Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përmbytjet, Meta: Fatkeqësi e shkaktuar nga keqmenaxhimi prej Qeverisë, të dëmshpërblehen banorët për dëmet!

Editor by Editor
November 22, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Përmbytjet, Meta: Fatkeqësi e shkaktuar nga keqmenaxhimi prej Qeverisë, të dëmshpërblehen banorët për dëmet!
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se është e domosdoshme shpallja e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyre në zonat e përmbytura dhe theksoi se duhet të bëhet menjëherë, pasi kemi të bëjmë jo vetëm me fatkeqësi natyrore, por me një fatkeqësi natyrore të shkaktuar nga keqmenaxhimi i qeverisë.

*Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta*

Do të dëshiroja ta nisja këtë komunikim duke kujtuar sot me shumë nderim, pikërisht 22 nëntorin e vitit 1998, ditën kur përmes referendumit populli i Shqipërisë vendosi të sillte në fuqi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Natyrisht, kjo ngjarje që është një nga ngjarjet më pozitive për demokracinë, për përpjekjet tona për të ndërtuar shtetin e së drejtës, sigurisht që sot jo vetëm meriton të kujtohet por edhe meriton të analizohet sepse që nga ai moment në 24 vite Shqipëria nuk ka realizuar asnjë referendum. Edhe pse populli i Shqipërisë e vendosi referendumin në Kushtetutën e Republikës si mundësinë e tij për ta ushtruar sa herë që dilte jashtë kontrollit të sovranit klasa politike.

Dhe nga këto 24 vite pa referendum, për fat të keq, sot edhe pa llogaridhënie me pothuajse niveli i llogaridhënies zero në çdo nivel, vendor edhe qendror.

Vijmë tek një situatë tepër dramatike që nuk është e para por është e përsëritur dhe e paralajmëruar. Tek përmbytja që nuk erdhi nga shiu dhe as nga perëndia, erdhi vetëm nga korrupsioni, të cilin e kemi argumentuar në mënyrë të vazhdueshme sidomos përsa i takon keqmenaxhimit të sektorit të energjisë elektrike.

Tashmë 1685 hektarë të përmbytur në Bashkia e Shkodrës dhe qindra mijëra të rrethuara nga uji, shumë familje të evakuuara, ndërkohë që Bashkia e Shkodrës dhe autoritetet vendore dhe qytetarët nuk u lajmëruan, nuk u paralajmëruan sipas ligjit.

Po kështu është e qartë së në Shkodër hidrovoret nuk kanë qenë në punë për mungesë të energjisë elektrike

Ndërkohë që edhe në Lezhë, sipëfaqja e përmbytur llogaritet mbi 1300 hektarë, 500 hektarë Torovicë, 800 në Blinisht dhe në Zadrimë.
Po kështu kjo situatë kritike është edhe në Fushë-Krujë ku janë përmbytur mbi 150 hektarë në zonën e Mulqinës dhe Mallkuçit.

Natyrisht që nuk mund të mbetej jashtë përmbytjen qyteti i Durrësit me probleme shumë të mëdha në zonën e Kënetës, por pa asnjë diskutim edhe në zonën përherë të përmbytur sa herë që bie qoftë edhe një vesë shi, që është qendra e betonizuar e këtij qyteti tek Veliera.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur Fondi vjetor i Bordit të Kullimit për Shkodrën, për Kukësin dhe Lezhën është vetëm 80 mijë euro në vit, pra për të gjithë veriun është vetëm aq sa vjedh vetëm në një ditë inceneratori i Tiranës që nuk ekziston.

Dëmet tashmë në të gjitha zonat e përmbytura llogariten në disa qindra milionë euro, si për banesat e qytetarëve, për pajisjet elektroshtëpiake dhe orenditë, dëmtimi masiv i të mbjellave të ushqimit të bagëtive dhe blegtorisë.

Dhe e gjithë kjo situatë tregon se qeveria ka qenë inekzistente dhe të gjitha veprimet kanë qenë tepër minimale dhe tepër të vonuara dhe vetëm pasi situata kishte dalë nga kontrolli.

Dhe më e rënda është se KESH-I e bleu energjinë me shtrenjtë pikërisht në momentin kur dihej që do të kishte reshje dhe e shet shumë më lirë në bursë, pikërisht në këto momente.

-Dështoi në mënyrë spektakolare sistemi satelitor për të cilin u paguan 1.5 milionë euro për të parashikuar me saktësi motin.

-Dhe ndërkohë Komiteti i Plotave u mblodh vetëm të shtunën kur katastrofa kishte filluar.

Është e qartë se kjo situatë rrezikon të përkeqësohet me masat e improvizuara. Reshje të tjera priten dhe natyrisht se është e domosdoshme shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duhet të bëhet menjëherë pasi jo vetëm kemi të bëjmë me fatkeqësi natyrore por kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore të shkaktuar nga keqmenaxhimi i kaskadave tona nga qeveria. E cila duhet të dëmshpërblejë qytetarët dhe banorët për dëmet e tyre dhe njëkohësisht është e domosdoshme që drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të Sistemit Energjetik për të gjitha aktet e tyre të rënda, si korruptive që kanë çuar në këtë situatë të pakontrolluar të menaxhimit të kaskadës, ashtu dhe për mos lajmërimin e autoriteteve vendore dhe të qytetarëve për t’u mbrojtur nga përmbytja.

Dhe meqenëse e nisa me referendumin dua ta përfundoj këtë komunikim përsëri me referendumin sepse në një vend ku llogaridhënia tashmë është zero për shkak të kapjes së shtetit dhe paralizimit të gjitha institucioneve siç e tregon dhe kjo ngjarje. E vetmja rrugë, për rivendosjen e llogaridhënies është pikërisht ajo e referendumit. Ehe unë besoj shumë që në bashkëpunim me Partinë Demokratike dhe të gjitha forcat opozitare, shoqërinë civile dhe të gjithë grupet e interesit, ne do të bëjmë të mundur që Shqipëria shumë shpejt të ketë jo një, por të ketë disa referendum të cilat do të rivendosin përfundimisht shtetin e së drejtës dhe do të bëjnë të mundur që të kemi një shtet që iu përgjigjet qytetarëve dhe që i shtyp, i përçmon, i përzë dhe i përmbyt ata pa mëshirë siç ka ndodhur për fat të keq edhe këto ditë.

Previous Post

“Emri i Taulant Ballës në dosjen e bandave të Elbasanit: ka porositur vrasjen e avokatit pasi ai kishte përgjime të tij”

Next Post

“Do 5 mln dhe pikë…”! Videoja zbuloi pazaret e “Rrumit” për pronat në Gjirin e Lalzit

Next Post
“Do 5 mln dhe pikë…”! Videoja zbuloi pazaret e “Rrumit” për pronat në Gjirin e Lalzit

“Do 5 mln dhe pikë…”! Videoja zbuloi pazaret e “Rrumit” për pronat në Gjirin e Lalzit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025
Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

December 14, 2025
Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

AKTUALITET

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

by timoni.al
December 14, 2025
0

Dhe në prag të ndeshjes me Sassuolon, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, diskutoi për disa çështje të rëndësishme rreth...

Read moreDetails
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025
Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

December 14, 2025
Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

December 14, 2025
Ish-kapiteni legjendar i Milanit, i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë disa muaj më parë, pritet të mirëpritet me ovacione të mëdha në San Siro.

Ish-kapiteni legjendar i Milanit, i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë disa muaj më parë, pritet të mirëpritet me ovacione të mëdha në San Siro.

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al