Sunday, June 15, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pezullimi i tarifave amerikane, çfarë fshihet pas “kthesës” së Trump?

Editor by Editor
April 10, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Pezullimi i tarifave amerikane, çfarë fshihet pas “kthesës” së Trump?
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Donald Trump shkaktoi tërmet në tregjet e bursave me tarifat e dogavane, tani pezullimi i tyre shkaktoi eufori. Presidenti amerikan duket se e gëzon pushtetin që zotëron. Presidenti amerikan po e mban botën pezull. Pak ditë më parë ai vendosi tarifa doganore për shumë vende, tani pason ndryshimi befasues i kursit të Donald Trump dhe tërhiqen tarifat e vendosura.

Vendimi erdhi pas trazirave të mëdha në tregjet e aksioneve dhe financiare në mbarë botën. Presidenti i SHBA tani do t’i japë shumë vendeve një pauzë 90-ditore nga tarifat doganore. Ashpërsim ka vetëm me Kinën. Trump rriti tarifat për mallrat nga Kina ndërkohë tani në 125 për qind.

Tregjet e aksioneve reaguan me entuziazëm ndaj heqjes së kufizimeve të doganave, bursat u rritën masivisht pas një spirale të fortë rënieje. Madje u përfol, se investitorët mund të shisnin bono të qeverisë amerikane – një zhvillim shqetësues për të ardhmen e financave publike amerikane. Vëzhguesit e tregut spekulojnë se kjo mund të ketë sjellë vendimin për pezullimin e tarifave.

Megjithatë, për shumicën e vendeve do të vazhdojë të ekzistojë një tarifë e përgjithshme e importit prej dhjetë për qind. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen e quajti ndryshimin e kursit të Trump si hap të rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë.“Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore për thelbësore për funksionimin e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit.” Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për negociata konstruktive me SHBA-në, me synimin për të siguruar një tregti pa probleme dhe reciprokisht të dobishme.

Por politika doganore e presidentit të SHBA, Donald Trump, nga këndvështrimi i Francës, dëmton besimin tek dollari. Drejtuesi i Bankës Qendrore Franceze, Francois Villeroy de Galhau u shpreh se “ajo që ka ndodhur në ditët e fundit dhe javët kanë një ndikim negativ në besimin tek dollari amerikan”. Proteksionizmi dhe paparashikueshmëria janë gjithashtu faktorët negativë për ekonominë amerikane, tha Villeroy.

U vendos Trump nën presion?

Vetë presidenti e shpjegoi kthesën e papritur duke thënë se “njerëzit” ishin shqetësuar dhe ishin “pak të frikësuar”. Megjithatë, nervozizmi i vetë Trump mund të ketë luajtur gjithashtu një rol pasi qeveria amerikane kishte theksuar për ditë të tëra se tarifat nuk ishin diçka që mund të anulohej ose negociohej brenda ditëve ose javëve. Ekspertja amerikane e tregtisë, Laura von Daniels e Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë thotë se Trump duket se është vendosur nën presion të madh nga tregjet financiare, por edhe nga sipërmarrës individualë. Çmimet e aksioneve janë diçka që republikani e ndjek veçanërisht nga afër dhe që e prek.

Tregjet e aksioneve reaguan me një rritje të ndjeshme pas tërheqjes së tarifave doganore. Tregu i aksioneve, i matur nga indeksi i aksioneve S&P 500, ku përfshihen aksionet e 500 kompanive kryesore amerikane të tregtuara publikisht, rifitoi rreth katër trilion dollarë, ose 70 për qind të vlerës që kishte humbur në katër ditët e mëparshme të tregtimit. Komenti i Trump për këtë ishte, se “thonë se ishte dita më e madhe në historinë e financave”.

