Thursday, January 1, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Palestinezët kërkojnë që Izraeli të largohet nga Gaza dhe Bregu Perëndimor brenda 6 muajsh

Editor by Editor
September 9, 2024
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Palestinezët kërkojnë që Izraeli të largohet nga Gaza dhe Bregu Perëndimor brenda 6 muajsh
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Palestinezët, përmes një draft-rezolute që po e qarkullojnë në Kombet e Bashkuara, po kërkojnë që Izraeli t’i japë fund “pranisë së paligjshme” në Gazë dhe Bregun e pushtuar Perëndimor brenda gjashtë muajsh.

Rezoluta e propozuar në Asamblenë e Përgjithshme, të cilën e ka siguruar Associated Press, pason një vendim të gjykatës kryesore të Kombeve të Bashkuara në korrik, që tha se prania e Izraelit në territoret palestineze është e paligjshme dhe duhet të marrë fund.

Duke dënuar sundimin e Izraelit mbi këto territore që i pushtoi 57 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se Izraeli nuk ka të drejtë të sovranitetit mbi territoret dhe se po shkel ligjet ndërkombëtare kundër marrjes me forcë të tokave. GJND-ja tha po ashtu se ndërtimi i vendbanimeve izraelite duhet të ndalet.

Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, dënoi rezolutën e propozuar dhe e përshkroi atë si “shpërblim për terrorizëm”. Tha se rezoluta duhet të refuzohet.

“Më lejoni të jem i qartë: Asgjë nuk do ta ndalë apo pengojë Izraelin nga misioni i tij për të sjellë në shtëpi pengjet dhe për eliminuar Hamasin”, tha ai, duke iu referuar grupit palestinez, të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Draft-rezoluta vjen pasi ofensiva e ushtrisë izraelite në Gazë hyn në muajin e 11-të. Lufta në Gazë u nxit pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor dhe që atëherë, edhe dhuna në Bregun Perëndimor është rritur.

Rezoluta e propozuar edhe nëse miratohet nga 193 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme nuk do të jetë dokument ligjërisht i detyrueshëm. Në Asamble nuk ka fuqi të vetos, sikurse në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh.

Një diplomat tha se palestinezët duan që kjo rezolutë të votohet para se udhëheqësit e Asamblesë të nisin takimet e tyre vjetore më 22 shtator.

Në propozim kërkohet që Izraeli të respektojë ligjin ndërkombëtar, përfshirë tërheqjen e menjëhershme të të gjitha forcave ushtarake nga territoret palestineze.

Po ashtu, aty kërkohet që t’i jepet fund ndërtimit të vendbanimeve të reja, por edhe evakuimit të të gjithë kolonëve dhe shkatërrimin e barrierës ndarëse që Izraeli ka ndërtuar në Bregun Perëndimor.

Draft-rezoluta po ashtu bën thirrje që të gjithë palestinezët e zhvendosur gjatë okupimit të Izraelit të lejohen që të kthehen “në vendbanimet e tyre origjinale”, duke shtuar se Izraeli duhet të paguajë “për dëmet e shkaktuara”.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, muajin e kaluar tha para Këshillit të Sigurimit se ai planifikon t’i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme në shtator një rezolutë në bazë të vendimit të GJND-së.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen. Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.

Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite.

Izraeli thotë se e ardhmja e Bregut Perëndimor duhet të vendoset në negociata. Ndërkaq, më 2005 Izraeli ishte tërhequr nga Gaza, por ka mbajtur një bllokadë në territor pasi Hamasi mori pushtetin më 2007./rel

Previous Post

Kosova harron humbjen e dhimbshme ndaj Rumanisë/ Shfaq fytyrën e vërtetë, fiton thellë ndaj Qipros

Next Post

Mësuesi në Elbasan i kërkon nxënëses numrin e telefonit në FB/ Edhe pse i pezulluar, shkon në shkollë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Mami, këtu është shumë kaos, ka shpërthyer zjarri,” thotë nëna ndërsa ndan mesazhin e djalit të saj nga lokali ku humbën jetën 40 persona: "Ishte një skenë e tmerrshme, të rinjtë ishin të djegur dhe të mbuluar në gjak."

