Sunday, January 4, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”/ Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës! 27-vjeçari palestinez: Kam ecur edhe nëpër ujë

Editor by Editor
June 20, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
“Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”/ Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës! 27-vjeçari palestinez: Kam ecur edhe nëpër ujë
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një migrant palestinez, 27-vjeçar, ka mbërritur ilegalisht në Kosovë, duke përballuar rrugë të rrezikshme e kosto të larta. Policia e Kosovës thotë se po forcon kontrollin në kufij me dronë dhe operacione të përbashkëta me shtetet fqinje, për të ndaluar kontrabandën e migrantëve. Por, sa efektive janë këto masa?

Kur lufta dhe varfëria i detyrojnë njerëzit t’i lënë pas shtëpitë, rrugëtimi drejt një jete më të mirë kthehet në një aventurë të pasigurt dhe me rreziqe.

Husam Nmvawi, nga Rripi i Gazës, pas ecjeve të gjata nëpër male e pagesave prej qindra eurosh, ka përfunduar muajin e kaluar në Kosovë.

Teksa rri gjysmë i shtrirë në shtratin e tij në Qendrën për Azil në Magurë të Lipjanit, ai duket se nuk ka një plan të qartë për të ardhmen.

“Unë kam qenë fillimisht në Turqi. Prej aty kam paguar 800 euro për të shkuar në Greqi. Nga Greqia, për të kaluar në Shqipëri, kam paguar 300 euro”, tregon 27-vjeçari.

Rrugëtimi i tij nuk përfundoi aty. Ai do të gjente një mënyrë për të hyrë në Kosovë – pa dokumente dhe pa siguri – ku tashmë ka aplikuar për statusin e azilkërkuesit.

“E kam paguar një person 100 euro dhe më ka treguar rrugën. Kam përdorur edhe telefonin”, rrëfen Husami për Radion Evropa e Lirë.

Ai nuk dëshiron të zbulojë shumë për rrugëtimin e tij, për grupet që mund ta kenë ndihmuar apo për rreziqet që ka hasur gjatë rrugës.

“Kam ecur shumë, edhe nëpër ujë, për të kaluar kufij”, thotë me fytyrën ngrysur.

Zëri i zihet edhe më shumë kur përmend Gazën – aty ku thotë se nuk ka më jetë dhe se ikja ishte e vetmja zgjidhje.

Rrëfime si ky marrin edhe më shumë peshë sot, më 20 qershor, në Ditën Botërore të Refugjatëve, kur bota ndalet për të reflektuar mbi dhimbjen dhe qëndrueshmërinë e miliona njerëzve të zhvendosur.

Por, se pse ndodhet pikërisht në Kosovë, Husami nuk e shpjegon qartë.

“Për momentin jam duke qëndruar këtu”, thotë, dhe nuk tregon nëse Kosovën e ka destinacion përfundimtar apo vetëm ndalesë drejt ndonjë shteti tjetër.

Ai përmend shkurt se disa nga të afërmit e tij janë të shpërndarë në shtete të ndryshme evropiane, por nuk thotë nëse ka tentuar të bashkohet me ta.

Ngjashëm, as autoritetet e Kosovës nuk kanë informacione të qarta për qëllimet afatgjate të migrantëve si Husami, ndërsa përpiqen të forcojnë kontrollin në kufij – me përdorimin e dronëve dhe me operacione të përbashkëta me shtetet fqinje – për të ndaluar kontrabandën dhe kalimet ilegale.

Me dronë që patrullojnë ditë e natë, Policia e Kosovës thotë se është duke monitoruar me kujdes brezin kufitar me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Vetëm këtë vit, ajo ka ndaluar 15 persona të dyshuar për kontrabandim të migrantëve dhe 13 viktima – rastet e të cilave janë përcjellë nëpër gjykata – ndërsa, vitin e kaluar, thotë se ka trajtuar rastet e 1.025 migrantëve.

“Grupet e tilla i kemi kapur përmes dronëve të natës, kur kemi zhvilluar operacione”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nexhmi Krasniqi, drejtor i Departamentit për Kufijtë në veriperëndim të Gjakovës.

Ai thekson se pika më kritike në këtë aspekt, është zona e Vërmicës, pranë Prizrenit, por shton se, muajve të fundit, lëvizjet e migrantëve janë reduktuar ndjeshëm, falë bashkëpunimit të ngushtë edhe me Policinë e Shqipërisë.

“Veç patrullimeve të përbashkëta mujore që i kemi, ne bëjmë edhe operacione bashkë, kur kemi raste të tilla”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, këto rrjete kontrabande janë të përziera dhe udhëhiqen kryesisht nga marokenë e sirianë, me pjesëmarrje edhe të afganëve.

