Friday, May 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD feston 32-vjetorin e themelimit, Bylykbashi: Në demokraci mjaftojnë zgjedhjet e lira dhe pluralizmi. Rama ka shkelur vijën e kuqe

Editor by Editor
December 11, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
PD feston 32-vjetorin e themelimit, Bylykbashi: Në demokraci mjaftojnë zgjedhjet e lira dhe pluralizmi. Rama ka shkelur vijën e kuqe
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi tha se zgjedhjet e lira, demokratike dhe pluralizmi janë ato që i duhen demokracisë, duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka shkelur disa herë vijën e kuqe.

“32-vite më parë isha vetëm një gjimnazist dhe kur erdhi lajmi se më 8 dhjetori ishin rebeluar studentët në Durrës na erdhi ai lajm, kishim pasion. Po ashtu kur erdhi lajmi se ishte themeluar PD, ndoshta nuk e rrokëm shumë kuptimin e saj. Besoj se të gjithë e kanë brenda një urë që e ka përshkruar vetë. Pluralizmi si themel i ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës. Në demokraci mjaftojnë zgjedhje të mira demokratike dhe pluralizmi. Në këto 9 vite Rama ka shkelur vijën e kuqe të zgjedhjeve, e ka bërë këtë disa herë. Rama ka vënë në shënjestër vijën e kuqe, atë që na ndan nga diktatura, pikërisht pluralizmin”, tha ai, duke shtuar: “Në 2021 ODIHR tha se zgjedhjet nuk ishin as të lira e as të fshehta. PD tha fjalë por nuk veproi. Por prej më shumë se një viti Edi Rama ka vënë në shënjestër vijën e fundit që na ndan nga diktatura, PLURALIZMIN. Fillimisht përdori korruptimin e opozitës duke ofruar bashkëqeverisje okulte. Loboi ndërkombëtarisht që ta përçante PD me non grata pa prova. Ata që bashkëpunuan me Edi Ramën e çentralizuan PD dhe përjashtuan deputetë e demokratë të thjeshtë që nuk ranë dakord. Por demokratët reaguan. Më 9 shtator 2021, akti i porositur për përjashtimin e Sali Berishës nuk shkaktoi thjesht valë shoku. Atë mbrëmje u vu në lëvizje sistemi imunitar i demokracisë. Foltorja sot ka hyrë në histori dhe në fjalorin politik si sinonim i demokracisë. Edi Rama acarohet kur mendon se sa vaj i kishte punët para 9 shtatorit 2021 dhe se si i ka sot, kur përballë ka një PD krejt tjetër, me një lidership që nuk bën pazare e një opozitë të vendosur për ta rrëzuar nga pushteti. Edi Rama përdori policinë e gazin lotsjellës kundër PD, kundër jush. Po përdor padinë e paligjëshme që disa individë, që nuk duan të njohin votën e antarësisë dhe vullnetin e saj, ia kanë ngulur PD-së në trup. Po përdor gjykatën për të mbajtur peng regjistrimin në zgjedhje të PD dhe kandidatëve që u zgjodhën në primare nga 55.000 anëtarë dhe simpatizantë në një proces pa precedent. Akti më I fundit, më 6 dhjetor nuk ishte sulm kundër Sali Berishës, por kundër PD, kundër çdo demokrati e kundër opozitës. Ishte aggression mbi PLURALIZMIN. Më 6 dhjetor u kapërcye edhe vija e fundit e kuqe, ajo e pluralizmit. Sot nuk ka më vend për fjalë paralajmëruese, po për veprim. Edi Rama ndëshkohet për prekjen e zgjedhjeve që po vijnë dhe për sulmin ndaj pluralizmit! Disa kanë zgjedhur diplomacinë, por ne, shumica, kemi zgjedhur demokracinë. Vota e lirë është shpresa dhe zgjidhja! Demokracia është si lumi. Lumi ka shtratin e tij, dhe shtrati i demokracisë janë zgjedhjet e lira pluraliste e konkuruese. Edi Rama po kërkon t’i vejë një barrierë këtij lumi dhe përpiqet ta mbajë atë me disa shkopinj. Gabim shumë i madh, sepse ky lumë që quhet opozitë demokratike do t’i marrë përpara. Nëse e llogarit ndryshe, i bën llogaritë shumë gabim. Miq, duke ju uruar gëzuar themelimin e PD, ju bëj thirrje të ngrihemi në mbrojtje të pluralizmit q ë na sollën studentët 32 vite më parë!”
Previous Post

“Thyenim akullin e lumit që të kalonim ujin zbathur për në shkollë”, Gjebrea: Kam dhimbje në kraharor

Next Post

“Do ta përmbysim këtë kalbësirë”, Berisha akuza të ashpra Ramës: Nuk do të kursejmë asgjë, jetën e japim dhe votën s’e falim. Azem, je gjallë!

Roli i Shqipërisë në Aleancë dhe sfidat e sigurisë në rajon, Rama pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte
AKTUALITET

Roli i Shqipërisë në Aleancë dhe sfidat e sigurisë në rajon, Rama pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

by Editor
May 16, 2025
0

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka pritur në Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ka mbërritur në vendin tonë në...

Read moreDetails
Nga Starmer, Macron, Meloni, Erdogan, Zelensky, Sanchez e Rutte, ja LISTA e liderëve që mbërrijnë sot në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian

Nga Starmer, Macron, Meloni, Erdogan, Zelensky, Sanchez e Rutte, ja LISTA e liderëve që mbërrijnë sot në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian

May 16, 2025
Samiti i Komunitetit Politik Europian sot në Tiranë, Rama ndan pamjet nga brenda strukturës ku do të mbahet aktiviteti

Samiti i Komunitetit Politik Europian sot në Tiranë, Rama ndan pamjet nga brenda strukturës ku do të mbahet aktiviteti

May 16, 2025
“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

May 15, 2025
Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

May 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Roli i Shqipërisë në Aleancë dhe sfidat e sigurisë në rajon, Rama pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Roli i Shqipërisë në Aleancë dhe sfidat e sigurisë në rajon, Rama pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

May 16, 2025
Nga Starmer, Macron, Meloni, Erdogan, Zelensky, Sanchez e Rutte, ja LISTA e liderëve që mbërrijnë sot në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian

Nga Starmer, Macron, Meloni, Erdogan, Zelensky, Sanchez e Rutte, ja LISTA e liderëve që mbërrijnë sot në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian

May 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al