“Mami, këtu është shumë kaos, ka shpërthyer zjarri,” thotë nëna ndërsa ndan mesazhin e djalit të saj nga lokali ku humbën jetën 40 persona: “Ishte një skenë e tmerrshme, të rinjtë ishin të djegur dhe të mbuluar në gjak.”

January 1, 2026
Vlahovic, Dybala, Lewandowski dhe të tjerë: Lojtarët kryesorë me kontratat që mbarojnë në qershor.

Vlahovic, Dybala, Lewandowski dhe të tjerë: Lojtarët kryesorë me kontratat që mbarojnë në qershor.

January 1, 2026
Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Ferrari: Së shpejti do të emërohet një trajner i ri, mbijetesa është në horizont.

Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Ferrari: Së shpejti do të emërohet një trajner i ri, mbijetesa është në horizont.

January 1, 2026
Festa në bodrumin e lokalit në Crans Montana, ku tragjikisht humbën jetën 40 persona, dëshmia e dy vajzave: Dera e daljes ishte shumë e vogël, thyen një dritare për të shpëtuar njerëzit.

Lajmi Fundit

by timoni.al
January 1, 2026
0

Në Crans-Montana, një ngjarje tragjike shënjoi ndërrimin e Vitit të Ri 2026, kur një zjarr i madh në lokal “Le...

Read moreDetails
Vlahovic, Dybala, Lewandowski dhe të tjerë: Lojtarët kryesorë me kontratat që mbarojnë në qershor.

Vlahovic, Dybala, Lewandowski dhe të tjerë: Lojtarët kryesorë me kontratat që mbarojnë në qershor.

January 1, 2026
Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Ferrari: Së shpejti do të emërohet një trajner i ri, mbijetesa është në horizont.

Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Ferrari: Së shpejti do të emërohet një trajner i ri, mbijetesa është në horizont.

January 1, 2026
Festa në bodrumin e lokalit në Crans Montana, ku tragjikisht humbën jetën 40 persona, dëshmia e dy vajzave: Dera e daljes ishte shumë e vogël, thyen një dritare për të shpëtuar njerëzit.

Festa në bodrumin e lokalit në Crans Montana, ku tragjikisht humbën jetën 40 persona, dëshmia e dy vajzave: Dera e daljes ishte shumë e vogël, thyen një dritare për të shpëtuar njerëzit.

January 1, 2026
Tragjedia në qendrën e skijimit në Zvicër/ Dëshmitarët rrëfejnë: Zjarri u shkaktua nga fishekzjarret pranë shampanjës dhe kamarierëve...

Tragjedia në qendrën e skijimit në Zvicër/ Dëshmitarët rrëfejnë: Zjarri u shkaktua nga fishekzjarret pranë shampanjës dhe kamarierëve…

January 1, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Mami, këtu është shumë kaos, ka shpërthyer zjarri,” thotë nëna ndërsa ndan mesazhin e djalit të saj nga lokali ku humbën jetën 40 persona: "Ishte një skenë e tmerrshme, të rinjtë ishin të djegur dhe të mbuluar në gjak."

“Mami, këtu është shumë kaos, ka shpërthyer zjarri,” thotë nëna ndërsa ndan mesazhin e djalit të saj nga lokali ku humbën jetën 40 persona: “Ishte një skenë e tmerrshme, të rinjtë ishin të djegur dhe të mbuluar në gjak.”

January 1, 2026
Vlahovic, Dybala, Lewandowski dhe të tjerë: Lojtarët kryesorë me kontratat që mbarojnë në qershor.

Vlahovic, Dybala, Lewandowski dhe të tjerë: Lojtarët kryesorë me kontratat që mbarojnë në qershor.

January 1, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al