Monday, June 9, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përgjimet burgosën Veliajn por delegjitimuan SPAK

Editor by Editor
April 7, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Përgjimet burgosën Veliajn por delegjitimuan SPAK
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Skaneri që publiku arrin ti bëjë çështjes Veliaj, sot kur përmbledhja e përgjimeve që ai bëri në 3 javë burgosje përmes telefonit të burgut është më e plotë dhe më e qartë. Erion Veliaj, ashtu siç kritikët e akuzonin përgjatë viteve të tij të pushtetit, ishte një njeri që kishte krijuar një botë paralele. 

Mjafton të lexosh se kryebashkiaku i Tiranës është i angazhuar më shumë për të prodhuar shoë në fjalimin e gjykatës në Apel, sesa të sqarojë akuzat për të dhe bashkëshorten e tij. Mjafton të lexosh sesi ai trishtohet kur njoftohet se gazetari Mero Baze ka patur një editorial që nuk lidhej me çështjen e tij gjatë ditëve të burgut. 

Akoma më i zhytur në botën e pushtetit dhe ekranit kur thotë se ata që dalin në TV dhe flasin për të, të porositen për të mos e tallur, apo kur të vëllait ia thotë pa asnjë ngurrim që të ndjekë me “kuç dhe me maç” të gjithë gazetarët dhe mediat që po raportojnë detaje nga dosja e SPAK për akuzat ndaj tij. 

Por nëse të parat janë shenjë e një degradimi politik dhe mental të një njeriu që ishte mësuar me pushtet pa kufi, më tej në biseda shikon se sulmet e koordinuara që Veliaj kërkonte dhe orientonte nga burgu janë të frikshme. 

Mënyra sesi një njeri pas hekurave kërkonte të orkestronte mbrojtjen dhe sulmin pa dëgjuar fillimisht drejtësinë, kaq do të duhet të mjaftonte që më 13 mars Veliaj të lihej pas hekurave. Por duket se kaq nuk ka mjaftuar. Në përmbledhjen e këtyre përgjimeve, që në fakt janë perifrazime dhe komente dhe jo transkripte bisedash të zbardhura, publiku njihet me Veliajn në të gjitha dimensionet që në fakt më shumë sesa dëmtojnë Veliajn, dëmtojnë Prokurorinë e Posaçme. 

Fjala bie në episodin e parë, cila është vepra penale që ka konsumuar Veliaj kur shpreh mllefin për ministrin Ulsi Manja. Manja nuk del se i ka premtuar asnjë favor Veliajt çka mund të pranohej përse këto përgjime do të paraqiteshin në publik. Në episodin tjetër, Veliaj i thotë bashkëshortes që mamaja e saj të mos pranonte të përgjigjej në SPAK. Vetë interpretimi që i është bërë këtij pasazhi është i pavend, pasi familjarët e çdo personi nën hetim janë të përjashtuar nga detyrimi për të kallëzuar atë apo veten e tyre. 

Këto janë të drejta që i takojnë çdo qytetari të republikës, përfshirë edhe Veliajn dhe familjen e tij. Apo akoma më keq, kur Veliaj kërkon të denoncojë faktin që për kokën e tij janë ofruar para, reagimi normal i çdo prokurorie në botë do të ishte verifikimi i dëshmisë dhe dëshmitarëve dhe jo ofrimi si ‘inskenim’ pa e verifikuar akoma i kësaj dëshmie. 

Përse prokuroria nuk i mori në pyetje Myslym Murrizin, Isuf Berberin dhe Alban Dokushin? Kush kërkoi para për kokën e Veliajt? Gënjen kryebashkiaku apo ata? 

Përse nuk ka komente për “Redaktorin”, e teksteve, që në këto përgjime zbulohet se është ai personi që ka ekzekutuar në rrjetet sociale sulmet ndaj prokurorisë. Për ta kuptuar mjafton të lexojmë atë që vetë SPAK shkruan për bisedën e “Arditit” me Veliajn, ku Veliaj i kërkon që të ndërhyjë te “redaktori” me ndonjë mesazh a takim, ku ti kërkojë që të zbusë gjuhën ndaj prokurorëve pasi duket sikur po kërkojnë ta dëmtojnë atë. 

