Friday, June 6, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Paligjshmëritë e Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatin e anëtares së Kushtetueses Sonila Bejtja

Editor by Editor
June 4, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Paligjshmëritë e Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatin e anëtares së Kushtetueses Sonila Bejtja
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Dorëheqja e Elsa Toskës nuk ishte thjesht një mundësi për të gjetur një emër të ri mes “miqve të pushtetit”. Dorëheqja e gjyqtares Elsa Toska ishte preludi i lëvizjeve tektonike, hapi i parë formal i “puçit kushtetues”, që ka për qëllim rrëmbimin e mandateve në Gjykatën Kushtetuese. Ky është momenti kur Sokol Sadushi shfaq për herë të parë hapur qëllimet e tij mbi anëtarët e Kushtetueses. Elsa Toska ishte zgjedhur nga Parlamenti në nëntor 2019 për një mandat 9-vjeçar. Me dorëheqjen e saj, Parlamenti, më 30 shtator 2024, shpalli thirrjen për kandidatë që do të plotësonin vakancën e saj të parakohshme.

Në atë njoftim thuhej se: “Kuvendi shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant, mandat plotësues, për 1 (një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili përfundon më datën 14.11.2028, referuar Vendimit të Kuvendit nr. 133/2019 ‘Për zgjedhjen e zonjës Elsa Toska, anëtare të Gjykatës Kushtetuese’.”

Sipas njoftimit të zyrës së kryeparlamentares Elisa Spiropali, gjyqtari i ri do të qëndronte deri në kohën e përfundimit të mandatit 9-vjeçar të Elsa Toskës, pra deri në vitin 2028. Njoftimi i Spiropalit bazohej në procedurën e ndjekur për zgjedhjen e Toskës nga paraardhësi i saj, Gramoz Ruçi, në vitin 2019.

Vendimi i Spiropalit për afatin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese krijoi shqetësim në qarqe të caktuara. Shqetësimi i personave të interesuar, të cilët do të dalin më vonë me fytyra dhe emra, nuk lidhej edhe aq shumë me mandatin e Elsa Toskës, që tashmë e kishte liruar një vend në Kushtetuese, por me mandatin e një tjetër gjyqtareje, Sonila Bejtja.

Këto sinjale u dhanë fillimisht në media, përfshirë edhe “Zërin e Amerikës”, i cili, nga padija ose besimi i tepruar, organizoi një kronikë mbi baza tërësisht të gabuara. Në një raportim fillestar, më 28 tetor 2024, të shpërndarë në median shqiptare, “Zëri i Amerikës” e përfshiu emrin e Sonila Bejtjas në listën e gjyqtarëve që përfshiheshin në skemën e ripërtëritjes 3-vjeçare.

Për grupin e tre anëtarëve, mandati i të cilëve duhet të përfundojë në vitin 2025, Presidenti i Republikës, në dekretin e 28 dhjetorit 2020, duke emëruar anëtaren Sonila Bejtja, përcakton se bëhet fjalë për vakancë të përkohshme (vendin e lënë nga anëtari Sokol Berberi, mandati i të cilit kishte përfunduar në vitin 2016).

Por, në një moment të dytë, “Zëri i Amerikës” reflektoi shumë shpejt dhe e ndryshoi tekstin, duke raportuar thjesht historikun e mandatit të Bejtjas, pa e përfshirë në skemën e ripërtëritjes:

VOA

Mandati i gjyqtarit Sokol Berberi kishte përfunduar në vitin 2016. Ai vijoi të qëndrojë edhe disa muaj, duke dhënë më pas dorëheqjen. Në vendin e tij, në tetor të vitit 2019, Presidenti dekretoi anëtarin e ri Besnik Muçi. Por vetëm pak javë më pas, ai u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Një vit më vonë, në dhjetor të vitit 2020, ai do të zëvendësohej, për vakancën e përkohshme, nga zonja Sonila Bejtja.

Ajo që mund të dukej si lapsus në raportin e “Zërit të Amerikës”, në fakt ishte qëllimi i të gjithë skenarit që po luhej pas kuintave për mandatin e gjyqtares së dorëhequr, Elsa Toskës. Elsa Toska ishte zgjedhur për një mandat 9-vjeçar dhe zëvendësuesi i saj duhet të qëndronte në detyrë për pjesën e mandatit 9-vjeçar të saj.

Por fijet që lëviznin fillimisht në media nga Sokol Sadushi po tentonin që të zhbënin këtë procedurë. Synimi ishte përcaktimi i mandatit të Elsa Toskës si “i pjesshëm”, si pozicion që përfshihej në skemën e ripërtëritjes 3-vjeçare. Por cili ishte interesi këtu? Elsa Toska kishte ikur dhe gjyqtari i ri ende nuk ishte zgjedhur.

