Friday, June 6, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Perëndimi nuk ka as fuqinë dhe as interesin të izolojë Rusinë

Editor by Editor
April 27, 2022
in KRYESORE, OP-ED
0
KUSHTI/ Putin bën gati delegacionin për bisedimet me Ukrainën, cakton vendin e takimit
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa bota u trondit nga pushtimit rus i Ukrainës, një pyetje mbeti pa përgjigje. Në emër të kujt u shpall lufta? A janë shumica e rusëve peng i ambicieve perandorake të Vladimir Putinit, apo shoqëria ruse është në një mendje me idetë e këtij të fundit?

Gjatë ditëve të para të pushtimit, shumica e evropianëve anuan nga “teoria e pengjeve” dhe prisnin që rusët e zakonshëm të shprehnin kundërshtimin e tyre. U desh zbulimi i mizorive të pakuptueshme në Buça që opinioni publik të ndryshonte, duke e rikonceptuar luftën e Putinit si luftën e Rusisë.
Kontrolli total i medias nga Kremlini dhe shtypja në rritje, nuk ishin më të mjaftueshme për të shpjeguar, dhe lëre më pastaj të justifikuar, heshtjen e shoqërisë ruse. A nuk e dinin rusët të vërtetën për Buçën apo nuk donin ta dinin?

Shumë evropianë u indinjuan nga mënyra se si qytetarët rusë gëlltitnin me zor dhe mbyllnin sytë para barbarizmit të ushtrisë së tyre. Pas katastrofës bërthamore të Çernobilit në vitin 1986, përreth zonës së reaktorit që shpërtheu u krijua një “zonë përjashtimi”.

Për evropianët dhe për mendësinë politike perëndimore në përgjithësi, Rusia është shndërruar sot në një “Çernobil gjeopolitik”: një vend i katastrofës morale, një vend i rrezikshëm që duhet izoluar në maksimum. Dhe sot, shumë evropianë po ëndërrojnë për një botë pa Rusinë.

Në imagjinatën e tyre, Perëndimi nuk konsumon më burimet energjetike të Rusisë. Kontaktet kulturore janë ndërprerë dhe janë fortifikuar ndërkohë kufijtë e Evropës. Duket sikur Rusia është zhdukur nga harta. Edhe drejtuesit patologjikisht optimistë të biznesit, shohin pak gjasa për të ri–investuar në tregjet ruse gjatë viteve të ardhshme.

Dhe ndërsa Putini mbetet në pushtet, një lehtësim i konsiderueshëm i sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë duket një perspektivë e largët. Shumë politikë-bërës perëndimorë kanë hequr tashmë dorë nga shpresa për një ndryshim thelbësor të gjërave në Rusi. Në vend të kësaj, ata po fokusohen në masat që synojnë kufizimin e aftësisë së këtij vendi për të arritur objektivat e politikës së jashtme.

Por çdo përpjekje për ta izoluar Rusinë do të ishte shumë e ndryshme nga politika e Perëndimit gjatë Luftës së Ftohtë për frenimin e Bashkimit Sovjetik. Siç e konceptoi dikur Xhorxh Kenan, frenimi bazohej në supozimin se me kalimin e kohës, regjimi sovjetik ishte i destinuar të shembej për shkak të kontradiktave të tij të brendshme.

Një izolim si ai i Çernobilit, do të supozonte se Rusia nuk mund të ndryshojë ndonjëherë.

Lufta e Ftohtë i kishte rrënjët tek një diskurs, në të cilin duhej të fajësohej regjimi në Moskë, por populli sovjetik cilësohej i pafajshëm. Bashkimi Sovjetik përshkruhej si një burg, dhe udhëheqësit sovjetikë nuk u njohën asnjëherë si përfaqësues legjitimë të shoqërisë së tyre.

Në kontrast me idenë e një regjimi të mbrapshtë dhe të një populli të shtypur, në të cilin ndryshimi është ende i imagjinueshëm, një politikë që synon të krijojë në mënyrë të pandërgjegjshme një “zonë ruse të izolimit”, adopton një diskurs në të cilin Rusia është i pandryshueshme si qytetërim.

Ekzistojnë një mori arsyesh morale se përse Rusia duhet të getoizohet si një “Çernobilgjeopolitik”. Por trajtimi i Rusisë si një “Putin kolektiv”, do të ishte një gabim strategjik. Dhe ja përse. Së pari, nga ky koncept do të përfitonte kryesisht udhëheqësi rus.

Kjo i jep atij padashur legjitimitetin për të folur në emër të popullit rus. Akoma më keq: kjo qasje e justifikon narrativën e tij të shtrembëruar se e vetmja Rusi që mund të tolerojë Perëndimi është një Rusi e dobët ose e mundur. Nëse Rusia është një “Çernobil gjeopolitik”, strategjia e vetme e arsyeshme për çdo rus liridashës, është të largohet nga vendi.

Së dyti, një strategji e izolimit, është ndoshta vetë-shkatërruese sepse i jep fund interesit për atë që po ndodh në Rusi. Kjo parashikon që dështimi i rusëve për të folur kundër luftës, nënkupton se ky vend nuk do ta ndryshojë kurrë qëndrimin e tij ndaj konfliktit. Por ajo nuk merr parasysh faktin që disa rusë e mbështesin luftën jo sepse e mbështesin regjimin, por sepse shpresojnë në mënyrë irracionale se lufta do ta ndryshojë regjimin.