Atëherë çfarë ka ndodhur? Në fakt kundërshtarët e SPAK e kanë gabim. SPAK nuk kërkon ta dënojë Veliajn me këto përgjime dhe biseda. Prokuroria i ka përdorur ato në maksimumin e tyre për ti treguar gjykatës se Veliaj ka fuqinë dhe rrezikshmërinë për ti dëmtuar provat dhe në këtë pjesë, kjo nuk ka më dyshim. Por një tjetër fakt, nuk duhet harruar. 

Ndërsa Veliaj po përpiqet të ringrejë imazhin e tij edhe nga burgu, SPAK duket se po dështon në atë që duhet të ishte themeli i një institucioni të drejtësisë: besueshmëria. Në vend që publiku të shohë një prokurori që vepron mbi prova të qarta dhe veprime të verifikueshme, ndeshet me një organ që ka zgjedhur të përçojë “komente”, “perifrazime”, dhe pasazhe që mund të dëmtojnë më shumë mënyrën sesi drejtohet një hetim sesa objektin e tij.

Ky lloj narracioni i shpërndarë në publik, ku përgjimet nuk shërbejnë për të ngritur akuza konkrete por për të formuar një opinion moral, e kthen një proces penal në një betejë propagandistike. Dhe kjo është shumë më e rrezikshme sesa arroganca e një politikani që flet nga burgu. Sepse ndërsa Veliaj mund të rrëzohet, drejtësia nuk duhet të bjerë kurrë. Dhe nëse SPAK vazhdon të ngatërrojë opinionin publik me provën, imazhin me ligjin, e përçmimin shoqëror me faktin penal, atëherë rrezikon të humbasë një nga gjërat më të çmuara që një institucion i drejtësisë mund të ketë: legjitimitetin.

Në fund të ditës, pyetja nuk është më nëse Veliaj është fajtor apo jo. Pyetja është: a kemi një drejtësi që mund t’i tregojë qytetarëve të vërtetën pa frikë, pa spektakël dhe pa axhendë? Sepse nëse përgjigjja është “jo”, atëherë humbja nuk është e Veliajt. Është e jona./Dosja.al

Previous Post

Zjarr në një magazinë në Pogradec, shpëtohet pa lëndime një person që jetonte brenda

Next Post

“Pyet KM, ai e di sa shkon pazari aty”/ A del zbuluar Rama në pergjimet e Veliajt?

Next Post
“Pyet KM, ai e di sa shkon pazari aty”/ A del zbuluar Rama në pergjimet e Veliajt?

“Pyet KM, ai e di sa shkon pazari aty”/ A del zbuluar Rama në pergjimet e Veliajt?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

June 9, 2025
Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

June 9, 2025
Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin

Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin

June 9, 2025
Klubi i njohur italian Brescia shuhet pas 114 vitesh, pronari refuzoi ta paguajë borxhin

AKTUALITET

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

by Editor
June 9, 2025
0

KOLUMBIA- Kandidatit presidencial dhe senatorit të njohur konservator në Kolumbi, Miguel Uribe Turbay u qëllua 3 herë, 2 herë në kokë,...

Read moreDetails
Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

June 9, 2025
Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin

Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin

June 9, 2025
Klubi i njohur italian Brescia shuhet pas 114 vitesh, pronari refuzoi ta paguajë borxhin

Klubi i njohur italian Brescia shuhet pas 114 vitesh, pronari refuzoi ta paguajë borxhin

June 9, 2025
Fabrizio Romano jep lajmin e madh, Reali arrin marrëveshje me talentin e Ajaxit

Fabrizio Romano jep lajmin e madh, Reali arrin marrëveshje me talentin e Ajaxit

June 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

June 9, 2025
Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

June 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al