Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas talljes me Trump, del për herë të foto e Ramës me McGonigal në zyrën e tij në kryeministri

Editor by Editor
October 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Pas talljes me Trump, del për herë të foto e Ramës me McGonigal në zyrën e tij në kryeministri
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk kanë kaluar as 24 orë nga batutat e Ramës për presidentin Donald Trump dhe menjëherë nga Shtetet e Bashkuara ka ardhur një “reagim” i hidhur për kryeministrin tonë. Për herë të parë është publikuar foto e Charles McGonigal, ish-shefit të zyrës së kundërzbulimit të FBI në New York, aktualisht i burgosur në zyrën e Edi Ramës në kryeministri. Me gjasë ky është takimi i tyre i parë në datën 9 shtator 2017.

Fakti që McGonigal dhe Rama janë takuar bashkë në kryeministri nuk është një lajm i ri. Ky është konfirmuar në dosjen e FBI dhe është pranuar edhe nga vetë Rama. Takimi u mundësua nga ish-këshilltari i Ramës Dorian Duçka dhe ish agjenti i SHIK, Agron Neza. Në këtë takim është folur për licencat e naftës në jug të vendit dhe pikërisht këtu ka lindur miqësia mes Edi Ramës dhe McGonigal.

Në dosjen e FBI, që çoi në burg Charles McGonigal, thuhet se këtë foto ai ia dërgoi një miku të tij duke i thënë se Edi Rama po reformonte drejtësinë në vendin e tij dhe kjo paraqiste “mundësi të shumta”. Nuk dihet se çfarë nënkuptonte Charles McGonigal me mundësi të shumta.

Pikërisht nga ky moment që tregohet në foto nisi një marrëdhënie e ngushtë interesi mes McGonigal dhe Ramës, pasi i pari ishte i interesuar për zhvendosjen e licencave të nxjerrjes së naftës në jug, ndërsa Rama ishte i interesuar për një hetim të Lulzim Bashës nga FBI, për paratë e paguara për lobim në SHBA.

Në akt-akuzën që dënoi McGonigal me 2 vjet burg në ëashington, paragrafi 22 thuhet se: “Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me Personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë të ishte i kujdesshëm në dhënien e licencave për fushat e naftës në Shqipëri për kompani ruse. Personi A dhe Personi B kishin të dy interes financiar në vendimin e qeverisë për dhënien e licencave për nxjerrjen e naftës”

Por si e rrëfen Rama takimin? Kryeministri i Shqipërisë fillimisht mohon diskutimin për licenca nafte apo kompani konkrete. Në përgjigjen që përsëriti pak a shumë njësoj në katër intervista, Rama tha se biseda kishte qenë e përgjithshme për influencën ruse, madje e quajti një “bashkëbisedim miqësor të përgjithshëm”.

“Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse në tërësi, më foli për rajonin, ku influenca ruse është prezente, ndërsa në Shqipëri është inekzistente” tha Rama në një intervistë për Grida Dumën në Top Channel.

“Nuk ka folur ai me mua për asnjë lloj biznesi në favor të personave të tjerë” shtoi kryeministri gjatë intervistës.

Interesante është se foto ka dalë nga ish-këshiltari i Trump për politikën e jashtme gjatë fushatës së vitit 2016, George Papadopoulos. Ai merr shkas nga gajasjet e Ramës në samitin e djeshëm, teksa tallej me ngatërresën që Trump kishte bërë mes Shqipërisë dhe Armenisë.

“Charles McGonigal është fotografuar këtu me Kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. Ai gjithashtu drejtonte hetimin “Crossfire Hurricane” me Comey në të njëjtën kohë. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?” shkruan Papadoupolos duke iu referuar Ramës.

Ndërkohë më poshtë, bie në sy edhe një koment i Allison Guerrero, ish e dashura e Charles McGonigal që thotë se e kishte pasur dikur këtë foto por ishte detyruar ta fshijë nga rrjetet sociale.

“Pothuajse 2 vjet më vonë, kur më dorëzuan thirrjen time të parë në gjyq për këtë çështje për hetimin e DDC, agjentët e FBI-së erdhën në shtëpinë time, më treguan postimin që kisha bërë dhe më pyetën për të. Megjithatë, postimi nuk ekzistonte më në faqen time. U detyrova ta fshija. Unë dhe Charlie shkuam në gjykatë për këtë, kështu që është në ato të dhëna gjyqësore. Ai e përdori atë në një procedurë civile kundër meje kur paraqiti një urdhër ndalimi. As nuk e dija që dikush tjetër e kishte këtë foto.” shkruan Guerrero.

