Shqipëria sot është sërish nën ujë. Nuk është hera e parë. Nga Vlora në Nënshkodër, Gjirokastër e Sarandë, Kurbin etj., tënjëjtat pamje përsëriten vit pas viti. Lumenj që dalin nga shtrati, fshatra që izolohen, ekonomi familjare që zhyten në krizë me reshjet e para.
E megjithatë, Shqipëria, edhe pse vend që renditet në çdo hartëevropiane të risqeve si një nga më të ekspozuarit ndajpërmbytjeve, rrëshqitjeve të dherave, tërmeteve dhe zjarreve, qytetarët e saj po vazhdojnë të paguajnë më pak se kushdo tjetërnë kontinent për sigurinë financiare nga risqet natyrore.
Ky kontrast është alarmues: shqiptarët jetojnë në një territor tërrezikuar si pak vende të tjera në Europë, por mbrohenfinanciarisht më pak se pothuajse kushdo tjetër.
Ndërsa natyra po bëhet gjithnjë e më agresive, mbrojtjafinanciare nga pasojat e saj po bëhet gjithnjë e më e dobët. Kjoqasje është saktësisht ajo që nuk do të duhej ndjekur, ndaj këtoradhë synojnë të sjellin sadopak ndërgjegjësim me kah tëkundërt: më shumë sigurim, sepse risqet janë bërë më tëpranishme.
Gjysmë milionë shqiptarë të prekshëm
Shqipëria nuk mund të mburret me “300 ditë diell” kurndryshimet klimatike rrezikojnë frytet e tyre dhe kërkojnë mëshumë vigjilencë, parandalim dhe kulturë sigurimi. Tërmeti ivitit 2019 tregoi se sa të pambrojtur jemi: 51 viktima, qindra tëplagosur dhe mbi 1 miliard euro dëme. Edhe përmbytjet, nganëntori në prill, mbeten një kërcënim i përvitshëm, veçanërishtpër Ultësirën Perëndimore, duke rrezikuar jetën e mbi gjysmëmilioni qytetarëve dhe një të tretën e ekonomisë së vendit.
Lumenjtë me prurje të mëdha si vendbashkimi Drinit me Bunënnë të ashtuquajturin Baseni Drinë-Bunë, Vjosa, Mati dhe Semanie bëjnë këtë zonë veçanërisht të ekspozuar, ndërsa shpyllëzimi, ndërhyrjet në shtretër, ndërtimet pa kriter dhe menaxhimi i dobëte rrisin më tej riskun. Përmbytjet nuk janë një lajm sezonal, pornjë kërcënim që kërkon përgjegjësi dhe veprim nga të gjithë.
Rëndësia e sigurimeve
Në këtë realitet, sigurimet nuk janë më opsion dytësor, por mjetimë i sigurt për t’u mbrojtur financiarisht nga përmbytjet dhefatkeqësitë natyrore. Sigurimi i banesës, biznesit apo pasurive tëtjera ul pasiguritë ekonomike dhe shmang goditjen e rëndë qënjë ngjarje ekstreme sjell në buxhetin e familjeve dhekompanive.
Një policë sigurimi garanton kompensim të shpejtë dhe rikthimmë të lehtë në normalitet, edhe në skenarët më të vështirë. Rritjae mbulimit ul barrën mbi financat publike, pasi shteti nuk munddhe nuk duhet të mbulojë çdo dëm. Shembulli i fundit mesFrancës dhe Spanjës e tregon qartë: atje ku niveli i sigurimeveështë më i lartë, rikuperimi financiar është shumë më i shpejtëdhe nevoja për ndërhyrje shtetërore shumë më e vogël, si nërastin e Francës.
SIGAL Insurance Group si mundësi
Vetëm në nëntë muajt e parë të vitit 2025, sipas raportit zyrtar tëAMF, një e katërta e të gjitha dëmeve të paguara nga sektori isigurimeve në Shqipëri mbulohen nga SIGAL IG. SIGAL paguan po ashtu 40.39% të të gjitha dëmeve të tregut tësigurimeve në pronë, konkretisht 164,798,000 lekë.
Megjithëse qytetarët po paguajnë më pak për të siguruar pronatnga rreziqet e zjarrit dhe katastrofave, vetëm në vitin 2025 SIGAL IG ka paguar 50.93% më shumë dëme në pasuri përklientët e saj, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti mëparë.
Në SIGAL IG, për 0.04% të shifrës së siguruar, mund tësigurohet edhe përmbytja edhe rrëshqitja e dheut si sigurim. Përrreth 1 euro metri katror mund të sigurohet prona nga zjarri dherreziqe të tjera natyrore në police.
Anomalia në shifra
Nga ana tjetër, në tregun e sigurimeve vërehet një fenomenshqetësues: shqiptarët kanë paguar vetëm 407,985,000 lekë përsigurimet ndaj zjarrit dhe katastrofave natyrore në vitin 2025, një shifër që shënon një ulje prej 10.37% krahasuar me 9-mujorin e parë të vitit paraardhës.
Kjo ulje është në kontrast të plotë me realitetin, sidomos kurShqipëria renditet ndër vendet më të ekspozuara në Europë ndajpërmbytjeve, rrëshqitjeve të dherave, tërmeteve dhe zjarreve.
Ndaj pikërisht këtu duhet vënë alarmi: Shqipëria është më e rrezikuar, katastrofat natyrore po sjellin më shumë dëme; sirrjedhojë, shqiptarët duhet të sigurojnë më shumë pronën, banesën dhe biznesin e tyre.















