Thursday, September 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Editor by Editor
July 20, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare e restorante. Ekspertët e burimeve njerëzore parashikojnë që numri i punonjësve të huaj do të vazhdojë të rritet, për shkak të zhvillimit të turizmit. Edhe pse Shqipëria vijon të shihet si një vend tranzit për kalimin drejt BE-së, ekspertët bëjnë thirrje për hartimin e politikave afatgjata që do të synojnë integrimin social dhe profesional të punëtorëve të huaj.

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është e punësuar si pastruese, duke qenë një nga dy vajzat e reja të ardhura nga Afrika e Jugut për të punuar në këtë lokal. Sipas saj, arsyeja kryesore që e shtyu të emigrojë drejt Shqipërisë është papunësia e lartë në vendin e origjinës.

“Ndihem mirë në Shqipëri dhe dua të vazhdoj të punoj për të ndihmuar familjen time”,  thotë Fatima, duke theksuar qëllimin ekonomik të qëndrimit të saj.

Menaxheri i lokalit, Arturi, konfirmon se kjo është hera e parë që ky biznes punëson punonjëse të huaja. Vendimi për të punësuar punonjës të huaj është marrë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, veçanërisht në periudhën e verës, kur të rinjtë shqiptarë shpesh largohen drejt zonave bregdetare për punë sezonale apo edhe jashtë vendit.

Megjithatë, Arturi thekson se është i pakënaqur me rendimentin e punës të punonjëseve të huaja, duke e cilësuar si një sfidë të re për menaxhimin e stafit dhe cilësinë e shërbimit.

Bizneset vendase të shërbimit në bare dhe restorante janë ndër të parët që po ndjekin një trend të ngjashëm me shumë shtete europiane, ku për shkak të emigracionit të lartë dhe mungesës së fuqisë punëtore, po punësojnë punëtorë nga vendet afrikane.

Prania e punonjësve të huaj, kryesisht të rinj të shteteve afrikane në këtë sezon veror, po shihet jo vetëm te bizneset e zonave kryesore të Tiranës si ish-Blloku apo qendra, por edhe në vende turistike, përfshirë Korçën, Lezhën, Shëngjinin, Gjirin e Lalëzit apo Sarandën.

Sektori i pastrimit dhe ai i shërbimeve në bare dhe restorante vijojnë të mbeten ndër më të prekurit nga mungesa e punëtorëve vendas. Punëtorët e huaj shpesh janë të gatshëm të marrin punë që vendasit i shmangin dhe me pagesë të ulëta. Në një prej operatorëve privatë që operon në mirëmbajtjen dhe pastrimin e qytetit të Pogradecit, prej disa javësh janë të punësuara tri të reja nga shteti afrikan i Ganës.

Të punësuarat pohuan se përfitojnë një pagesë neto prej 370 eurosh, ndërsa kompania iu  siguron akomodimin për fjetjen dhe ushqimin. Prej kohësh kompania është përballur me vështirësi për gjetjen e punonjësve vendas për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve publike të qytetit, pasi shumë prej të punësuarve vendas janë larguar, për shkak të punës së vështirë dhe pagesës së ulët.

Edhe kompanitë call center po i kthejnë sytë nga Afrika për punësime. Lorenc Goga, administrator i një prej kompanive call center, pohon se në vend ende vijojnë të ndihen vështirësitë për rekrutimin e të rinjve, veçanërisht për njohësit e gjuhës italiane.

Zoti Goga theksoi se është duke studiuar mundësinë për punësime të punonjësve të huaj, përfshirë edhe shtetet afrikane, por marrja e vendimit është e vështirë, pasi të huajt nuk e njohin gjuhën italiane.

Në total, në vitin 2023, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 21,460, sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit në 18%. Ndërsa numri i të huajve me leje qëndrimi për arsye punësimi në vitin 2023 arriti në 10,360 të huaj. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit rreth 31%.

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, paga mujore për punonjëset e reja fillon nga 500 euro dhe përfshin edhe shpenzimet për akomodim dhe ushqim, një skemë që përdoret gjithnjë e më shumë për të tërhequr punonjës nga jashtë, në kushtet kur tregu vendas nuk ofron mjaftueshëm staf për punë të tilla.

Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv në “EPPC Albania & Kosova”, një nga kompanitë më të mëdha të konsulencës për burime njerëzore, pohon se paga mesatare neto për punonjësit e huaj në Shqipëri luhatet në vlerat nga 500 deri në 520 euro në muaj, përfshirë akomodimin për fjetje dhe ushqim. Në rajon, paga mesatare neto më e lartë për punonjësit e huaj ofrohet në Serbi në nivelin e 750 eurove në muaj, pasi rekrutimet janë më të organizuara./ Monitor

Previous Post

Kujt ia drejtoi Edi Rama thirrjen e zhdukjes së parasë cash në ekonomi?

Next Post

Kapje nga flokët dhe grushte e shkelma, 5 vajza dhunohen brutalisht me njëra-tjetrën në një karburant në Prishtinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
"Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve": Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

September 24, 2025
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025
Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

September 24, 2025
Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

Lajmi Fundit

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

by timoni.al
September 24, 2025
0

Marco Rossi, trajneri italian i ekipit kombëtar të Hungarisë, ka ndarë historinë e tij për kalimin e tij nga futbolli...

Read moreDetails
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025
Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

September 24, 2025
Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

September 24, 2025
Bisedimet midis Mitsotakis dhe Erdogan në New York anulohen papritur, Ankaraja tërhiqet disa orë para takimit.

Bisedimet midis Mitsotakis dhe Erdogan në New York anulohen papritur, Ankaraja tërhiqet disa orë para takimit.

September 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

"Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve": Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

September 24, 2025
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al