Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PËRPLASJA / Rivalitet i fortë në garën maqo-lakroristike brenda PD-së

Editor by Editor
June 26, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
PËRPLASJA / Rivalitet i fortë në garën maqo-lakroristike brenda PD-së
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vërtet Partia Demokratike është në krizë, por zhvillimet e brendshme e justifikojnë plotësisht emrin e saj. Demokracia e brendshme vlon e zien, dhe këtu e kemi fjalën për seksionin më të shëndetshëm të PD-së, dmth pjesën që ish kryetari pothuajse i larguar Lulzim Basha, ja la në ruajtje mikut të tij Enkelejd Alibeaj sa të mbaronte ca punë pronash dhe fatura dritash në Holandë.

Patronazhisti mëson se instinkti demokratik është mprehur aq shumë në PD-në zyrtare gjatë këtyre muajve nga Alibeaj, saqë ai praktikonte caktimin e dy a më shumë kandidaturave dhe hedhjen në votim, edhe për procese rutinore partiake, si për shembull, cili nga personeli i selisë do shkonte të blinte byreqe për deputetët, gjatë mbledhjeve maratonë. Për saktësi shkencore, theksojmë se me rikthimin e Lulit, byreqet del dhe i blen vetë Enkelejdi.

Por demokracia e shëndetshme nuk mbaron këtu, përkundrazi. Duke shprehur dëshirën për të rimarrë kreun e PD-së, Basha shpalli kandidaturën e kryetarllëkut. Ai deklaroi se nuk mund të rrinte mënjanë duke parë punët e veta, sepse i qante zemra për katandisjen e partisë. Karafili që deklaroi pasuri një milion euro kur e solli baba Saliu nga Kosova këtu e 18 vjet më parë; që kaloi nëpër tre ministrira dhe nuk la tender e biznes pa futur hundët përmes kunatit, deklaroi se kishte vendosur të sakrifikonte duke u rikthyer në politikë.

Por kusuret e demokracisë të sjellin përballë rivalë të fortë që ta rrezikojnë seriozisht dëshirën për të sakrifikuar. Kështu i ndodhi dhe Lulashit: Përpara i doli një kandidat po aq i fortë për kreun e PD-së.
Aq i fortë, sa edhe vetë Enkelejdi është vënë në dilemë nëse duhet të vazhdojë të mbështesë Lulin. Ai quhet Jorgo Hani, por nuk duhet ngatërruar me Hanin e Stavros, sepse është thjesht rastësi emrash.

Hani kërkon gjithashtu të bëhet kryetar i PD-së dhe gara paraqitet e egër. Ai ka premtuar se nën drejtimin e tij, PD vërtet do t’u hapë dyert të rinjve, por nuk do të jetë më Han pa porta. Ndaj dhe ky rivalitet e ka vënë seriozisht në siklet kandidatin flokë-patëllxhan.

***

Nuk është hera e parë që garat brendapartiake në Shqipërinë pluraliste, kanë vënë përballë njëri-tjetrit rivalë të fuqishëm. Do mbeten në histori përplasjet për kreun e Partisë Socialiste në vitin 1999 mes kryeministrit anonim Fatos Nano dhe kandidatit karizmatik Shkëlqim Meta. Ky i fundit, me një çantë të zezë dore si normist koperative, e rrezikoi aq shumë Nanon, saqë duke ia njohur meritat konkurruese, Fatosi më vonë e emëroi drejtor të Burgjeve. “Më nxjerr mallin e Ilirit (Metës) me këtë kokë me cepa,” i tha Nano, “prandaj drejtori i Burgjeve të rri fiks”.

Po pavarësisht se e pranoi postin, Shkëlqim Meta nuk rreshti që kërkuari kreun e PS-së. Prandaj në 2007-ën ai kandidoi sërish, kësaj rradhe përballë Edi Ramës. Për pak fitoi, dhe rezultati ishte i ngushtë, 95% me 5%.

Megjithatë, figura ikonike e rivalit të fortë brendapartiak në PS do mbetet ajo e Maqo Lakrorit. Deri në vitin 2009, kur kandidoi përballë Edi Ramës, Maqo ishte një deputet interesant, intelektual i respektuar i partisë. Por Maqo u tjetërsua kur vendosi të sfidojë Ramën. Ai premtoi një luftë të ashpër parimore kundër dështimeve të Ramës, dhe deklaroi se do të shkonte fshat më fshat e qytet më qytet për të bindur socialistët. Vetëm se ishte pak hollë nga paratë, dhe udhëtimet nëpër Shqipëri i bënte bashkë me Ramën, i cili kishte makinë, shofer dhe byreqe me dhallë. Si rezultat, Maqo ja kaloi dhe Shkëlqim Metës: Ai mori plot 6.7% të votave, kundrejt vetëm 93% të Ramës.

Me ngjyra maqoidalo-lakroristike, pavarësisht se krejt të veçanta në llojin e tyre, ishin edhe garat për kryetarllëk në LëSëiii. Pasi iku Lilua për në Presidencë, partia zgjodhi për kryetar maxhordomin e sprovuar Titto di Basilio, i cili e mbajti postin për plot dy muaj. Por bashkëshortja e Lilos, Mari-Antuaneta Testagrande, ja hëngri shpirtin me gërnjë Lilos së shkretë, “pse ja le partinë atij merhumit, si do më vejë filli mua korbës, o e zeza unë ç’burrë indiferent që kam, leshprera grua ç’të gjeti” etj etj. Kështu që Di Basilio dha dorëheqjen dhe pas zgjedhjeve të reja, forumet e partisë ku merrnin pjesë gjithë sanitaret, bebi-siteret, kuzhinieret dhe korieret e Lilos, plus nipa e kushërinj të dytë e të tretë, vendosën të zgjedhin për kryetare Mari-Antuanetën. Sigurisht, ajo falenderoi stafin e shërbyesve dhe ish=shërbyesve të shtëpisë për besimin që i dhanë.

***

Në fund të korrikut, gara midis Lulashit dhe Hanit të Stavros pritet të zhvillohet e fortë. Nëse është i ngushtë, rezultati mund të kontestohet deri në Gjykatën Kushtetuese, ku Enkelejdi ka futur në punë si gjyqtare të fejuarën, me ndihmën e Lilos. Për të mos mbërritur deri këtu, Basha po merr masa serioze. Hapi i parë është të ringjyejë flokët me patëllxhan dhe të prezantohet, ashtu si 18 vjet më parë, si gjaku i ri i partisë…

Vini Re: Patronazhisti është rubrikë satirike pluraliste 

Previous Post

E konfirmon UEFA/ Tirana gjen stadium të ri për Europën

Next Post

Djali i deputetit socialist dhunon mjekët dhe arratiset nga spitali psikiatrik

Next Post
Djali i deputetit socialist dhunon mjekët dhe arratiset nga spitali psikiatrik

Djali i deputetit socialist dhunon mjekët dhe arratiset nga spitali psikiatrik

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

AKTUALITET

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

by Editor
June 7, 2025
0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë. Në...

Read moreDetails
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

June 7, 2025
“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al