Tuesday, November 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përgjimi i ri/ “Mos u hap shumë në Brazil se është vështirë”, si u kap kokaina e grupit të Eralbi Breçanit në portin e Brazilit

Editor by Editor
November 23, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Përgjimi i ri/ “Mos u hap shumë në Brazil se është vështirë”, si u kap kokaina e grupit të Eralbi Breçanit në portin e Brazilit
0
SHARES
39
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdojnë të dalin përgjime të reja për dosjen e që shkatërroi grupin prej 11 personash, ku në pranga ranë ish-zv drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefi i policisë Dedan Gjoni dhe dy të tjerë, ndërsa në kërkim janë Erlabi Breçani dhe 6 të tjerë. Nga zbërthimet e përgjimeve në SkyECC grupi akuzohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE. Madje, vetë Erzen Breçani ishte në dijeni të aktivitetit kriminal të të birit.

Nga përgjimet është dokumentuar edhe tentativa për të trafikuar 69 kilogram kokainë, por droga është kapur më datë 18.02.2021 në portin detar të Santos. Kokaina ishte fshehur në motorin frigoriferik të një kontenieri, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar, me destinacion Portin e Valencias, në Spanjë.

Vetë grupi e kishte të qartë se për të ngarkuar drogën dhe për ta kaluar nga portet e Barzilit është shumë më e vështirë dhe në fakt ashtu u rezultoi, pasi porosia prej 69 kg kokainë u kap nga autoritetet. Në përgjimet e Sky ECC, Ismail Zeneli, i cili ishte porositësi dhe financuesit, i thotë personit *D****P* (i paidentifikuar) se nuk duhet të hapet shumë dhe të këtë kujdes në Brazil. Ata diskutojnë për mënyrën se si do ta fshehin drogën nëpër kontejner pasi kishin frikë se do kapej.

Me datë 07.01.2021, Ismail Zeneli duke folur me Besmir Muratin diskutojnë për një shumë prej 500 mijë paund, që dyshohet se i është dërguar personat të paidentifikuar *D****p*, i cili ndodhej në Brazil për të bërë gati drogën për ta transportuar.

“Me datë 07.01.2021, në orën 10:42 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati. Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan: “…Dajlok a flete, QA bone a je mire, QA thot (*D****p*). Daj nji pytje qat £500 per ku ja nise atij? Ecu apo Bra. Kush ishte si transfert. Tha dje niset. Tha dje niset. Po mer dajlok. QA? S ato te parat. Ku je, Po flas….”. Kjo bisedë dyshohet se ka lidhje me bisedën e bërë më datë 03.01.2021, ora 20:54 midis Q3QNV9 dhe *D****P*, ku janë dërguar një sasi prej 500 mijë paund nga shtetasi Ismail Zeneli për tek *D****p*”, thuhet në dosjen e SPAK.

Përgjimet

Ismail Zeneli-(*D****P*); Nji gjë mos mu hap shume nga Brazili se ti e di mire atje Jan shume me vështirë hypja kupton. Me mire me pasqyra edhe me syt ose dyshemet me i sigurt nga ECU…

*D****p* –-Daje, Vetëm pasqyra than…

Ismail Zeneli; BRASILI nuk esht i leht….

*D****P*–Se dyshemet kapen, Pa merak se e bejn ne kompani me than…

Ismail Zeneli -Mire beje…

*D****P*–Hapag final…

Ismail Zeneli –Pa merak nga ana ime…

*D****P*–Dyshemenë se saldojnë mirë tha…

Ismail Zeneli —Probleme esht atje daku kupton…

“D****P*–Syt i vjedhin nuk dum probleme me Syt. Pasqyren skan si e vjedhin…

Ismail Zeneli –-Po mire, Po me ket 342 do ngarkosh sot….

*D****p*--Per sot, Po presim do iki ti takoj me von. Malli esht gati. Vetem kutin tranzit presin, Me trasport, Nga jasht do e bejn…

Ismail Zeneli —Daje aty mundohu, Me bere qmos…

*D****P*. O daje ktu rri I qetë, se unë nuk iki nga ktu unë pa nis 3-4 punë. Rri I qetë për ktu. Se ktu 1 kam gati tani unë gjanat. Vetëm po presim tna dali kutia e ktij përpara se kemi lënë me bo ktë me canta përpara. Javët tjetër e kam të sigurt punën me dyshemi, se nuk i bëjmë dot të dya se nuk arrim dot me I bo……. E kemi bo porosinë e kutisë dhe cdo gjo, për javës tjetër…

Eralbi Brecani –-Si ja kaluat…

Zeneli:–Po mire…

Besmir Murati–Okay plak…

*D****p*–Presim ishalla shko edhe kjo ne kompani edhe ska ndodh gjo…

Eralbi Breçani: Me qetesi pun te mbar….”

