Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD: 22 mijë të punësuar! Rama po “armatoset” me administratën për zgjedhjet

Editor by Editor
January 5, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
PD: 22 mijë të punësuar! Rama po “armatoset” me administratën për zgjedhjet
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Partisë së Lirisë, edhe Partia Demokratike ka reaguar për raportin e INSTAT-it që tregon se në administratë janë 22 mijë më shumë të punësuar. Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit, për PD-në, ky është alarm i kuq. “Çdo vend i ri pune është armatosje e pushtetit të Ramës për të marrë me dhunë zgjedhjet” tha zëdhënësja e selisë blu Floriana Garo.

“Shtet-rrumpalla elektorale e Edi Ramës është tashmë një realitet që, çdo ditë e më shumë, punon kundër një shteti serioz të shqiptarëve.

Të dhënat e fundit të INSTAT, që është instituti qeveritar i statistikave, japin një shifër alarmante të fryrjes së administratës shtetërore nga Edi Rama. Që nga viti 2014 administrata shtetërore, qëndrore apo vendore, është rritur me 22 mijë vetë.

Ata që mendojnë se këto janë rroga që shkojnë për familjet shqiptare e kanë gabim. Këto janë bonuse që u jepen patronazhistëve, kujdestarëve grabitqarë të zgjedhjeve vendore dhe kuvendore në shtet-rrangallën elektorale të Ramës.

Janë para të taksave tuaja, që shkojnë në xhepin dhe kontot e tyre. Ndër këta 22 mijë vetë gjenden militantë të Rilindjes, që e marrin rrogën edhe kur janë jashtë vendit, siç e kemi denoncuar nga kjo foltore rastin e bashkisë së Vaut të Dejës.

Ata shpërblehen që, kur të vijnë zgjedhjet të kthehen në Shqipëri dhe të punojnë për manipulimin e vullnetit të bashkëqytetarëve të tyre. Me pak fjalë të punojnë që rroga e tyre të vazhdojë.

Fakti i pakundërshtueshëm se kapterët e administratës përdoren si ushtri elektorale, mund të vërtetohet fare thjeshtë nga fryrja sezonale sa herë afrojnë zgjedhjet.

Në vitin 2021 administrata u fry me 8 mijë vetë, pikërisht për arsye se vendi ishte ne sezonin e korrje-shirjeve elektorale.

Ky është një alarm i kuq për fatin e zgjedhjeve vendore në prag. Çdo vend pune që shtohet, në nivel qendror apo vendor, nuk është gjë tjetër veçse armatosja e pushtetit të Ramës për të marrë me dhunë zgjedhjet e radhës.

Por, nuk kemi të bëjmë vetëm me krim elektoral, dhe taksapaguesit nuk duhet ta shohin këtë si ankesë të Partisë Demokratike.

Fryrja e administratës do të thotë rritje e peshës së shtetit në ekonomi. Sipas të dhënave të INSTAT, pesha e administratës publike në ekonomi, arsim, shëndetësi etj., në totalin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) shënoi rritje me 2.5 pikë. Rritja e peshës së administratës në ekonomi nisi gradualisht pas vitit 2013.

Qeveria “Rama 3” ka rreth 15 ministri nga 12 që ishin në qeverinë “Rama 2” dhe 19 në qeverinë “Rama 1”.

Në vitin 2020, nga 10 degët kryesore të ekonomisë, administrata publike ishte e treta për peshën më të lartë në ekonomi, pas bujqësisë me 19.2 %, dhe sektorit të tregtisë, akomodimit dhe transportit me mbi 15%.

Partia Demokratike do t’i përgjigjet armatosjes së administratës për manipulimin e zgjedhjeve dhe rëndimin e arkës së shtetit me rezistencë të çarmatosur dhe të pandërprerë.

Ne do t’i kundërvëmë “shtetit të madh” dhe të kapur të Edi Ramës, alternativën e qendrës së djathtë, duke ftuar të na bashkohen të gjithë ata që besojnë se shteti nuk është i partisë, por i Shqipërisë.

I së njëjtës Shqipëri së cilës duhet t’i dalim zot të gjithë bashkë” tha Garo.

Previous Post

Ambasadorja Yuri Kim shkon në SPAK, takim me Altin Dumanin

Next Post

Tre viktima! Arrestohet shoferi që e bëri “Benz”-in copë copë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“‘Nëse nuk e zëvendësoni flamurin e grisur brenda 14 orëve, do të shkarkoheni.’ Mitro Çela rrëfen ngjarjen me Azemin pas kthimit nga Greqia: Policët me mustaqe na u paraqitën kur…”

December 16, 2025
Ngjarja Kryesore: Kërkesa për Arrestimin e Ballukut, Dudushi: SPAK-u po Politikësohet, Vendimi i Kushtetueses u Interpretua si…

"Rasti i Ballukut tregon një qasje politike nga SPAK" / Curri në 'Top Story': Në janar, Rama mund të...

“Rasti i Ballukut tregon një qasje politike nga SPAK” / Curri në ‘Top Story’: Në janar, Rama mund të…

December 16, 2025
Kuvendi kërkon arrestimin e Ballukut, gazetarja Hoxha thekson: SPAK ka vepruar ndryshe se zakonisht, surpriza zbulohet…

AKTUALITET

by timoni.al
December 16, 2025
0

Mitro Çela sjell përkujtime nga vizita e tij në Greqi në vitin 1992, kur ishte deputet i Partisë Demokratike, bashkë...

Read moreDetails
Ngjarja Kryesore: Kërkesa për Arrestimin e Ballukut, Dudushi: SPAK-u po Politikësohet, Vendimi i Kushtetueses u Interpretua si…

Ngjarja Kryesore: Kërkesa për Arrestimin e Ballukut, Dudushi: SPAK-u po Politikësohet, Vendimi i Kushtetueses u Interpretua si…

December 16, 2025
"Rasti i Ballukut tregon një qasje politike nga SPAK" / Curri në 'Top Story': Në janar, Rama mund të...

“Rasti i Ballukut tregon një qasje politike nga SPAK” / Curri në ‘Top Story’: Në janar, Rama mund të…

December 16, 2025
Kuvendi kërkon arrestimin e Ballukut, gazetarja Hoxha thekson: SPAK ka vepruar ndryshe se zakonisht, surpriza zbulohet…

Kuvendi kërkon arrestimin e Ballukut, gazetarja Hoxha thekson: SPAK ka vepruar ndryshe se zakonisht, surpriza zbulohet…

December 16, 2025
Demi Moore e tronditur nga vdekja e Rob Reiner: Nuk kam fjalë, fëmijët tanë u rritën bashkë.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“‘Nëse nuk e zëvendësoni flamurin e grisur brenda 14 orëve, do të shkarkoheni.’ Mitro Çela rrëfen ngjarjen me Azemin pas kthimit nga Greqia: Policët me mustaqe na u paraqitën kur…”

“‘Nëse nuk e zëvendësoni flamurin e grisur brenda 14 orëve, do të shkarkoheni.’ Mitro Çela rrëfen ngjarjen me Azemin pas kthimit nga Greqia: Policët me mustaqe na u paraqitën kur…”

December 16, 2025
Ngjarja Kryesore: Kërkesa për Arrestimin e Ballukut, Dudushi: SPAK-u po Politikësohet, Vendimi i Kushtetueses u Interpretua si…

Ngjarja Kryesore: Kërkesa për Arrestimin e Ballukut, Dudushi: SPAK-u po Politikësohet, Vendimi i Kushtetueses u Interpretua si…

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al