Ai thotë se ata përdorin teknologji moderne, si interneti dhe telefonat celularë, për të komunikuar dhe koordinuar lëvizjet, duke i sjellë migrantët nga Greqia, përmes Shqipërisë, në Kosovë, e më pas në Serbi dhe më tej në Evropë.

Disa prej këtyre individëve mund të kenë lidhje edhe me persona nga Kosova, thotë Krasniqi, ndonëse numri i tyre nuk është i madh.

“Njerëzit që i kanë ndihmuar, kanë qenë pak nga Prizreni, nga Gjilani, Mitrovica… Këta janë të lidhur me ata që kanë kompanitë e veta të taksisë dhe me njerëz që kanë edhe furgonë dhe bëjnë transportin e tyre”, shpjegon Krasniqi.

Sipas të dhënave që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Policia e Kosovës, migrantët e ndaluar në Kosovë janë kryesisht nga Maroku, Siria, territoret palestineze, Egjipti dhe vende të tjera./REL

Previous Post

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë/ Qëllohet në drejtim të një lokali, raportohen vetëm dëme materiale

Next Post

Qëllohet me breshëri plumbash drejt lokalit të Mondi Vogës! Në 2020 dhunoi avokatin Ilia Ilia para Prokurorisë së Durrësit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Identifikohen edhe 16 viktima të tjera nga zjarri tragjik në Crans Montana.

Identifikohen edhe 16 viktima të tjera nga zjarri tragjik në Crans Montana.

January 4, 2026
Konflikt mes të rinjve në Gjirokastër, 19-vjeçari sulmon me thikë një tjetër të ri, arrestohet nga policia.

Konflikt mes të rinjve në Gjirokastër, 19-vjeçari sulmon me thikë një tjetër të ri, arrestohet nga policia.

January 4, 2026
"Kurth fatal" / Nxjerrja e informacioneve të reja nga dëshmitarët lokalë në lidhje me zjarin që shkaktoi më shumë se 40 të vdekur, ku doli se dalja e pasme ka qenë gjithmonë e mbyllur për shkak se...

“Kurth fatal” / Nxjerrja e informacioneve të reja nga dëshmitarët lokalë në lidhje me zjarin që shkaktoi më shumë se 40 të vdekur, ku doli se dalja e pasme ka qenë gjithmonë e mbyllur për shkak se…

January 4, 2026
Burri, gruaja dhe djali arrestohen për dhunë ndaj familjarëve, ndërsa një fëmijë tjetër shpallet në kërkim.

Shoferi i autobusit arrestohet pas goditjes fatale të një këmbësori

January 4, 2026
Identifikohen edhe 16 viktima të tjera nga zjarri tragjik në Crans Montana.
LAJME

Identifikohen edhe 16 viktima të tjera nga zjarri tragjik në Crans Montana.

by timoni.al
January 4, 2026
0

Numri i viktimave nga zjarri tragjik që shpërtheu natën e Vitit të Ri në Zvicër ka arritur në 24. Sipas...

Read moreDetails
Konflikt mes të rinjve në Gjirokastër, 19-vjeçari sulmon me thikë një tjetër të ri, arrestohet nga policia.

Konflikt mes të rinjve në Gjirokastër, 19-vjeçari sulmon me thikë një tjetër të ri, arrestohet nga policia.

January 4, 2026
"Kurth fatal" / Nxjerrja e informacioneve të reja nga dëshmitarët lokalë në lidhje me zjarin që shkaktoi më shumë se 40 të vdekur, ku doli se dalja e pasme ka qenë gjithmonë e mbyllur për shkak se...

“Kurth fatal” / Nxjerrja e informacioneve të reja nga dëshmitarët lokalë në lidhje me zjarin që shkaktoi më shumë se 40 të vdekur, ku doli se dalja e pasme ka qenë gjithmonë e mbyllur për shkak se…

January 4, 2026
Burri, gruaja dhe djali arrestohen për dhunë ndaj familjarëve, ndërsa një fëmijë tjetër shpallet në kërkim.

Shoferi i autobusit arrestohet pas goditjes fatale të një këmbësori

January 4, 2026
Protesta e organizuar nga 'Shqipëria Bëhet', Policia publikon masat e sigurisë, këtu janë rrugët që do të mbyllen për qarkullimin

Protesta e organizuar nga ‘Shqipëria Bëhet’, Policia publikon masat e sigurisë, këtu janë rrugët që do të mbyllen për qarkullimin

January 4, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Identifikohen edhe 16 viktima të tjera nga zjarri tragjik në Crans Montana.

Identifikohen edhe 16 viktima të tjera nga zjarri tragjik në Crans Montana.

January 4, 2026
Konflikt mes të rinjve në Gjirokastër, 19-vjeçari sulmon me thikë një tjetër të ri, arrestohet nga policia.

Konflikt mes të rinjve në Gjirokastër, 19-vjeçari sulmon me thikë një tjetër të ri, arrestohet nga policia.

January 4, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al