Thursday, May 22, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Për ata që besonin se Rama do e lëshonte Erion Velinë

Editor by Editor
September 9, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, OP-ED
0
Për ata që besonin se Rama do e lëshonte Erion Velinë
0
SHARES
146
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Armand Shkullaku

Të gjithë ata që prisnin “lëshimin  e madh” të Erion Velisë nga Edi Rama, në asamblenë që përcaktoi drejtuesit e rinj të qarqeve në PS, kanë mbetur të zhgënjyer. Që nga shpërthimi i skandalit “5D”, ku një vjedhje kolosale e parave publike nga drejtuesit më të lartë të bashkisë doli sheshit, zërat se këtë herë Veliaj nuk do t’i shëptonte një hetimi penal erdhën duke u shtuar. Marrja në pyetje për rreth 7 orë e kryebashkiakut për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe nisja e një hetimi jo shumë të qartë pasuror për familjarët e tij, e përforcoi bindjen se kryeministri do ua linte duart e lira prokurorëve të SPAK.

Por ndërsa SPAK po i zvarriste çështjet ku dyshohej roli i kryebashkiakut, (madje në aktakuzën për inceneratorin e Tiranës ai u la jashtë), ata që ende vazhdojnë të kenë një besim të pashpjegueshëm tek “drejtësia e re” dhe tek një teori absurde për gjoja një konflikt Rama- Veliaj, prisnin me optimizëm asamblenë e qershorit, ku, sipas tyre, Rama do e shkarkonte Veliajn nga drejtues i qarkut dhe do i jepte kështu sinjalin e shumëpritur SPAK.

Kjo kategori optimistësh është shumë laramane. Në të bëjnë pjesë naivët që mendojnë se SPAK është një institucion i pavarur që mund të funskionojë në një regjim autokratik, duke injoruar me kokëfortësi faktet kur organi i akuzës ka qenë në sinkron me interesat e kryeministrit. Veç naivëve, në këtë kategori bën pjesë dhe një numër jo i vogël rilindasish që më shumë shpresonin se sa besonin, që Edi Rama do ta çgradonte Veliajn në shtator. Pakënqësia që lideri lëshonte tavolinave ndaj kryebashkiakut, fuqia e jashtëzakonshme që ai i veshi Belinda Ballukut, kunjat në takimet partiake dhe frika e skandaleve të tjera që thuhet se mund ta implikojnë sërish delfinin e Ramës, i dhanë jetë idesë së një ndëshkimi të mundshëm të boss-it ndaj çirakut plangprishës.

Si pjesë e tretë e kësaj kategorie janë edhe ata opozitarë të Ramës që në mënyrë të pakuptueshme jetojnë në iluzionin e një konflikti mes tij dhe Veliaj. Në dalje publike, debate, shkrime e fjalime, eksponentë të opozitës e kanë shndërruar në realitetin e tyre këtë të ashtuquajtur konflikt. Dhe nisur nga kjo premisë e marrë, ata i janë bashkuar idesë “optimiste” se Rama do e lëshonte Veliajn në duart e SPAK. Akti pritej të ndodhte në shtator.

Në një vend ku të gjitha pushtetet kontrollohen nga një njeri i vetëm, është normale që si “shpëtim” të nisin e përjetohen teoritë konspirative. Kur nuk ka rrugë për të thyer autokracinë, fillojnë të çelen shtigjet e absurdit. Rama do të eleminojë Velinë se e shikon si rrezik për pushtetin e tij në të ardhmen, Dumani nuk ia harron lobimin kundër tij në zgjedhjen për kreun e SPAK, amerikanët nuk e ftuan në iks festë, Rama nuk i dha dorën, retushoi fotot, nuk i qeshi etj etj. Në mungesë të zgjidhjeve të tjera, këto çikërrima i mbivendosen realitetit. Madje ato kthehen në argumenta duke asgjesuar analizën e ftohtë dhe logjikën politike të pushtetit të Ramës.

Sepse nëse nisesh pikërisht nga këto të fundit, Edi Rama nuk kishte asnjë motiv të lëshonte njeriun, të cilit i ka dhënë aq pushtet sa ka dashur t’i japë dhe të cilin e ka nën kontroll të plotë nëse do të guxonte të mendonte se mund ta drejtonte shtyllën kurrizore. Në një pushtet ku servilizmi paguhet, Veliaj sigurisht meriton pagesën më të lartë. Po të mos biesh në kurthin e konspiracioneve të pashpresa, por të mbështetesh tek argumentat dhe analiza, ajo që ndodhi në asamblenë e shumëpritur ishte e kuptueshme.

Në radhë të parë Edi Rama nuk mund të ndëshkojë një model të bashkisë që është mot à mot modeli i tij i qeverisë. Veliaj, si nxënës shembullor, ka ndjekur ekzaktësisht mësimet e mjeshtrit të madh. Nëse Rama do e lëshonte Velinë në duart e SPAK, çfarë arsyetimi do të kishin prokurorët për të mos hetuar nesër edhe vendimarrjet në qeveri? Rama pra nuk mbron Velinë, por veten dhe modelin e tij.

