Tuesday, November 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Plani i Trump për paqen, sekretari Rubio shkon në Arabinë Saudite, priten negociata me zyrtarët ukrainas

Editor by Editor
March 9, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Plani i Trump për paqen, sekretari Rubio shkon në Arabinë Saudite, priten negociata me zyrtarët ukrainas
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërrin në Xhedah të Arabisë Saudite, të hënën për bisedimet SHBA-Ukrainë, ndërsa Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për të ndërmjetësuar një fund të shpejtë të luftës Rusi-Ukrainë.

Në Xhedah, zoti Rubio do të takohet gjithashtu me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman Al Saud për të diskutuar mbi rrugët mënyrat për të avancuar interesat e përbashkëta në rajon dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Sipas Departamentit të Shtetit, Sekretari Rubio “nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur dhe theksoi se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar një paqe të qëndrueshme” në një telefonatë të premten me ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.

Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vizitojë Arabinë Saudite për një takim me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

Më pas, një delegacion diplomatik dhe ushtarak ukrainas i kryesuar nga shefi i shtabit të zotit Zelenskyy, Andriy Yermak, do të qëndrojë në Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët amerikanë.

Ekipi ukrainas do të përfshijë gjithashtu kryediplomatin Sybiha, Ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov dhe komandantin ushtarak Pavlo Palisa.

Në delegacionin amerikan që shkon në Xhedah për bisedime me zyrtarët ukrainas, përveç zotit Rubio do të jenë edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump, Steve Witkoff.

Zoti Witkoff u ka thënë gazetarëve se “ideja është të arrihet një kornizë për një marrëveshje paqeje si edhe për një armëpushim fillestar.”

Bisedimet SHBA-Ukrainë do të zhvillohen tre javë pasi zyrtarë të lartë amerikanë mbajtën bisedime me zyrtarë rusë në Riad.

Ukraina tha se është “plotësisht e përkushtuar” ndaj dialogut konstruktiv me SHBA-në dhe shpreson të “diskutojë dhe të bjerë dakord mbi vendimet dhe hapat e nevojshëm”.

“Ukraina ka dashur paqen që në sekondën e parë të kësaj lufte. Propozimet realiste janë në tryezë. Çelësi është të lëvizim shpejt dhe me efektivitet,” tha zoti Zelenskiy në rrjetin e mediave sociale X të shtunën.

Takimi i Ministrave të Jashtëm të G7

Pas vizitës së tij në Arabinë Saudite, zoti Rubio do të udhëtojë për në Charlevoix të Kanadasë, për takimin e ministrave të jashtëm të Grupit të Shtatëshes (G7) nga 12 deri më 14 mars.

Në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Mynih gjatë Konferencës së Sigurisë në shkurt, ministrat e jashtëm të G7-ës theksuan angazhimin e tyre për të ndihmuar në “arritjen e një paqeje të qëndrueshme” dhe “riafirmuan nevojën për të zhvilluar garanci të fuqishme të sigurisë” për Ukrainën.

“Çdo sanksion i ri pas shkurtit duhet të lidhet me faktin nëse Federata Ruse hyn në përpjekje reale dhe me mirëbesim për t’i dhënë një fund të qëndrueshëm luftës kundër Ukrainës”, shtohet në deklaratën e përbashkët./VOA

Previous Post

Mbulimi i monumentit të Skënderbeut, Rama zbulon arsyen: Po i merren përmasat për vendosjen e një kopje të tij në Paris

Next Post

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re ish-deputeti socialist!

Next Post
E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re ish-deputeti socialist!

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re ish-deputeti socialist!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ftesë në 5: Lediona Xheladinaj ndan për herë të parë përvojën e saj pas aksidentit të rëndë: "E pyesa mjekun nëse do të filloja të ecja sërish..."

Ftesë në 5: Lediona Xheladinaj ndan për herë të parë përvojën e saj pas aksidentit të rëndë: “E pyesa mjekun nëse do të filloja të ecja sërish…”

November 11, 2025
Gjermania shpreh shqetësim për atletët që lënë të papërdorur fanellat e përfaqësive: Kërkojmë shpërblim nga federatat që përfitojnë.

Gjermania shpreh shqetësim për atletët që lënë të papërdorur fanellat e përfaqësive: Kërkojmë shpërblim nga federatat që përfitojnë.

November 11, 2025
VIDEO / 67 vjeç dhe ende mahnitës: Goditja elegante e Jorge “Magico” Gonzalez që tejkalon edhe Pepen gjatë El Clasicos së legjendave.

VIDEO / 67 vjeç dhe ende mahnitës: Goditja elegante e Jorge “Magico” Gonzalez që tejkalon edhe Pepen gjatë El Clasicos së legjendave.

November 11, 2025
Formimi i Komisionit të Reformës Territoriale, PD e justifikon mungesën në seancën e parë: ishim në Komisionin e Ekonomisë.

LAJME

Ftesë në 5: Lediona Xheladinaj ndan për herë të parë përvojën e saj pas aksidentit të rëndë: “E pyesa mjekun nëse do të filloja të ecja sërish…”

by timoni.al
November 11, 2025
0

Ish banorja e Big Brother VIP Albania 3, Lediona Xheladinaj, ka ndarë për herë të parë detaje mbi aksidentin e...

Read moreDetails
Gjermania shpreh shqetësim për atletët që lënë të papërdorur fanellat e përfaqësive: Kërkojmë shpërblim nga federatat që përfitojnë.

Gjermania shpreh shqetësim për atletët që lënë të papërdorur fanellat e përfaqësive: Kërkojmë shpërblim nga federatat që përfitojnë.

November 11, 2025
VIDEO / 67 vjeç dhe ende mahnitës: Goditja elegante e Jorge “Magico” Gonzalez që tejkalon edhe Pepen gjatë El Clasicos së legjendave.

VIDEO / 67 vjeç dhe ende mahnitës: Goditja elegante e Jorge “Magico” Gonzalez që tejkalon edhe Pepen gjatë El Clasicos së legjendave.

November 11, 2025
Formimi i Komisionit të Reformës Territoriale, PD e justifikon mungesën në seancën e parë: ishim në Komisionin e Ekonomisë.

Formimi i Komisionit të Reformës Territoriale, PD e justifikon mungesën në seancën e parë: ishim në Komisionin e Ekonomisë.

November 11, 2025
Lavrov: Rusia do të realizojë teste bërthamore nëse një superfuqi tjetër i përpunon ato.

Lavrov: Rusia do të realizojë teste bërthamore nëse një superfuqi tjetër i përpunon ato.

November 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ftesë në 5: Lediona Xheladinaj ndan për herë të parë përvojën e saj pas aksidentit të rëndë: "E pyesa mjekun nëse do të filloja të ecja sërish..."

Ftesë në 5: Lediona Xheladinaj ndan për herë të parë përvojën e saj pas aksidentit të rëndë: “E pyesa mjekun nëse do të filloja të ecja sërish…”

November 11, 2025
Gjermania shpreh shqetësim për atletët që lënë të papërdorur fanellat e përfaqësive: Kërkojmë shpërblim nga federatat që përfitojnë.

Gjermania shpreh shqetësim për atletët që lënë të papërdorur fanellat e përfaqësive: Kërkojmë shpërblim nga federatat që përfitojnë.

November 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al