në mes të rrugës?

Elvana Gjata: Të hidhem, të kërcej. Hë mund ta bëj?

Kryeministri Edi Rama: Të hidhesh përpjetë mes të rrugës mund ta bësh pa asnjë problem dhe bile do thonë hajde ta provojmë dhe ne se kushedi. Realisht s’je e lirë në sensin që të shqetëson në momente të caktuara që të njohin dhe të vijnë të thonë ‘hajde bëjmë një fotografi, më jep një autograf, të të puth pak apo?

Elvana Gjata: Kjo dihet, është dhe kjo, por jam mësuar me këtë. Gjërat që më mërzisin kanë të bëjmë me mentalitetin mendoj, me vrasin shumë gjëra ende, që anë të bëjnë në lidhje me pozicionin e femrës në Shqipëri. Këto gjëra më mërzisin.

Kryeministri Edi Rama: Mendoj që duhet ta rishikosh këtë bindje sepse unë kam një bindje që shqiptarët janë shumë, po shumë më të emancipuar sesa i tregojnë ose i mendojmë në sensin që tek tjetri e pranojnë tjetrin, mund të jetë një pjesë që janë konservatorë brenda për brenda shtëpisë me vajzën e tyre po themi ose me gruan e tyre, por tek tjetri, tek tjetra nuk mendojnë shqiptarët kanë një problem të pranimit të lirisë së tjetrit.

Ajo që e bën të ngatërruar shpesh ose gjithmonë është ajo e shqiptarëve që kanë zë. Atyre që kanë mikrofon, atyre që kanë një penë në dorë, që shkruajnë ose atyre që shprehen në rrjete sociale që mund të krijojnë idenë sikur ashtu është e gjithë shoqëria, por nuk është e vërtetë.

Çuditërisht, ata që janë si më gjoja “intelektualë”, shpeshherë janë dhe më problematikët, në raport me këtë. Janë dhe abuzuesit më të mëdhenj me tjetrin, janë paragjykuesit më të mëdhenj, janë akuzues dhe fabrikues që i ngjeshin tjetrit gjëra që as nuk i kanë shkuar nëpër mend.

Por në nivelin e shoqërisë nuk mendoj se duhet ta kesh këtë shqetësim se shoqëria është shumë pranuese. Nuk e kanë shqiptarët këtë problem. Gjithmonë kam besuar që shqiptarët nuk e kanë këtë problem, janë shumë më pranues.

Elvana Gjata: Eksperienca ime si artiste në fakt më ka bërë që të kuptoj, jo totalisht këtë që thua, se paragjykimi ekziston gjithë kohën.

Kryeministri Edi Rama: Çfarë paragjykimi thonë për ty për shembull?

Elvana Gjata: Jo për mua si Elvanë, flas në përgjithësi. Artistet femra janë më kollaj të paragjykuara.

Kryeministri Edi Rama: Po nga nisesh? Nisesh nga ca hajvanë që shkruajnë në Facebook. Ata janë në hall. Janë në hall shumë të madh ata njerëz që shkruajnë në Facebook edhe merren me nxjerrjen  e mllefeve ndaj të tjerëve dhe ndaj vajzave apo ndaj artistëve. Janë në hall të madh.

Gjyshja ime thoshte “inati është e zeza e atij që e ka, gjynah” thoshte. Kështu që nuk janë ata, nuk është ajo shoqëria. Fakti që ti mbush një stadium, uroj ta mbushesh, por do ta mbushesh besoj me 20 mijë vetë është boll tregues. Nuk kanë asnjë problem. Mendoj unë!

Po momenti më i bukur atëherë meqë momenti më i keq, çfarë nuk të pëlqen? Me këtë çfarë nuk të pëlqen nga Shqipëria nuk ma mbushe mendjen dhe më vjen mirë që s’ma mbushe dot mendjen se do të thotë që s’ka asnjë gjë thelbësisht problematikë për të mos pëlqyer. Por çfarë të pëlqen më shumë në Shqipëri?

Previous Post

Grabitet me armë një pikë për transferta parash në Tiranë, autori ende i paidentifikuar

Next Post

Aksident i rëndë, një i vdekur në Fier

Next Post
Aksident i rëndë, një i vdekur në Fier

Aksident i rëndë, një i vdekur në Fier

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Sulmet ruse vazhdojnë, dy gazetarë humbin jetën nga sulmet me dronë në lindje të Ukrainës.

Sulmet ruse vazhdojnë, dy gazetarë humbin jetën nga sulmet me dronë në lindje të Ukrainës.

October 23, 2025
Foto/ Mesazhe flirtuese të Wanda Narës shpërthejnë me yllin e Chelseat, i cili ia tregon menjëherë partneres së tij.

Foto/ Mesazhe flirtuese të Wanda Narës shpërthejnë me yllin e Chelseat, i cili ia tregon menjëherë partneres së tij.

October 23, 2025
Video/ Aksident tragjik në Kaliforni shkaktohet nga një shofer i dehur indian, rezulton me tri jetë të humbura.

Video/ Aksident tragjik në Kaliforni shkaktohet nga një shofer i dehur indian, rezulton me tri jetë të humbura.

October 23, 2025
Aston Villa reagon befasueshëm, akuzon ekipin U19 të Skënderbeut për racizëm në UEFA Youth League.

AKTUALITET

Sulmet ruse vazhdojnë, dy gazetarë humbin jetën nga sulmet me dronë në lindje të Ukrainës.

by timoni.al
October 23, 2025
0

Gjatë një sulmi me dronë rus, dy gazetarë ukrainas u vranë dhe një tjetër u plagos në Kramatorsk, në lindje...

Read moreDetails
Foto/ Mesazhe flirtuese të Wanda Narës shpërthejnë me yllin e Chelseat, i cili ia tregon menjëherë partneres së tij.

Foto/ Mesazhe flirtuese të Wanda Narës shpërthejnë me yllin e Chelseat, i cili ia tregon menjëherë partneres së tij.

October 23, 2025
Video/ Aksident tragjik në Kaliforni shkaktohet nga një shofer i dehur indian, rezulton me tri jetë të humbura.

Video/ Aksident tragjik në Kaliforni shkaktohet nga një shofer i dehur indian, rezulton me tri jetë të humbura.

October 23, 2025
Aston Villa reagon befasueshëm, akuzon ekipin U19 të Skënderbeut për racizëm në UEFA Youth League.

Aston Villa reagon befasueshëm, akuzon ekipin U19 të Skënderbeut për racizëm në UEFA Youth League.

October 23, 2025
Vrasja e Florian Paluçit pas konflikti për kafene në Durrës, publikohet fotografia e 21-vjeçarit Daniel Pepa

Vrasja e Florian Paluçit pas konflikti për kafene në Durrës, publikohet fotografia e 21-vjeçarit Daniel Pepa

October 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sulmet ruse vazhdojnë, dy gazetarë humbin jetën nga sulmet me dronë në lindje të Ukrainës.

Sulmet ruse vazhdojnë, dy gazetarë humbin jetën nga sulmet me dronë në lindje të Ukrainës.

October 23, 2025
Foto/ Mesazhe flirtuese të Wanda Narës shpërthejnë me yllin e Chelseat, i cili ia tregon menjëherë partneres së tij.

Foto/ Mesazhe flirtuese të Wanda Narës shpërthejnë me yllin e Chelseat, i cili ia tregon menjëherë partneres së tij.

October 23, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al