Thursday, December 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pano Soko jep dorëheqjen nga Nisma Thurje: Shkatërruam çdo gjë për 1 javë

Editor by Editor
July 23, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Pano Soko jep dorëheqjen nga Nisma Thurje: Shkatërruam çdo gjë për 1 javë
0
SHARES
42
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pano Soko ka dhënë dorëheqjen nga Nisma Thurje. Me anë të një postimi në Facebook, Soko thekson se “ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin një turpërim i pamerituar në sytë e gjithë atyre që na votuan dhe që me votën e tyre na ngarkuan përgjegjësinë e rëndë për të qënë zëri dhe fytyra e tyre në jetën politike e publike të vendit”.

“Pavarësisht se personalisht u përpoqa me sa munda që çështja të merrte zgjidhje nga palët në konflikt, tentova me çdo formë e mënyrë të sillja racionalitet në një mjedis tejet të ngarkuar emocional, fatkeqësiaht nuk arrita dot. Prandaj unë sot dua të përmbush përgjegjësinë për aq sa më takon përballë gjithë atyre që na besuan ndaj vendosa të tërhiqem nga çdo funksion dhe angazhim politik që kam në partinë Nisma Thurje”, lexohet në postimin e Sokos, shkruan A2.

Postimi i plotë i Pano Sokos:

Ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin një turpërim i pamerituar në sytë e gjithë atyre që na votuan dhe që me votën e tyre na ngarkuan përgjegjësinë e rëndë për të qënë zëri dhe fytyra e tyre në jetën politike e publike të vendit. Ngjarje kjo që personalisht besoj se do të jetë në kufijtë e të pamundurës për t’u rekuperuar, si në aspektin politiko-elektoral, por deri diku edhe në imazh publik.

Dhe ky turpërim kërkon përgjegjësi.

Pavarësisht se personalisht u përpoqa me sa munda që çështja të merrte zgjidhje nga palët në konflikt, tentova me çdo formë e mënyrë të sillja racionalitet në një mjedis tejet të ngarkuar emocional, fatkeqësiaht nuk arrita dot.

Prandaj unë sot dua të përmbush përgjegjësinë për aq sa më takon përballë gjithë atyre që na besuan ndaj vendosa të tërhiqem nga çdo funksion dhe angazhim politik që kam në partinë Nisma Thurje.

Ne, në vetëm një javë, arritëm me sukses të bënim pluhur e hì gjithë atë punë shumëvjeçare për ngritjen e një alternative të re, jo vetëm me fytyra të reja, por edhe me një koncept të ri të të bërit politik, larg intrigave dhe sherreve banale për karrige, larg egove të sëmura dhe inateve personale që shndërrohen në kauza të forcës politike, larg meskinitetit fëminor që përcakton sjelljen politike, apo konfliktit antagonist siç rëndom kemi parë politikën të servirë në këto 35 vjet.

Në këtë javë ne treguam që nuk jemi shumë larg tyre.

Në vetëm një javë ne zhbëmë gjithë atë iniciativë fantastike, që ishte sfidimi i sistemit të listave të mbyllura dhe garimi me lista të hapura.

Sot mandatin e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet dhe Nismës Thurje si pjesë e koalicionit, e mori një person që as e donte, as nuk punoi për ta marrë, as e kishte ambicje, asgjë. Një person që me dëshirën e mirë për të ndihmuar, pranoi të hynte në listë fiktive dhe të luante rolin e saj si garante, por që sot e sheh veten me mandat.

Dhe kjo për mua është vijë e kuqe!

Ne iu premtuam njerëzve që në parlament do të çonim atë që ata vetë do të vendosnin me votën e tyre, do të çonim më të votuarit prej tyre.

Iu thamë që mos merakoseshin se e kishim të garantuar mekanizmin.

Dhe këto i bërtitëm me zë të lartë dhe pa pushim në çdo tubim, takim apo studio TV.

Por doli që i gënjyem! As nuk çuam dikë që u votua nga ata dhe as mekanizmin s’e patëm të garantuar.

Dhe në optikën time kjo është pikë-thyerje politike. Pas kësaj pikë-thyerje, unë nuk i shoh dot më njerëzit në sy. Më vjen turp kur më shkruajnë apo më ndalojnë në rrugë. Nuk më lejon cipa në faqe t’i shoh, sepse menjëherë skuqet.

Sepse personalisht besoj që morali dhe ndershmëria janë dy tipare themelore që i kanë munguar politikës deri më sot dhe që ne do të duhej të sillnim.

