Polemikat mbi medaljet e thyera në Lojërat Olimpike kanë marrë fund pas reagimit të Komitetit Organizator. Ky institucion ka njoftuar se ka hetuar çështjen dhe, në bashkëpunim me Zecca dello Stato, ka identifikuar problemet lidhur me një numër të kufizuar medaljesh.
Organizatorët e Milano-Cortina konfirmuan se është arritur një zgjidhje. Ata i kanë kërkuar sportistëve që kanë ankuar për medaljet e tyre të dëmtuara t’i dërgojnë ato për riparim, pas së cilës medaljet do t’u kthehen.
Kjo situatë e ndjeshme filloi me ankesën e skiatores amerikane Breezy Johnson. Ajo postoi në rrjetet sociale se medalja e saj e artë nga gara e zbritjes së lirë u thye gjatë festimeve, pasi ra se nuk ishte mjaft e fortë për t’u mbajtur. Johnson shprehu optimizëm se do të gjendet një zgjidhje për ta rregulluar.
Një problem të ngjashëm kishte edhe patinatorja artistike Alysa Liu, ndërsa Lucia Dalmasso, fituese e medaljes së bronztë në slalomin gjigant paralel në snowboard, po ashtu njoftoi se ndonëse kishte rregulluar medaljen e saj, ajo u dëmtoi përsëri.
Të gjitha këto ngjarje nxorën në pah një problem të papritur për organizatorët e Lojërave, të cilët tani po punojnë për të siguruar që sportistët të kenë medalje të sigurta dhe të qëndrueshme.