Kritika për kursin e paqëndrueshmë të Donald Trump

Por ka edhe kritika për ndryshimin e kursit të Trump – dhe akuza për tregti me informacione të brendshme. Pak para se Trump ta bënte publik ndryshimin e tij, ai ofroi një këshillë financiare në mediat sociale: “Kjo është një kohë e shkëlqyer për të blerë!!! DJT,” shkroi ai në platformën e tij Truth Social të mërkurën në mëngjes (me orën lokale). Më pak se katër orë më vonë, Trump tërhoqi disa nga tarifat që kishte vendosur më parë. DJT – inicialet e Trump – janë edhe simboli i aksioneve të Trump Media and Technology Group, kompania mëmë e platformës së mediave sociale Truth Social. Kompania u mbyll me një rritje prej 22.67 për qind pas njoftimit. 53 për qind e aksioneve të Trump në kompani, tani të mbajtura nga një “trust” i kontrolluar nga djali i tij i madh, Donald Trump Jr., u rritën me 415 milionë dollarë atë ditë.

Disa demokratë në Kongresin Amerikan e kritikuan këtë lojë të Trumpit. Senatori demokrat, Adam Schiff shkroi në X, se veprimet andej këtej të Trumpit ofrojnë “mundësi të rrezikshme për tregtim informacionesh të brendshme”. Schiff pyet:

“Kush në qeveri dinte paraprakisht për ndryshimin e fundit të Trump të kursit të politikës mbi tarifat? A ka blerë apo shitur dikush aksione dhe ka përfituar në kurriz të publikut?” Edhe demokratë të tjerë kërkuan sqarime. “Atij i pëlqen shumë, të ketë kontroll mbi tregjet, por më mirë të jetë i kujdesshëm”, tha kritiku i Trump dhe ish-avokati i etikës në Shtëpinë e Bardhë, Richard Painter, duke theksuar se ligji i letrave me vlerë ndalon tregtimin me informacione të brendshme./DW

Previous Post

Seanca në SPAK/ Avokati i Qynos: U bë hata për të treguar çfarë ndodh kur merresh me SPAK! Kanë shkelur procesin ligjor

Next Post

Rama vijon me premtimin për pasaportën europiane, por koalicioni qeverisës në Gjermani “i prish planin”: Asnjë zgjerim në BE pa ristrukturimin të unionit

Next Post
Rama vijon me premtimin për pasaportën europiane, por koalicioni qeverisës në Gjermani “i prish planin”: Asnjë zgjerim në BE pa ristrukturimin të unionit

Rama vijon me premtimin për pasaportën europiane, por koalicioni qeverisës në Gjermani "i prish planin": Asnjë zgjerim në BE pa ristrukturimin të unionit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Dash Dumani “blindohet” në burgun 313. SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve serialë. Do futet në program mbrojtje

Dash Dumani “blindohet” në burgun 313. SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve serialë. Do futet në program mbrojtje

June 15, 2025
Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

June 15, 2025
Arbian Mazniku është ministri nën hetim nga SPAK, BKH i kontrolloi banesën

Arbian Mazniku është ministri nën hetim nga SPAK, BKH i kontrolloi banesën

June 15, 2025
VIDEO/ 80 objektiva u shënjestruan gjatë natës në Iran, IDF publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së programit bërthamor të Iranit

AKTUALITET

Dash Dumani “blindohet” në burgun 313. SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve serialë. Do futet në program mbrojtje

by Editor
June 15, 2025
0

Dashnor Dumani, i cili u ekstradua tre ditë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që prej ditës së djeshme...

Read moreDetails
Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

June 15, 2025
Arbian Mazniku është ministri nën hetim nga SPAK, BKH i kontrolloi banesën

Arbian Mazniku është ministri nën hetim nga SPAK, BKH i kontrolloi banesën

June 15, 2025
VIDEO/ 80 objektiva u shënjestruan gjatë natës në Iran, IDF publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së programit bërthamor të Iranit

VIDEO/ 80 objektiva u shënjestruan gjatë natës në Iran, IDF publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së programit bërthamor të Iranit

June 15, 2025
“Krizë e hershme që po përkeqësohet çdo vit”, deti i Durrësit vlon nga ndotja e dukshme dhe e rrezikshme

“Krizë e hershme që po përkeqësohet çdo vit”, deti i Durrësit vlon nga ndotja e dukshme dhe e rrezikshme

June 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dash Dumani “blindohet” në burgun 313. SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve serialë. Do futet në program mbrojtje

Dash Dumani “blindohet” në burgun 313. SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve serialë. Do futet në program mbrojtje

June 15, 2025
Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

June 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al