Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pasuritë e fshehura të Ceno Klosit/ Zbardhet skema në offshore e njeriut të besuar të Ballukut

Editor by Editor
November 27, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Pasuritë e fshehura të Ceno Klosit/ Zbardhet skema në offshore e njeriut të besuar të Ballukut
0
SHARES
75
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni investigativ Vetting

Hoteli i fshehtë i Ceno Klosit në Londër, kur do sekuestrohet? Më 7 Qershor 2024, Klosi do të emërohej zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë duke qenë në konflikt interesi me detyrën pasi edhe sot e kësaj dite që Klosi është deputet vazhdon të jetë në konflikt interesi. Kjo pasi ai rezulton aksioner aktiv te kompania “First Bar Limited” dhe pronar i një hoteli luksoz në Londër të Britanisë së Madhe.

Nëpërmje burimeve konfidenciale “Vetting” ka siguruar informacione, të cilat zbulojnë se Klosi është njëri nga tre pronarët e një hoteli prestigjioz në Londër.

“Biznesi në Mbretërinë e Bashkuar në të cilin Klosi zotëron 33% të aksioneve, First Bar Limited, ka në zotërim të drejtën e leasehold për një pub në Surrei- Foresters Arms në Hampton Uick, të cilën e bleu më 31 maj 2019 për 108 mijë paund”- tha një burim për Vetting.

Liz’hold (Leasehold) është një formë e marrjes me qira të tokës ose pronës, ku njëra palë blen të drejtën për të zënë tokë ose një ndërtesë për një kohë të caktuar.

Nga të dhënat në faqen zyrtare të kësaj prone të paluajtshme zbulohet se ky hotel me restorant dhe pub-i është krijuar në vitin 1861. Madje pas ndryshimit të menaxhimit te “The Foresters Arms” është ndryshuar pjesërisht dekorimi, ku kompania ka bërë investime të reja.

Nga dokumentet zyrtare zbulohen detaje të tjera për transaksionet e këtij hoteli, të cilat “Vetting” i ka siguruar nga Regjistri i Tokës ose “HM Land Registry”, i cili është pjesë e Departamentit për Nivelimin, Strehimin dhe Komunitetet, që varet nga Sekretari i Shtetit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në dokumentin e datës 20 mars 2022, kompania “First Bar Limited” konfirmohet si zotëruese e këtij hotel-pubi, me adresën fillestare të kompanisë. Aty evidentohet edhe shuma e blerjes së kontratës, e cila konfirmon transaksionin me vlerë 108 mijë paund.

Mosdeklarimi i këtij aseti në mënyrë specifike, e ka bërë Ceno Klosin subjekt të ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive”, ku zyrtarët e lartë duhet të deklarojnë në çdo rast pasuritë që ata zotërojnë sipas nenit 4, pika a të po këtij ligji.

Në asnjë moment nuk zbulohet ky aset nga Ceno Klosi në deklaratën fillestare në ILDKPKI-së, duke shtuar numrin e shkeljeve që ka bërë kreu i Tatimeve. Madje Ceno Klosi përsëri vit pas vit deklaratën e pasurisë, duke përsëritur edhe fshehjen e pasurisë, si ish-Drejtor i Përgjithshëm te Tatimet, si ish-zv.ministër te Infrastruktura dhe si deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Por si nisën problemet e Klosit me kompanitë në offshoret e Londrës?

Në Janar 2019, Ceno Klosi do të bëhej një nga ortakët e kompanisë “First Bar Limited” me seli në Londër, së bashku me Redin Dokaj dhe Ritvan Dhamo.

Klosi zotëronte 33% të aksioneve, siç i ka edhe aktualisht sot që flasim, por problemet e tij me këtë kompani do të fillonin kur do të kalonte në krye të ish Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve të Ngurta.

Në formularin e dorëzuar te Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Klosi nuk do të deklaronte se kishte përfituar kredi në 5 maj 2020 nëpërmjet kompanisë “First Bar Limited” nga bankat britanike.

Nga dokumentet zyrtare, ai nuk ka deklaruar Fondin e Përbashkët të kompanisë me vlerë 33 mijë paund për vitin 2020 dhe me vlerë 121 mijë paund për vitin 2021. Gjithashtu kompania ka patur llogari bankare me vlerë 18 mijë paund në vitin 2020, të cilat janë 4-fishuar në 72 mijë paund në vitin 2021.

Por ky është problemi më i vogël sepse gjërat u komplikuan kur bankieri nga Fieri vendosi të kalonte në krye të Administratës Tatimore. Ngelet mister se si Klosi ka pranuar të marrë një post, i cili me fshehjen e kompanisë do ta vendoste përballë shkeljeve të Kodit Penal.

“Vetting” ka zbuluar se Klosi nuk ka hequr dorë nga aksionet e kompanisë dhe të vetëdeklarimi i formularit të pasurisë.

Akoma më i paqartë ngelet fakti se pse Ceno Klosi nuk dha dorëheqjen nga aksionet e kompanisë në Londër, ku edhe sot e kësaj dite rezulton aksioner në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike. Sipas nenit 22, të këtij ligji, Ceno Klosit i ndalohet që të zotërojë aksione ose pjesë në kapital, si dhe çdo lloj përfitimi tjetër, që nuk buron nga zotërimi pasiv, nga shoqëritë tregtare.

