Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Piranjat” ekspozuan makthin te urgjenca QSUNT/ PD: Qeveria e promovon si sukses sistemin e shëndetësisës, realiteti për pacientët krejt ndryshe

Editor by Editor
March 29, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Piranjat” ekspozuan makthin te urgjenca QSUNT/ PD: Qeveria e promovon si sukses sistemin e shëndetësisës, realiteti për pacientët krejt ndryshe
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, në një deklaratë për media tha se emisioni investigativ “Piranjat” ekspozuar gjendjen e mjerueshme me të cilën përballen pacientët që kanë urgjenca mjekësore. Alimehmeti u shpreh se edhe pse qeveria e promovon si një sukses të madh sistemin e shëndetësisë, realiteti për pacientët që kërkojnë shërbime urgjente është shumë ndryshe.

“Urgjenca e QSUT pret qindra deri në mijëra raste në ditë për shkak se centralizimi i sistemit shëndetësor detyron që të gjithë të sëmurët të drejtohen vetëm në QSUT dhe pajisjet amortizohen me shpejtësi dhe nuk zëvendësohen, shtretërit nëpër pavione nuk janë të mjaftueshëm dhe nuk shtohen, ndërkohë që Kryeministri premton vetëm ndërtim hoteli dhe parking brenda në QSUT.”, tha Alimehmeti ndër të tjera.

Ai shtoi se zgjidhje reale shërbimit shëndetësor i jep vetëm programi i PD për shëndetësinë, i cili sipas tij bazohet në, financimin e duhur të sektorit shëndetësor, decentralizimin e shërbimeve shëndetësore, dhe shtimin e numrit të mjekëve dhe dyfishimin e rrogave të mjekëve dhe infermierëve.

DEKLARATA E PLOTË E ILIR ALIMEHMETIT: 

Ditën e djeshme, gazetarët kurajozë të emisionit ‘Piranjat’ ekspozuan gjendjen e mjerueshme me të cilën përballen pacientët që kanë urgjenca mjekësore. Ndërkohë që Kryeministri e deklaroi sot ne shpalljen e programit si krenari të reformave në shëndetësi, pacientët në urgjencë përballen me kapacitete të kufizuara ambientesh, kapacitete të kufizuara pajisjesh dhe kapacitete të kufizuara personeli shëndetësor. Dhe çfarë pamë?

Mungesë shtretërish në urgjencë dhe pacientët shtrohen nëpër korridore ku kalon kushdo, pa asnjë privatësi dhe pa asnjë kujdes të dinjitetit të pacientit, sepse nuk ka vende nëpër pavione. Mungesë personeli shëndetësor ku, ata pak mjekë që janë, punojnë 16 deri në 24 orë në ditë, duke shkaktuar edhe rënie të cilësisë së shërbimit për shkak të lodhjes së pashmangshme fizike.

Mungesë aparaturash me vetëm një EKG prej tre muajsh në të gjithë urgjencën e QSUT, siç deklarohet nga stafi, ndërkohë që të tjerat janë prishur dhe nuk rregullohen sepse ‘nuk ka lekë’ dhe ‘drejtoria nuk paguan lekët’. Edhe nga dy skanerat e urgjencës ‘ka mbetur vetëm një… u prish tjetri’ shprehen ata. Ta kemi të qartë! Siç shprehet vetë Rama, ‘nuk janë individët që korruptojnë sistemin, por sistemi që korrupton individët’, dhe sistemi është krijuar nga vetë Rama.

Urgjenca e QSUT pret qindra deri në mijëra raste në ditë për shkak se centralizimi i sistemit shëndetësor detyron që të gjithë të sëmurët të drejtohen vetëm në QSUT dhe pajisjet amortizohen me shpejtësi dhe nuk zëvendësohen, shtretërit nëpër pavione nuk janë të mjaftueshëm dhe nuk shtohen, ndërkohë që Kryeministri premton vetëm ndërtim hoteli dhe parking brenda në QSUT.

Ky është rezultati i ‘Shëndetësisë falas’ miq! Dhe në fakt, vetë personeli këshillon të kthehemi te shembulli i Urgjencës së ashtuquajtur ‘të vjetër’ që e vlerësojnë si shembull funksional, ku shtretërit të ishin të ndarë dhe të veçuar nga njëri-tjetri për të krijuar privatësinë dhe përshtatshmërinë e shërbimit shëndetësor që garantohej më parë.

