Vazhdon debati dhe përplasja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me prokurorët e SPAK-ut në Gjykatën e Apelit. Veliaj pretendon se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar një muaj bisedat familjare që sipas tij kanë të bëjnë me intervistat në media.
“Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por ju keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen” tha kryetari i bashkisë. Kërkesa e Veliajt për liri do të shqyrtohet sërish nga gjyqtari Engert Pëllumbi.