Njerëzit me mendësi opozitare, shpresojnë që një disfatë e ushtrisë ruse në Ukrainë do ta rrëzojë Putinin. Shumë prej mbështetësve të opozitës, po u shijon shkatërrimin i elitës ruse me pasuritë e tyre në parajsat fiskale në Perëndim, të pasuruar falë Putinit. Siç u shpreh edhe një këngëtar i njohur i muzikës rok, kur Perëndimi sekuestroi pronat e oligarkëve, rusët u bënë më në fund “të barabartë si në vitin 1917”.

Së treti, të vësh bast për një botë pa Rusinë është përfundimisht e kotë, sepse bota jo-perëndimore, e cila mund të mos jetë dakord me luftën e Kremlinit, vështirë se dëshiron që ta izolojë Rusinë. Shumë njerëz i shohin barbaritë aktuale si të neveritshme, por jo të jashtëzakonshme.

Vetë ata mbrojnë një qasje realiste pa vlera. Shumica e shteteve që presidenti amerikan XhoBajden ftoi në Samitin e tij për Demokracinë, nuk kanë vendosur ende sanksione ndaj Rusisë. Sulmi ushtarak i Rusisë në Donbas, vetëm sa po e përshkallëzon përplasjen midis atyre që e shohin Rusinë si të pariparueshme në aspektin moral, dhe atyre që e shohin atë si një realitet të pashmangshëm në politikën globale.

Kjo ofensivë do ta detyrojë opinionin publik evropian të zgjedhë midis “palës së paqes” (atyre që këmbëngulin se përparësia e Perëndimit duhet të jetë ndalimi sa më shpejt të jetë e mundur i armiqësive, edhe me koston e lëshimeve të mëdha nga Ukraina), dhe “palës së drejtësisë” (ata që këmbëngulin se prioritet duhet të jetë dëbimi i trupave ruse nga territori ukrainas edhe me çmimin e një lufte të zgjatur).

Paqja dhe drejtësia nuk rimojnë në historinë e Evropës. Nëse ju e quani pushtimin e Ukrainës si luftën e Putinit apo të rusëve, kjo nuk është një çështje shijeje, por një zgjedhje strategjike. Ajo sinjalizon pritshmëritë e Perëndimit për marrëdhëniet e tij me Rusinë pas Putinit, kurdo që të mbërrijë kjo kohë.

Shënim: Ivan Krastev, është kryetar i Qendrës për Strategjitë Liberale, Sofje, dhe bashkëpunëtor i përhershëm i Institutit të Shkencave Humane në Vjenë. / Financial Times – Bota

Previous Post

Dritan Abazoviç prezanton emrat e ministrave të qeverisë malazeze, dy prej tyre shqiptarë

Next Post

Çfarë janë ‘fletët’, armët brutale që po përdoren në Ukrainë?

Next Post
Çfarë janë ‘fletët’, armët brutale që po përdoren në Ukrainë?

Çfarë janë ‘fletët’, armët brutale që po përdoren në Ukrainë?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Ai nuk është impulsiv apo i zemëruar!” Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Vance: Jam krenar që qëndroj në krah Presidentit

“Ai nuk është impulsiv apo i zemëruar!” Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Vance: Jam krenar që qëndroj në krah Presidentit

June 6, 2025
Trajneri serb përplaset me gazetarin në Tiranë: Nuk më intereson…

Trajneri serb përplaset me gazetarin në Tiranë: Nuk më intereson…

June 6, 2025
FOTO/ Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit 

FOTO/ Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit 

June 6, 2025
E turpshme… Një gazetar serb “provokon” kapitenin Gjimshiti për bashkëshorten

AKTUALITET

“Ai nuk është impulsiv apo i zemëruar!” Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Vance: Jam krenar që qëndroj në krah Presidentit

by Editor
June 6, 2025
0

SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka reaguar për herë të parë pas krisjes së marrëdhënies mes presidentit Donald Trump dhe Elon...

Read moreDetails
Trajneri serb përplaset me gazetarin në Tiranë: Nuk më intereson…

Trajneri serb përplaset me gazetarin në Tiranë: Nuk më intereson…

June 6, 2025
FOTO/ Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit 

FOTO/ Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit 

June 6, 2025
E turpshme… Një gazetar serb “provokon” kapitenin Gjimshiti për bashkëshorten

E turpshme… Një gazetar serb “provokon” kapitenin Gjimshiti për bashkëshorten

June 6, 2025
“Të japim gjithçka në fushë”, Gjimshiti: Jemi përgatitur si duhet për ndeshjen ndaj Serbisë. Flet dhe për bashkëshorten serbe

“Të japim gjithçka në fushë”, Gjimshiti: Jemi përgatitur si duhet për ndeshjen ndaj Serbisë. Flet dhe për bashkëshorten serbe

June 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ai nuk është impulsiv apo i zemëruar!” Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Vance: Jam krenar që qëndroj në krah Presidentit

“Ai nuk është impulsiv apo i zemëruar!” Krisja e marrëdhënieve Trump-Musk/ Vance: Jam krenar që qëndroj në krah Presidentit

June 6, 2025
Trajneri serb përplaset me gazetarin në Tiranë: Nuk më intereson…

Trajneri serb përplaset me gazetarin në Tiranë: Nuk më intereson…

June 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al