Modeli i propagandës fshehëse të Kryeministrit nuk i jep dot zgjidhje reale shërbimit shëndetësor! Zgjidhja jepet vetëm nga programi i Partisë Demokratike për shëndetësinë, i cili bazohet në, financimin e duhur të sektorit shëndetësor, decentralizimin e shërbimeve shëndetësore, dhe shtimin e numrit të mjekëve dhe dyfishimin e rrogave të mjekëve dhe infermierëve. Ne fokusohemi drejt modeleve funksionale të shëndetësisë! Ne do ta kthejmë Shëndetësinë Dinjitoze Ne do te kthejmë respektin për pacientin, për individin, për shqiptarin!

Previous Post

Papa Françesku uron Kryepeshkopin Joan për fronëzimin: Shpresojm për lidhje më të ngushta me Kishën Ortodokse të Shqipërisë

Next Post

EMRI/ U zbulua nga “SKY ECC” se trafikonte kokainë, politikani shqiptar në Belgjikë mohon akuzat! Avokati: Nuk ka kryer asnjë vepër penale

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Fushata e rreme në WhatsApp”/ Policia e Shtetit bën thirrje ndaj qytetarëve: Edhe njëherë, mos hapni mesazhe të dyshimta.

“Fushata e rreme në WhatsApp”/ Policia e Shtetit bën thirrje ndaj qytetarëve: Edhe njëherë, mos hapni mesazhe të dyshimta.

December 30, 2025
Vlora pa ujë për katër ditë/ Fillon furnizimi, drejtori i UKV-së: Qyteti rikthehet në normalitet në orët e pasdites

Vlora pa ujë për katër ditë/ Fillon furnizimi, drejtori i UKV-së: Qyteti rikthehet në normalitet në orët e pasdites

December 30, 2025
Shtohet incidenti me plumba ndaj një biznesi në Kukës, reagon forca e policisë

Arrestohet një shqiptar 60-vjeçar në Gjermani për përvetësimin e një apartamenti në Vlorë me ndihmën e dokumenteve të falsifikuara, pas së cilës ai e shembi dhe ndërtoi një objekt të ri.

December 30, 2025
Një kioskë dhe dy automjete të përfshira nga flakët në aksin Librazhd–Përrenjas, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

Lajmi Fundit

“Fushata e rreme në WhatsApp”/ Policia e Shtetit bën thirrje ndaj qytetarëve: Edhe njëherë, mos hapni mesazhe të dyshimta.

by timoni.al
December 30, 2025
0

Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një fushatë mashtruese (phishing) që po qarkullon në “WhatsApp”, e cila ka për...

Read moreDetails
Vlora pa ujë për katër ditë/ Fillon furnizimi, drejtori i UKV-së: Qyteti rikthehet në normalitet në orët e pasdites

Vlora pa ujë për katër ditë/ Fillon furnizimi, drejtori i UKV-së: Qyteti rikthehet në normalitet në orët e pasdites

December 30, 2025
Shtohet incidenti me plumba ndaj një biznesi në Kukës, reagon forca e policisë

Arrestohet një shqiptar 60-vjeçar në Gjermani për përvetësimin e një apartamenti në Vlorë me ndihmën e dokumenteve të falsifikuara, pas së cilës ai e shembi dhe ndërtoi një objekt të ri.

December 30, 2025
Një kioskë dhe dy automjete të përfshira nga flakët në aksin Librazhd–Përrenjas, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

Një kioskë dhe dy automjete të përfshira nga flakët në aksin Librazhd–Përrenjas, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

December 30, 2025
Lufta në Ukrainë, Lavrov: Perëndimi duhet të pranojë situatën e vërtetë në terren

Lufta në Ukrainë, Lavrov: Perëndimi duhet të pranojë situatën e vërtetë në terren

December 30, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Fushata e rreme në WhatsApp”/ Policia e Shtetit bën thirrje ndaj qytetarëve: Edhe njëherë, mos hapni mesazhe të dyshimta.

“Fushata e rreme në WhatsApp”/ Policia e Shtetit bën thirrje ndaj qytetarëve: Edhe njëherë, mos hapni mesazhe të dyshimta.

December 30, 2025
Vlora pa ujë për katër ditë/ Fillon furnizimi, drejtori i UKV-së: Qyteti rikthehet në normalitet në orët e pasdites

Vlora pa ujë për katër ditë/ Fillon furnizimi, drejtori i UKV-së: Qyteti rikthehet në normalitet në orët e pasdites

December 30, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al