Por janë dhe arsyet pragmatike, që fare lehtë i rrëzojnë pritshmëritë e “optimistëve” tashmë të zhgënjyer. A i intereson Edi Ramës të hyjë në zgjedhje për Bashkinë e Tiranës përpara zgjedhjeve të përgjithshme? A do të njollosej më shumë pushteti i tij me një kryebashkiak të fuqishëm në detyrë që merret i pandehur? Për të mos folur pastaj për lehtësinë e infrastrukturës së krijuar nga kryetari i bashkisë në gjithë këto vite, ku paratë e 5D-ve janë derdhur për qëllime elektorale tek votuesit, mediat e deri tek kundërshtarët politikë. Ku pushteti i madh që ka adminstrimi i kryeqytetit është investuar tek bizneset, individët me ndikim dhe klanet kriminale që qarkullojnë miliona.

Pra a ka logjikë që kryeministri t’i hyjë një aventure të tillë, meqë nuk e duroka dot kryebashkiakun apo se nesër ai mund t’i rrezikojë karriken? Ramës i intereson dhe argëtohet me teoritë e çartura të një konflikti në PS, madje dhe i inkurajon ato duke i servirur si të vetmen shpresë të kundërshtarëve për të kërcënuar pushtetin e tij. Por ai nuk ka as interesa politike dhe as llogari pragmatike ta lëshojë delfinin e tij. Më parë mund të besohet që Altin Dumani të jetë një prurje e re në PS se sa SPAK të marrë leje për të hetuar Erion Velinë.

/Lapsi.al

Previous Post

Prag sfida ndaj Gjeorgjisë/ Silvinjo enigmatik: Nuk flas për formacionin, kundërshtari i fortë

Next Post

Kosova harron humbjen e dhimbshme ndaj Rumanisë/ Shfaq fytyrën e vërtetë, fiton thellë ndaj Qipros

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Operacioni “Ura”/ Gjykata e Tiranës miraton nisjen e procedurave për ekstradimin në Itali të Ekil Nderjakut dhe Ervis Detit

Operacioni “Ura”/ Gjykata e Tiranës miraton nisjen e procedurave për ekstradimin në Itali të Ekil Nderjakut dhe Ervis Detit

May 22, 2025
Tetë vite nga Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA: Qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë, reforma po jep rezultate

Ambasada e SHBA në Tiranë: Zyra e DEA-s është aktive në Shqipëri, kushdo që ka informacion për trafikun e drogës ose pastrimin e parave ta denoncojë

May 22, 2025
“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit”, Berisha nxjerr videon: Në bar kafenë e një vëzhguesi të PS në Elbasan u gjetën fletë dhe lista votimi

“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit”, Berisha nxjerr videon: Në bar kafenë e një vëzhguesi të PS në Elbasan u gjetën fletë dhe lista votimi

May 22, 2025
ENIGMA/ Dënohen Zarka dhe avokati Çela, por asnjë informacion për gjyqtarët dhe prokurorët që u korruptuan nga treshja e “Champions League”

AKTUALITET

Operacioni “Ura”/ Gjykata e Tiranës miraton nisjen e procedurave për ekstradimin në Itali të Ekil Nderjakut dhe Ervis Detit

by Editor
May 22, 2025
0

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e palës italiane për nisjen e procedurave të ekstradimit për Ekil Nderjakun dhe Ervis Detin....

Read moreDetails
Tetë vite nga Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA: Qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë, reforma po jep rezultate

Ambasada e SHBA në Tiranë: Zyra e DEA-s është aktive në Shqipëri, kushdo që ka informacion për trafikun e drogës ose pastrimin e parave ta denoncojë

May 22, 2025
“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit”, Berisha nxjerr videon: Në bar kafenë e një vëzhguesi të PS në Elbasan u gjetën fletë dhe lista votimi

“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit”, Berisha nxjerr videon: Në bar kafenë e një vëzhguesi të PS në Elbasan u gjetën fletë dhe lista votimi

May 22, 2025
ENIGMA/ Dënohen Zarka dhe avokati Çela, por asnjë informacion për gjyqtarët dhe prokurorët që u korruptuan nga treshja e “Champions League”

ENIGMA/ Dënohen Zarka dhe avokati Çela, por asnjë informacion për gjyqtarët dhe prokurorët që u korruptuan nga treshja e “Champions League”

May 22, 2025
Investigimi tronditës: ‘Lumenj’ droge nga Shqipëria drejt Italisë me traget, heroina fshihej te personat e moshuar

Investigimi tronditës: ‘Lumenj’ droge nga Shqipëria drejt Italisë me traget, heroina fshihej te personat e moshuar

May 22, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Operacioni “Ura”/ Gjykata e Tiranës miraton nisjen e procedurave për ekstradimin në Itali të Ekil Nderjakut dhe Ervis Detit

Operacioni “Ura”/ Gjykata e Tiranës miraton nisjen e procedurave për ekstradimin në Itali të Ekil Nderjakut dhe Ervis Detit

May 22, 2025
Tetë vite nga Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA: Qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë, reforma po jep rezultate

Ambasada e SHBA në Tiranë: Zyra e DEA-s është aktive në Shqipëri, kushdo që ka informacion për trafikun e drogës ose pastrimin e parave ta denoncojë

May 22, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al