Së fundmi, Prokuroria e Posaçme ka marrë çështjen e Bankers Petroleum dhe ka vendosur nën hetim edhe institucionin e Tatimeve, ku duhet theksuar se për rreth 4 vite, ky institucion është drejtuar nga deputeti Ceno Klosi, ndaj të cilit sa vijnë e shtohen dosjet në Prokurori, por deri më sot nuk ka asnjë masë pezullimi apo ndalimi nga SPAK.

Previous Post

Media italiane zbulon identitetin e 24 individëve të dyshuar si të përfshirë në grupin shqiptar që trafikoi 1300 kg kokainë në drejtim të Italisë.

Next Post

Rabiot: “Allegri ka vizion për të ardhmen, ndërsa De Zerbi na bëri të dyshojmë. Më quajnë Kali i Çmendur për shkak të…”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mark Rutte deklaroi se Europa nuk mund të sigurohet pa ndihmën e SHBA-së, ndërsa Franca përgjigjet: Europianët janë të gatshëm dhe do ta marrin përsipër vetë mbrojtjen e tyre.

Mark Rutte deklaroi se Europa nuk mund të sigurohet pa ndihmën e SHBA-së, ndërsa Franca përgjigjet: Europianët janë të gatshëm dhe do ta marrin përsipër vetë mbrojtjen e tyre.

January 27, 2026
Përplasje mes blogeres dhe mjekut pediatër në gjykatë: Edi Tushe tha se emri i tij është përdorur pa leje, ndërsa Pitarka mbrojt të ardhurat e prindërve që kërkojnë ndihmë.

Përplasje mes blogeres dhe mjekut pediatër në gjykatë: Edi Tushe tha se emri i tij është përdorur pa leje, ndërsa Pitarka mbrojt të ardhurat e prindërve që kërkojnë ndihmë.

January 27, 2026
Adriano, nënës i mashtrojnë me inteligjencë artificiale, ‘Perandori’ shpreh zemërimin: "Do të vij dhe do të të kërkoj"

Adriano, nënës i mashtrojnë me inteligjencë artificiale, ‘Perandori’ shpreh zemërimin: “Do të vij dhe do të të kërkoj”

January 27, 2026
PD propozon rritjen e seancave në Kuvend: I papranueshëm shqyrtimi i 19 ligjeve brenda një dite. PS: Do të eliminojmë 4 ligje nga rendi i ditës.

Lajmi Fundit

Mark Rutte deklaroi se Europa nuk mund të sigurohet pa ndihmën e SHBA-së, ndërsa Franca përgjigjet: Europianët janë të gatshëm dhe do ta marrin përsipër vetë mbrojtjen e tyre.

by timoni.al
January 27, 2026
0

Franca shprehu një reagim të ashpër ndaj deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili theksoi se...

Read moreDetails
Përplasje mes blogeres dhe mjekut pediatër në gjykatë: Edi Tushe tha se emri i tij është përdorur pa leje, ndërsa Pitarka mbrojt të ardhurat e prindërve që kërkojnë ndihmë.

Përplasje mes blogeres dhe mjekut pediatër në gjykatë: Edi Tushe tha se emri i tij është përdorur pa leje, ndërsa Pitarka mbrojt të ardhurat e prindërve që kërkojnë ndihmë.

January 27, 2026
Adriano, nënës i mashtrojnë me inteligjencë artificiale, ‘Perandori’ shpreh zemërimin: "Do të vij dhe do të të kërkoj"

Adriano, nënës i mashtrojnë me inteligjencë artificiale, ‘Perandori’ shpreh zemërimin: “Do të vij dhe do të të kërkoj”

January 27, 2026
PD propozon rritjen e seancave në Kuvend: I papranueshëm shqyrtimi i 19 ligjeve brenda një dite. PS: Do të eliminojmë 4 ligje nga rendi i ditës.

PD propozon rritjen e seancave në Kuvend: I papranueshëm shqyrtimi i 19 ligjeve brenda një dite. PS: Do të eliminojmë 4 ligje nga rendi i ditës.

January 27, 2026
Video/ Starmer e përqesh Macronin: Ai kishte syze të errëta dhe fliste frëngjisht

Video/ Starmer e përqesh Macronin: Ai kishte syze të errëta dhe fliste frëngjisht

January 27, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mark Rutte deklaroi se Europa nuk mund të sigurohet pa ndihmën e SHBA-së, ndërsa Franca përgjigjet: Europianët janë të gatshëm dhe do ta marrin përsipër vetë mbrojtjen e tyre.

Mark Rutte deklaroi se Europa nuk mund të sigurohet pa ndihmën e SHBA-së, ndërsa Franca përgjigjet: Europianët janë të gatshëm dhe do ta marrin përsipër vetë mbrojtjen e tyre.

January 27, 2026
Përplasje mes blogeres dhe mjekut pediatër në gjykatë: Edi Tushe tha se emri i tij është përdorur pa leje, ndërsa Pitarka mbrojt të ardhurat e prindërve që kërkojnë ndihmë.

Përplasje mes blogeres dhe mjekut pediatër në gjykatë: Edi Tushe tha se emri i tij është përdorur pa leje, ndërsa Pitarka mbrojt të ardhurat e prindërve që kërkojnë ndihmë.

January 27, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al