Sunday, May 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pasi vrau Egli Progën, vrasësi Denis Meçe fjeti në makinë/ Ofroi 10 mln lekë për të mos u futur në burg

Editor by Editor
August 15, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Pasi vrau Egli Progën, vrasësi Denis Meçe fjeti në makinë/ Ofroi 10 mln lekë për të mos u futur në burg
0
SHARES
77
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Korçës për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndaj Denis Meçes i arrestuar si autor i vrasjes së Egli Progës më 10 gusht 2024 në Pogradec.

Vrasja ndodhi në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec. Për Denis Meçen policia e kishte referuar materialin për “Vrasje me dashje” ndërsa Prokuroria zbuti akuzën në “Vrasje nga pakujdesia” me argumentin se materialet që kishte sjellë policia e kualifikonin veprën penale në këtë akuzë.

Në vendimin e zbardhur të datës 13 gusht të gjyqtares së Korçës, Luljeta Kole, të siguruar nga Report tv, zbulohet se Meçe pasi është larguar nga vendngjarja ka fjetur në makinë. Më pas pasi është përmendur ka telefonuar avokatin dhe i ka kërkuar për ta shoqëruar në komisariat.

Në seancën gjyqësore avokati ka thënë se 29-vjeçari ka pasur vullnet për të dhënë shpjegime për atë që ka ndodhur pasi ai nuk ka pasur për qëllim të kryejë vrasjen e babait të dy fëmijëve, dhe as të largohet.

“Avokati Eduart Muçi deklaroi në gjykatë se klienti i tij Denis Meçe nuk ka pasur për qëllim t’i fshihet drejtësisë largimi i tij menjëherë pas ngjarjes ka qenë i pavullnetshëm dhe në kushtet kur ka qenë i dehur.

Ai ka fjetur në automjet derisa është përmendur, ka telefonuar atë si avokat, dhe pasi i është shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, vetë i ka kërkuar për ta shoqëruar për në Komisariatin e Policisë.

Vullneti i tij ka qenë për të dhënë shpjegime në lidhje me sa ka ndodhur, pasi ai nuk ka pasur për qëllim të kryejë vrasjen e një shtetasi, dhe as të largohet, pavarësisht se pasoja është e rëndë dhe kemi të bëjmë me humbjen e një jete”

Garanci 1 milionë lekë të reja për të mos e futur në burg

Në dosje zbulohet dhe se avokati ka kërkuar garanci prej 1 milionë lekësh për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ por gjykata nuk e ka pranuar.

“Sipas mbrojtjes, arrestimi në flagrance i këtij shtetasi duhet të cilësohet si i ligjshëm, por kërkohet që ndaj këtij shtetasi të caktohet një tjetër masë sigurimi, e ndryshme nga arresti në burg, mbajtur parasysh marzhin e dënimit që parashikon dispozita, rrethanat e kryerjes së veprës penale, mënyrën si ka ndodhur ngjarja, qëndrimin e personit nën hetim, faktin që nuk ka qenë i dënuar më pare, faktin që nuk ekziston mundësia për t’u larguar apo për t’iu fshehur drejtësisë, faktin që nuk ka mundësinë e dëmtimit apo prishjes së provave. Kërkohet nga gjykata që të caktohet si masë sigurimi “arrestin në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ose “Garancia pasurore” në shumën 1.000.000 lekë, e cila është një vlerë e konsiderueshme dhe i garanton gjykatës që nëse ky person i fshihet drejtësisë dëmi ekonomik do të jetë tepër i madh.”

Kërkoi ndjesë në gjykatë

Denis Meçe ka kërkuar ndjesë dhe ka thënë që është i keqardhur për sa ka ndodhur, pas nuk ka pasur për qëllim ta dëmtojë dhe aq më tepër ta vrasë të ndjerin.

“Vetë shtetasi nën hetim Denis Meçe deklaroi se është dakord me sa parashtroi avokati. Ai kërkon ndjesë dhe është tepër i keqardhur për sa ka ndodhur, pas ai nuk ka pasur për qëllim ta dëmtojë dhe aq më tepër ta vrasë të ndjerin” shkruhet në vendim.”

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e të shtunës, teksa viktima Egli Proga sapo kishte mbyllur biznesin e tij, një kafene të vogël në emër të të atit. Mbetet ende enigml se si ka nisur konflikti mes tyre dhe cili ka qenë shkaku që Denis Meçe e ka goditur 42-vjeçarin, duke i shkaktuar fraktura në kokë, të cilat i sollën edhe vdekjen.

Familjarët e të ndjerit kanë akuzuar Policinë e Pogradecit dhe Urgjencën për mosreagim në kohë dhe tentativa për të fshehur krimin. Prej dy ditësh, mes Policisë dhe Prokurorisë po bëhetë një “ping pong” deklaratsh, të cilat ia hedhin fajin njëra-tjetrës.

Në media është raportuar se Denis Meçe njihej si gjiobëvënës në Pogradec dhe se Egli Progës i kishte kërkuar xhiron ditore të kafenesë si “haraç” dhe për shkak të refuzimit të këtij të fundit e dhunoi për vdekje. Por, kjo pistë është përjashtuar nga Policia, e cila pretendon se ka qenë një konflikt i çastit dhe se autori dhe viktima nuk e njihnin njëri-tjetrin.

Previous Post

I njohur si ‘Koka e drogës’, SPAK konfiskon pasuritë e Alket Hatijas

Next Post

Luka Modric, lojtari me më shumë trofe në historinë e Real Madridit

Next Post
Luka Modric, lojtari me më shumë trofe në historinë e Real Madridit

Luka Modric, lojtari me më shumë trofe në historinë e Real Madridit

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës
AKTUALITET

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

by Editor
May 10, 2025
0

Në rrjet po ziejnë disa thashetheme, por ende jo zyrtare apo me fakte, ku thuhet se kryebashkiaku i Tepelenës është...

Read moreDetails
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para

EMRAT/ Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona në Kukës

May 10, 2025
Pretendon se po shpërndante para/ Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë 

Pretendon se po shpërndante para/ Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë 

May 10, 2025
Kërcet arma në Peshkopi! Polici qëllon me armë, baba i kandidatit të PS

Kërcet arma në Peshkopi! Polici qëllon me armë, baba i kandidatit të PS

May 10, 2025
‘Plas’ në Dibër/ Dyshohet se transportonte para dhe tollona nafte për blerje votash, mbështetësit e PD bllokojnë makinën

‘Plas’ në Dibër/ Dyshohet se transportonte para dhe tollona nafte për blerje votash, mbështetësit e PD bllokojnë makinën

May 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

May 10, 2025
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para

EMRAT/ Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona në Kukës

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al