Monday, December 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pa numrat për formimin e Qeverisë së re! Albin Kurti miraton buxhetin për vitin 2026, vlera kap shifrën 4 miliardë euro

Editor by Editor
October 31, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Pa numrat për formimin e Qeverisë së re! Albin Kurti miraton buxhetin për vitin 2026, vlera kap shifrën 4 miliardë euro
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVA– Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i ri parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale.

“Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”, tha Kurti.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti i ri është 10 për qind më i lartë se ai paraprak.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria në detyrë gjithashtu e rriti pensionin minimal nga 120 në 150 euro, si dhe shtesat për të gjithë fëmijët nga 0-16 vjeç për 50 për qind.

Rreth 200.000 pensionistë dhe mbi 400.000 fëmijë do të përfitojnë nga këto rritje qysh nga 1 nëntori, tha Kurti.

A mund Kuvendi i ri ta miratojë buxhetin e dërguar nga Qeveria në detyrë?
Nuk është e qartë nëse ky projektligj për buxhetin 2026 mund të shqyrtohet dhe hidhet në votim në Kuvendin e ri të Kosovës.

Miratimi i projektligjit për buxhetin vjen disa orë para një takimi mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani, dhe udhëheqësve të partive parlamentare, në të cilin ajo pritet t’i lusë ata për kompromis për ta nxjerrë vendin nga paraliza politike.

Gati nëntë muaj pas zgjedhjeve, Kosova mezi e bëri Kuvendin e ri në shtator, por vazhon të dështojë të ketë qeveri të re.

Partitë nuk kanë shprehur gatishmëri për të bashkëqeverisur dhe kështu janë rritur shanset që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme qysh në dhjetor.

Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, dështoi të fitojë mbështetjen e partive parlamentare për formimin e grupeve dh komisioneve parlamentare, në mënyrë që të thirret një seancë e jashtëzakonshme për çështjen e buxhetit për vitin 2026.

Basha e pranoi se është e pazakontë që e mblodhi Kryesinë e Kuvendit, duke pasur parasysh se në praktikat e deritanishme, ky organ mblidhet vetëm pasi vendi të ketë një qeveri të re.

Shumë ekspertë ligjorë vlerësojnë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri të vendit.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të hënën, eksperti i financave, Haki Shatri, tha se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.

“Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, tha ai.

Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus tha se Qeveria në detyrë – e zgjedhur nga legjislatura paraprake – nuk mund të propozojë projektligjin për buxhetin vjetor për legjislaturën e re.

“Kuvendi, që ende nuk ka zgjedhur qeverinë e re, nuk mund të miratojë ligje pa pasur qeverinë e vet që t’i zbatojë. Rregullorja e Kuvendit parashikon që projektbuxheti të shqyrtohet nëpër komisione parlamentare – komisione që ende nuk janë themeluar”,shkroi ai.

Ai tha se duhet të bëhet i qartë dallimi mes Qeverisë në dorëheqje dhe Qeverisë në detyrë, duke shpjeguar se Qeveria në dorëheqje është ajo që gjatë mandatit të saj, pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit, vazhdon të ushtrojë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, duke pasur ende Kuvend funksional, komisione të themeluara dhe kanale komunikimi Qeveri–Kuvend.

Ndërsa, sipas tij, Qeveria në detyrë është qeveri e zgjedhur nga legjislatura paraprake, që nuk ka lidhje institucionale me legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet.

“Prandaj, sipas Ligjit për Qeverinë, qeveria në dorëheqje mund të propozojë projektligjin për buxhetin, ndërsa kjo e drejtë nuk i njihet qeverisë në detyrë”, shtoi ai.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi theksoi se Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë buxhetin, e as Kuvendi nuk ka të drejtë ta votojë propozimin e buxhetit të kësaj Qeverie në detyrë.

“Qeveria në dorëheqje i referohet një qeverie që është zgjedhur nga një legjislaturë e caktuar, e që vazhdon punën deri në momentin e zgjedhjes së Qeverisë së re, dhe jo në rastet kur Qeverisë i ka përfunduar mandati. Në rastin konkret, Qeveria në detyrë nuk është zgjedhur nga kjo legjislaturë dhe nuk i takon asaj”, shkroi ai./ REL

Previous Post

“E ardhmja parashikohet më e vështirë se situata aktuale”, Shehaj kritikon marrëveshjen ‘Rama-Berisha’: Duhet një kontroll mbi drejtësinë.

Next Post

Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve për 8-mujorin, rrezikohet “djegia” e fondeve

Next Post
Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve për 8-mujorin, rrezikohet “djegia” e fondeve

Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve për 8-mujorin, rrezikohet “djegia” e fondeve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

December 15, 2025
"Vërehet arrogancë në deklaratën e BKH-së", thotë gazetari i ‘Top Story’: 'Nuk është e përshtatshme të pyesin oficerët nëse kryeministria është e sigurt'

“Vërehet arrogancë në deklaratën e BKH-së”, thotë gazetari i ‘Top Story’: ‘Nuk është e përshtatshme të pyesin oficerët nëse kryeministria është e sigurt’

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.
AKTUALITET

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

by timoni.al
December 15, 2025
0

Grida Duma, moderatorja e Top Story në Top Channel, ka komentuar sjelljen e lidershipit të opozitës pas zgjedhjes së Avokatit...

Read moreDetails
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

December 15, 2025
"Vërehet arrogancë në deklaratën e BKH-së", thotë gazetari i ‘Top Story’: 'Nuk është e përshtatshme të pyesin oficerët nëse kryeministria është e sigurt'

“Vërehet arrogancë në deklaratën e BKH-së”, thotë gazetari i ‘Top Story’: ‘Nuk është e përshtatshme të pyesin oficerët nëse kryeministria është e sigurt’

December 15, 2025
Gaza e mbuluar nga i ftohti dhe pa fuqinë e nevojshme; Egjipti shton ndihmën humanitare, priten shirat që do ta përkeqësojnë situatën.

Gaza e mbuluar nga i ftohti dhe pa fuqinë e nevojshme; Egjipti shton ndihmën humanitare, priten shirat që do ta përkeqësojnë situatën.

December 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al