UEFA publikoi kalendarin për ndeshjet e fazës 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve, të cilat do të zhvillohen në datat 10, 11, 17 dhe 18 mars. Faza do të nisë më 10 mars në orën 18:45 me ndeshjen mes Galatasaray dhe Liverpool. Pas kësaj, tre ndeshje do të zhvillohen në orën 21:00 që përfshijnë përballjet Atalanta-Bayern Mynih, Atletico Madrid-Tottenham dhe Newcastle-Barcelona.
Më 11 mars, ndeshjet fillojnë sërish në orën 18:45 me sfidën Bayer Leverkusen-Arsenal, ndërsa në orën 21:00 do të përballen PSG me Chelsea, Real Madrid me Manchester City dhe Bodo/Glimt me Sporting Lisbonë.
Një javë më vonë, ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 17 mars, duke filluar gjithashtu në orën 18:45 me sfidën Sporting Lisbonë-Bodo/Glimt. Më pas, në orën 21:00, do të luajnë Manchester City-Reali, Chelsea-PSG dhe Arsenal-Bayer Leverkusen. Në 18 mars, do të zhvillohen ndeshjet kthyese për takimet e 10 marsit: Barcelona-Newcastle në orën 18:45 dhe Bayern Mynih-Atalanta, Liverpool-Galatasaray dhe Tottenham-Atletico Madrid në orën 21:00.
Këto ndeshje premtojnë emocione të mëdha për tifozët dhe rivalitet të fortë mes klubeve më të mira evropiane.