Roli i secilit prej anëtareve të grupit sipas SPAK

a) Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Gjithashtu shtetasi Ismail Zeneli ka rolin e nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transportuar me kontenier. Në bashkëpunim Ismail Zeneli ka patur edhe Artan Sulejmanin, i cili nuk evidentohet në komunikimet në grup, por më datë 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se më kë po organizon trafikun Ismaili.

b) Shtetasi Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Gjithashtu për shkak të kontakteve me persona me nacionalitet të huaj dhe kryesisht në Amerikën e Jugut ka krijuar lidhje ndërmjet tyre dhe anëtarëve të tjerë të grupit që kanë udhëtuar në këto shtete me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikimin të narkotikëve.

c) Shtetasi Besmir Murtati ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil).

d) Përdoruesi i SkyçECC *D****p*, i paidentifikuar ka pasur rolin e kontaktimit të personave me nacionalitet të huaj kryesisht nga Amerika e Jugut me qëllim sigurimin e lëndës narkotike; pritjen e shumave të parave të dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit në vendet e Amerikës së Jugut; blerjen e sasive të ndryshme të narkotikëve me këto para dhe organizimin e punës për futjen e lëndës narkotike në konteniere me qëllim trafikimit drejt vendeve të BE-së.

Previous Post

“Boss a marut…”! Dalin përgjimet e reja, si e futi shefi kriminelin në zyrën e shtetit?

Next Post

Të gjithë sytë nga Gaza! Koha e fillimit për pauzë në luftime do të shpallet brenda orëve

Next Post
Të gjithë sytë nga Gaza! Koha e fillimit për pauzë në luftime do të shpallet brenda orëve

Të gjithë sytë nga Gaza! Koha e fillimit për pauzë në luftime do të shpallet brenda orëve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Para ndeshjes Atletico-Inter, do të zhvillohet Angole-Argjentinë, një përballje ekskluzivisht për ata që kanë marrë vaksinën.

Para ndeshjes Atletico-Inter, do të zhvillohet Angole-Argjentinë, një përballje ekskluzivisht për ata që kanë marrë vaksinën.

November 10, 2025
Incident alarmant në ndeshjen e Salernitanës, lojtar i ekipit pëson humbje të ndjenjave dhe shpallet situatë emergjente për ndihmën mjekësore.

Incident alarmant në ndeshjen e Salernitanës, lojtar i ekipit pëson humbje të ndjenjave dhe shpallet situatë emergjente për ndihmën mjekësore.

November 10, 2025
Procedurat për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi janë shkelur; Rakipllari sqarojnë në Top Story detajet e dokumentit me informacion të klasifikuar.

Procedurat për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi janë shkelur; Rakipllari sqarojnë në Top Story detajet e dokumentit me informacion të klasifikuar.

November 10, 2025
“Tirana në qendër të vëmendjes, të tjerat u lënë pas”/ Zgjedhjet në pesë bashki, analistët shpjegojnë dështimin e PD: ‘Nuk mund të arrinin vetëm 3 mijë vota’

AKTUALITET

Para ndeshjes Atletico-Inter, do të zhvillohet Angole-Argjentinë, një përballje ekskluzivisht për ata që kanë marrë vaksinën.

by timoni.al
November 10, 2025
0

Më 26 nëntor, në stadiumin Metropolitano, Atletico Madrid do të sfidojë Interin në një ndeshje emocionuese, ku Diego Pablo Simeone...

Read moreDetails
Incident alarmant në ndeshjen e Salernitanës, lojtar i ekipit pëson humbje të ndjenjave dhe shpallet situatë emergjente për ndihmën mjekësore.

Incident alarmant në ndeshjen e Salernitanës, lojtar i ekipit pëson humbje të ndjenjave dhe shpallet situatë emergjente për ndihmën mjekësore.

November 10, 2025
Procedurat për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi janë shkelur; Rakipllari sqarojnë në Top Story detajet e dokumentit me informacion të klasifikuar.

Procedurat për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi janë shkelur; Rakipllari sqarojnë në Top Story detajet e dokumentit me informacion të klasifikuar.

November 10, 2025
“Tirana në qendër të vëmendjes, të tjerat u lënë pas”/ Zgjedhjet në pesë bashki, analistët shpjegojnë dështimin e PD: ‘Nuk mund të arrinin vetëm 3 mijë vota’

“Tirana në qendër të vëmendjes, të tjerat u lënë pas”/ Zgjedhjet në pesë bashki, analistët shpjegojnë dështimin e PD: ‘Nuk mund të arrinin vetëm 3 mijë vota’

November 10, 2025
Maurizio Sarri kërkon gjyqtarë të jashtëm, por çfarë tregojnë statistikat? Krahasimet me Premier League...

Maurizio Sarri kërkon gjyqtarë të jashtëm, por çfarë tregojnë statistikat? Krahasimet me Premier League…

November 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Para ndeshjes Atletico-Inter, do të zhvillohet Angole-Argjentinë, një përballje ekskluzivisht për ata që kanë marrë vaksinën.

Para ndeshjes Atletico-Inter, do të zhvillohet Angole-Argjentinë, një përballje ekskluzivisht për ata që kanë marrë vaksinën.

November 10, 2025
Incident alarmant në ndeshjen e Salernitanës, lojtar i ekipit pëson humbje të ndjenjave dhe shpallet situatë emergjente për ndihmën mjekësore.

Incident alarmant në ndeshjen e Salernitanës, lojtar i ekipit pëson humbje të ndjenjave dhe shpallet situatë emergjente për ndihmën mjekësore.

November 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al