Një grua ka humbur jetën pranë mbikalimit të Patokut në autostradën Mamurras – Milot. Identiteti i viktimës ende nuk dihet.
Vdekja erdhi pas përplasjes së saj nga një makinë në orët e para të mëngjesit. Shoferi që shkaktoi aksidentin nuk ka ndaluar për të njoftuar ambulancën, por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet.