David dhe Victoria Beckham aktualisht po përballen me një situatë të tensionuar në marrëdhënien me të birin e tyre, Brooklyn. Sipas burimeve pranë çiftit, prindërit e kanë vazhduar ndjekjen e tij në Instagram, ndërsa duket se Brooklyn i ka bllokuar ata, duke shënuar kështu një “distancim të plotë” nga familja.
Kjo krizë në marrëdhënie është theksuar në prag të Krishtlindjeve, kur Brooklyn nuk do të bashkohet me prindërit dhe vëllezërit e tij, Romeo dhe Cruz, as me motrën Harper për festat. Ai pritet të qëndrojë në SHBA, duke festuar Krishtlindjen me gruan e tij, Nicola, dhe familjen e saj në Miami.
Vëllai i Brooklyn, Cruz, ka konfirmuar që prindërit nuk e kanë “unfollow” atë në rrjetet sociale, por janë bllokuar nga Brooklyn. Ai theksoi se David dhe Victoria nuk do të ndalojnë kurrë së ndjekuri dhe lidhja e tyre me të mbetet e fortë, pavarësisht situatës.
Marrëdhëniet brenda familjes Beckham kanë pësuar ndjeshëm pas një sërë mosmarrëveshjesh, dy nga të cilat ndodhi gjatë përvjetorit të 50-të të Davidit në maj dhe dështimi i Brooklyn për të përshëndetur një titull nderi që babai i tij mori në nëntor. Familjarët, veçanërisht gjyshet Jackie dhe Sandra, kanë shprehur trishtim për faktin se nuk do të shohin nipin gjatë kësaj periudhe festive.
Megjithatë, Victoria ka vendosur një çorape festive për Brooklynin pranë të tjerave, duke shprehur shpresën se Krishtlindjet mund të ofrojnë mundësinë për ribashkimin e familjes. Kjo lëvizje nënkupton një dëshirë për të riparuar marrëdhëniet dhe për të rikthyer harmoni në familjen Beckham.















