TIRANË- Është tensionuar situata gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë arritur të shkulin gjithë gardhin metalik që rrethonte godinën. Po ashtu ata kanë tentuar të thyejnë edhe kordonin e forcave të Polisisë.
Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me disa incidente ndërsa protestuesit hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të bashkisë. Gjithashtu gjatë portestës i ra të fikët një efektivi të policisë i cili u shoqëruar nga një ambulancë për te marrë ndihmë mjekësore.















