Një makinë ka shpërthyer në flakë në Unazën e Re, afër Liqenit Artificial në Tiranë, duke shkaktuar panik te kalimtarët. Incidenti ndodhi teksa automjeti ishte në lëvizje, dhe flakët u përhapën menjëherë për rreth, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Nga informacionet e para, rezulton se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa njerëz të lënduar. Megjithatë, ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Autoritetet përkatëse janë njoftuar për situatën, por deri tani nuk ka pasur informacione të tjera në lidhje me shkakun e zjarrit.