65 mijë votues sot përfaqësohen nga një person që as e njohin e as i njeh. Dhe pse? Sepse ne harruam idealet, kauzat dhe çdo gjë dhe u fokusuam tek një copë mandati.

PSD e Tom Doshit aplikoi listën e hapur me sukses. Ne që e ngritëm si kauzë dhe e shpikëm si mekanizëm, ne dështuam.

Ky është një turp!

Nuk dua të zgjatem, pasi për shumë elementë rreth kësaj që ndodhi jam shprehur në daljet e mia publike këto ditë dhe nuk do të doja të bija në përsëritje pasi vazhdoj të kem të njëjtin qëndrim.

Personalisht do të vazhdoj të jem aktiv në jetën publike, duke kontribuar me aq sa mundem në ndërgjegjësimin publik rreth çështjeve ekonomike, apo ato të korrupsionit e abuzimeve, siç kam bërë deri më sot. Sepse politika, për mua, ka qënë gjithmonë dhe vetëm vokacion. As kam përfituar ndonjëherë diçka prej saj dhe as e kam parë ndonjëherë si mjet përfitimi. Ka qënë dhe mbetet vokacion që do të vazhdoj ta përmbush.

Por tashmë si qytetar aktiv.

Previous Post

Durrësi bëhet Dubai, Sazani… Manhattan! Publikohet harta e re me çmimet referencë të apartamenteve

Next Post

Apeli vulos fajësinë, dënohet “Rrumi i Shijakut”

Next Post
Apeli vulos fajësinë, dënohet “Rrumi i Shijakut”

Apeli vulos fajësinë, dënohet “Rrumi i Shijakut”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Drejtori i Milanit nderohet nga Presidenti i Republikës në përvjetorin e 100-të të “Urdhrit të Skënderebut”.

Drejtori i Milanit nderohet nga Presidenti i Republikës në përvjetorin e 100-të të “Urdhrit të Skënderebut”.

December 11, 2025
“Ju jeni e keqja e zakonshme e kombit”/ Berisha në Kuvend mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Shkelni mbi veten tuaj

“Ju jeni e keqja e zakonshme e kombit”/ Berisha në Kuvend mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Shkelni mbi veten tuaj

December 11, 2025
Mbledhja në KLP për zgjedhjen e kreu të ri të SPAK, përfaqësuesit gjermanë ‘braktisin’ sallën

Mbledhja në KLP për zgjedhjen e kreu të ri të SPAK, përfaqësuesit gjermanë ‘braktisin’ sallën

December 11, 2025
Ndryshon rregullorja e votimit në KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ja si do të funksionojë

KRYESORE

Drejtori i Milanit nderohet nga Presidenti i Republikës në përvjetorin e 100-të të “Urdhrit të Skënderebut”.

by timoni.al
December 11, 2025
0

Në përkujtim të 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nderuar individë të njohur të shoqërisë...

Read moreDetails
“Ju jeni e keqja e zakonshme e kombit”/ Berisha në Kuvend mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Shkelni mbi veten tuaj

“Ju jeni e keqja e zakonshme e kombit”/ Berisha në Kuvend mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Shkelni mbi veten tuaj

December 11, 2025
Mbledhja në KLP për zgjedhjen e kreu të ri të SPAK, përfaqësuesit gjermanë ‘braktisin’ sallën

Mbledhja në KLP për zgjedhjen e kreu të ri të SPAK, përfaqësuesit gjermanë ‘braktisin’ sallën

December 11, 2025
Ndryshon rregullorja e votimit në KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ja si do të funksionojë

Ndryshon rregullorja e votimit në KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ja si do të funksionojë

December 11, 2025
Seanca plenare nis me zhurmë, duke përfshirë interpelancën me Ramën dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit / Peleshi: Më lini ta përfundoj fjalën

Seanca plenare nis me zhurmë, duke përfshirë interpelancën me Ramën dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit / Peleshi: Më lini ta përfundoj fjalën

December 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Drejtori i Milanit nderohet nga Presidenti i Republikës në përvjetorin e 100-të të “Urdhrit të Skënderebut”.

Drejtori i Milanit nderohet nga Presidenti i Republikës në përvjetorin e 100-të të “Urdhrit të Skënderebut”.

December 11, 2025
“Ju jeni e keqja e zakonshme e kombit”/ Berisha në Kuvend mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Shkelni mbi veten tuaj

“Ju jeni e keqja e zakonshme e kombit”/ Berisha në Kuvend mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Shkelni mbi veten tuaj

December 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al