Panairi i poçerisë në Korçë, një traditë e vjetër e qytetit, zhvillohet çdo vit në prag të festës së Pashkës. E Premtja e Zezë për besimtarët lidhet me ritualin e blerjes së orendive prej balte, një zakon që vazhdon të ruhet ndër vite. Në sheshin para Katedrales Ngjallja e Krishtit, janë ekspozuar enë dhe suvenire prej balte e qeramike, të cilat qytetarët i zgjedhin për përdorim të përditshëm, si dhe si simbole tradite dhe mbarësie gjatë festave. Panairi i poçerisë është një nga elementët më të rëndësishëm të identitetit kulturor të Korçës, duke krijuar një atmosferë të veçantë në javën e Pashkës.
Opinion nga Kim Mehmeti: Elitat maqedonase ende nuk e kanë përfunduar konflikti i vitit 2001
Shqiptarët e Maqedonisë janë të vetëdijshëm se elitat maqedonase nuk e duan përdorimin e gjuhës shqipe në shtet. Këto elita,...
Read moreDetails















