DURRËS- Të shtëna janë regjistrua mbrëmjen e sotme në Durrës ku mbeti i plagosur 36-vjeçari, Arber Gorgea. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle, në zonën mes Shënavlashit dhe Fllakës.
Më tej bëhet me dije se shënjestra ka mbetur i plagosur edhe dy vite më parë në një atentat. Kjo rrit dyshimet se plagosja e sotme mund të jetë një përplasje e vazhdueshme mes palëve. Sipas raportimeve autorët kanë qëlluar nga një automjet tip “Ford” në lëvizje, duke e qëlluar 36-vjeçarin në krahun e majtë me pistoletë.
Pas ngjarjes, ai ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital. Ao ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa forca të shumta policie janë të pranishme në ambientet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes.