Friday, May 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pashkët/ Papa Françesku zhvillon takim me JD Vance! Atit i Shenjtë nga lozha e “Shën Pjetrit”: Po shohim shumë vullnet për vdekje në konfliktet e shumta

Editor by Editor
April 20, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Pashkët/ Papa Françesku zhvillon takim me JD Vance! Atit i Shenjtë nga lozha e “Shën Pjetrit”: Po shohim shumë vullnet për vdekje në konfliktet e shumta
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VATIKAN- Papa Françesku u shfaq pak pas mesditës nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit për bekimin “Urbi et Orbi”, për qytetin dhe botën, në përfundim të Meshës së Pashkës.

“Pashkët janë festa e jetës! Zoti na ka krijuar për jetën dhe dëshiron që njerëzimi të ringjallet! Në sytë e Tij çdo jetë është e çmuar! Qoftë ajo e fëmijës në barkun e nënës së vet, ashtu edhe ajo e të moshuarve apo të sëmurëve, që në një numër gjithnjë e më të madh vendesh konsiderohen si njerëz të hedhur tej. 

Sa shumë vullnet për vdekje shohim çdo ditë në konfliktet e shumta që përfshijnë pjesë të ndryshme të botës! Sa shumë dhunë shohim shpesh edhe brenda familjeve, ndaj grave apo fëmijëve! Sa përçmim ushqehet ndonjëherë ndaj më të dobëtëve, të përjashtuarve, migrantëve”, tha Papa duke ia lënë leximin e mesazhit të bekimit “Urbi et Orbi” mjeshtrit të ceremonive liturgjike, imzot Diego Ravelli.

Në mesazhin “Urbi et Orbi”, si zakonisht, Papa përshkon me vështrim shumë zona krize në botë, duke shprehur shpresën për një “marrëveshje paqeje” mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, “vullnete pajtimi” në Ballkanin Perëndimor, si edhe paqe dhe fund të dhunës në Republikën Demokratike të Kongos, në Sudan dhe Sudanin e Jugut, në Sahel, në Bririn e Afrikës dhe në Rajonin e Liqeneve të Mëdha dhe luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. 

Ati i shenjtë këtë mëngjes, në orën 11:30, priti në rezidencën e tij në Shtëpinë e Shën Martës nënkryetarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, për një “takim privat të shkurtër”, konfirmoi salla e shtypit e Vatikanit.

“Takimi, që zgjati disa minuta, shërbeu për të shkëmbyer urimet në ditën e Pashkës”, njoftoi Vatikani.

I kthyer në Vatikan nga spitali Gemelli më pak se një muaj më parë, më 23 mars, Papa ndodhet ende nën kujdes nga mjekët. Megjithatë, edhe pse me vështirësi në lëvizje dhe në të folur, ai është shfaqur disa herë në publik gjatë Javës së Shenjtë. Më së fundi dje pasdite, disa orë para Meshës së Vigjiljes së Pashkës.

Previous Post

Vrasja e dy personave në rrethana misterioze në Bad Nauheim, Policia gjermane nis një operacion i madh për gjetjen e autorit/ëve

Next Post

“Balluku nuk erdhi në takimin e paralajmëruar”/ Banorët e Hotolishtit në protestë për aksin Elbasan-Qafë Thanë: Do bojkotojmë zgjedhjet!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Vonesa në skemën e investimeve: fermerët pa pagesa, fondet të pashpërndara që nga 2024

May 1, 2026
Bllokada amerikane ndaj porteve iraniane, Teherani: Shkelje e drejtpërdrejtë e armëpushimit

Irani i dërgon Pakistanit një propozim të ri për paqe me SHBA-në, Teherani vazhdon përpjekjet diplomatike

May 1, 2026
Rama: BE-ja është bekim për ne — Intervistë me ambasadorin italian në Berlin; Duhet më shumë shpejtësi, pak burokraci

Duam bukë, paqe dhe liri/ Protestë 1 Maj në Francë, aktivistët protestojnë dhe kërkojnë paga më larta

KRYESORE

by timoni.al
May 1, 2026
0

Edhe pas dy vjetësh, Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Zhvillimit të Bujqësisë dhe Rural (AZHBR) nuk kanë dhënë ende...

Read moreDetails
Bllokada amerikane ndaj porteve iraniane, Teherani: Shkelje e drejtpërdrejtë e armëpushimit

Irani i dërgon Pakistanit një propozim të ri për paqe me SHBA-në, Teherani vazhdon përpjekjet diplomatike

May 1, 2026
Rama: BE-ja është bekim për ne — Intervistë me ambasadorin italian në Berlin; Duhet më shumë shpejtësi, pak burokraci

Rama: BE-ja është bekim për ne — Intervistë me ambasadorin italian në Berlin; Duhet më shumë shpejtësi, pak burokraci

May 1, 2026
Duam bukë, paqe dhe liri/ Protestë 1 Maj në Francë, aktivistët protestojnë dhe kërkojnë paga më larta

Duam bukë, paqe dhe liri/ Protestë 1 Maj në Francë, aktivistët protestojnë dhe kërkojnë paga më larta

May 1, 2026
Protestë në Tiranë për 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vonesa në skemën e investimeve: fermerët pa pagesa, fondet të pashpërndara që nga 2024

Vonesa në skemën e investimeve: fermerët pa pagesa, fondet të pashpërndara që nga 2024

May 1, 2026
Bllokada amerikane ndaj porteve iraniane, Teherani: Shkelje e drejtpërdrejtë e armëpushimit

Irani i dërgon Pakistanit një propozim të ri për paqe me SHBA-në, Teherani vazhdon përpjekjet diplomatike

May 1, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al