Ende nuk dihet se si kjo foto përfundoi në rrjetet sociale, por siç thotë ish e dashura e Charles McGonigal, e sigurtë është që agjentët e FBI e kishin në duart e tyre. Ndërsa video e Edi Ramës që tallej publikisht me Donald Trump një ditë më parë bëri xhiron e botës në rrjetin social X, madje disa prej demokratëve e përdorën për të sulmuar Trump. E sigurtë është që ajo video dhe batutat e kryeministrit të Shqipërisë kanë acaruar shumë njerëz përtej Atlantikut.

Previous Post

Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, tre persona të lënduar nga përplasja mes dy automjeteve

Next Post

“Qëndro në vend, duar nën!” / Vrasja e 40-vjeçarit në Babrru, momenti i kapjes së perpetratorit.

Next Post
"Qëndro në vend, duar nën!" / Vrasja e 40-vjeçarit në Babrru, momenti i kapjes së perpetratorit.

"Qëndro në vend, duar nën!" / Vrasja e 40-vjeçarit në Babrru, momenti i kapjes së perpetratorit.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Raporti i FMN-së për Shqipërinë: Ekonomia është në rritje, por 'Paqja Fiskale' mund të kërcënojë menaxhimin e tatimeve.

Raporti i FMN-së për Shqipërinë: Ekonomia është në rritje, por ‘Paqja Fiskale’ mund të kërcënojë menaxhimin e tatimeve.

December 24, 2025
Tre persona dënohen me 17 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Lezhës për kultivimin e bimëve narkotike në Kashnjet në prill të vitit të kaluar.

Tre persona dënohen me 17 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Lezhës për kultivimin e bimëve narkotike në Kashnjet në prill të vitit të kaluar.

December 24, 2025
Napoli, De Laurentiis synon të sigurojë Conten; rinovimi drejt vitit 2029 me trajnerin në prag.

Napoli, De Laurentiis synon të sigurojë Conten; rinovimi drejt vitit 2029 me trajnerin në prag.

December 24, 2025
Mësimet që mund të dalin nga viti 2025: Një vit plot ndryshime të vogla, por me rëndësi.

Lajmi Fundit

Raporti i FMN-së për Shqipërinë: Ekonomia është në rritje, por ‘Paqja Fiskale’ mund të kërcënojë menaxhimin e tatimeve.

by timoni.al
December 24, 2025
0

Fondi Monetar Ndërkombëtar kaPublikuar një raport të ri për ekonominë e Shqipërisë, duke evidentuar rritjen e fortë ekonomike që vazhdon...

Read moreDetails
Tre persona dënohen me 17 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Lezhës për kultivimin e bimëve narkotike në Kashnjet në prill të vitit të kaluar.

Tre persona dënohen me 17 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Lezhës për kultivimin e bimëve narkotike në Kashnjet në prill të vitit të kaluar.

December 24, 2025
Napoli, De Laurentiis synon të sigurojë Conten; rinovimi drejt vitit 2029 me trajnerin në prag.

Napoli, De Laurentiis synon të sigurojë Conten; rinovimi drejt vitit 2029 me trajnerin në prag.

December 24, 2025
Mësimet që mund të dalin nga viti 2025: Një vit plot ndryshime të vogla, por me rëndësi.

Mësimet që mund të dalin nga viti 2025: Një vit plot ndryshime të vogla, por me rëndësi.

December 24, 2025
Seanca e parë për të akuzuarit lidhur me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc mbahet sot.

Seanca e parë për të akuzuarit lidhur me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc mbahet sot.

December 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Raporti i FMN-së për Shqipërinë: Ekonomia është në rritje, por 'Paqja Fiskale' mund të kërcënojë menaxhimin e tatimeve.

Raporti i FMN-së për Shqipërinë: Ekonomia është në rritje, por ‘Paqja Fiskale’ mund të kërcënojë menaxhimin e tatimeve.

December 24, 2025
Tre persona dënohen me 17 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Lezhës për kultivimin e bimëve narkotike në Kashnjet në prill të vitit të kaluar.

Tre persona dënohen me 17 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Lezhës për kultivimin e bimëve narkotike në Kashnjet në prill të vitit të kaluar.

December 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al