Ja ku dalim tek mandati i Sonila Bejtjas. Kushtetuta, në nenin 179, pika 2, parashikon se: “Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

Sonila Bejtja, e emëruar nga Presidenti, dhe Elsa Toska, e emëruar nga Kuvendi, ishin zgjedhur të dyja për një mandat të plotë 9-vjeçar. Duke shfrytëzuar rastin që Elsa Toska dha dorëheqjen dhe nuk do të kishte asnjë reagim prej saj, Sadushi, nëpërmjet levave të tij, nisi lobimin mediatik dhe më tej edhe institucional për të zhbërë procedurën e nisur nga Parlamenti për zëvendësimin e Elsa Toskës. Synimi ishte të përcaktohej mandati i Elsa Toskës si i pjesshëm, si pjesë e skemës së ripërtëritjes.

Dhe, me të njëjtën logjikë, do të tentohej të caktohej si i pjesshëm mandati edhe i Sonila Bejtjas, duke e përfshirë në skemën e ripërtëritjes 3-vjeçare, sipas nenit 179, pika 2 të Kushtetutës. Tentativa e parë për të zhbërë procedurën e shpallur nga Parlamenti për vakancën e plotë të Elsa Toskës u krye nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, më 1 nëntor 2024.

Kryetari i asaj kohe, anëtari i Gjykatës së Lartë, Sokol Ngresi, vartës i Sokol Sadushit, thirri një mbledhje të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku, me iniciativën e tij, vendosi në rendin e ditës pikën: “Diskutim lidhur me njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë që ka të bëjë me përcaktimin e kohëzgjatjes së mandatit të vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese nga dorëheqja e gjyqtares Elsa Toska.”

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese, ka për detyrë të verifikojë kushtet dhe kriteret e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që nuk ka asnjë kompetencë për të shqyrtuar apo edhe për të dhënë opinione mbi procedurat e ndjekura nga organet e emërtesës, që në rastin konkret janë Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë. Pra, lëvizja e Sokol Ngresit, përveçse ishte tërësisht joligjore, ishte edhe një hap drejt konfliktit institucional me Parlamentin.

Gjithsesi, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që vijnë nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Apelit dhe prokurorive, vendosën të rrëzojnë propozimin e kryetarit Sokol Ngresi për të dhënë opinion mbi procedurat e nisura nga Parlamenti për kohëzgjatjen e vakancës së Elsa Toskës.

Pas këtij dështimi fillestar, Sokol Sadushi vijon kursin e përplasjes së tij me Gjykatën Kushtetuese. Më 11 dhjetor 2024, menjëherë sapo ishte shortuar edhe si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ai shpalli njoftimin për hapjen e procedurës së aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë, si rrjedhojë e përfundimit në mars 2025 të mandatit të pjesshëm të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Lëvizja e Sadushit ishte tërësisht anti-kushtetuese. Kushtetuta parashikon se vakancat shpallen nga vetë Gjykata Kushtetuese, e cila më pas njofton organet e emërtesës. Pra, Sadushi kishte tejkaluar fazat kushtetuese tërësisht me qëllim dhe në shkelje të hapur.

Gjithsesi, pas këtij konflikti kushtetues, që u shoqërua edhe me debate të forta institucionale, Holta Zaçaj, në cilësinë e kryetares së Gjykatës, thirri mbledhjen për mandatin e saj. Më 23 dhjetor 2024, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, në shumicë (përveç gjyqtares Sonila Bejtja), vendosën se mandati i Zaçajt mbaron në 10 mars 2025 dhe jo në dhjetor, siç ishte bërë interpretimi nga vetë kërkuesja, Holta Zaçaj.

Pas këtij vendimi, Sokol Sadushi shpalli triumfin gjatë një takimi me median për fundvit, ku deklaroi se “Gjykata Kushtetuese e konfirmoi qëndrimin e tij”, megjithëse ai kishte vepruar tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkohë që ishin këto zhvillime, Sokol Sadushi, për një rastësi fatlume, u shortua më 2 dhjetor 2025 si anëtar dhe, rrjedhimisht, edhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025./ Syri.net

Previous Post

Si i pastron Rama paratë e korrupsionit tek oligarkët, qeras Pacollin dhe Agron Çelën me dy dhurata rezidenciale

Next Post

Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv

Next Post
Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv

Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

June 6, 2025
Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

June 6, 2025
Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja!

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja!

June 6, 2025
VIDEO/ Qindra besimtarë falën namazin e Kurban Bajramit, pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

VIDEO/ Qindra besimtarë falën namazin e Kurban Bajramit, pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

June 6, 2025
Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë
AKTUALITET

Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

by Editor
June 6, 2025
0

Seanca e djeshme stërvitore e Kombëtares shqiptare ka sjellë një lajm shumë të mirë për kuqezinjtë. Pas mungesës në ditët...

Read moreDetails
Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

June 6, 2025
Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja!

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja!

June 6, 2025
VIDEO/ Qindra besimtarë falën namazin e Kurban Bajramit, pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

VIDEO/ Qindra besimtarë falën namazin e Kurban Bajramit, pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

June 6, 2025
VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, sapo ishte furnizuar me karburant, plagosen 3 persona

VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, sapo ishte furnizuar me karburant, plagosen 3 persona

June 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

June 6, 2025
Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

June 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al