Thursday, November 13, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Organizata e tij u godit nga SHBA, cilat janë lidhjet e Luftar Hysës me Edi Ramën!

Editor by Editor
November 13, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Organizata e tij u godit nga SHBA, cilat janë lidhjet e Luftar Hysës me Edi Ramën!
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Luftar Hysa u bë sot subjekti i Departamentit të Shtetit pasi bizneset e tij u sanksionuan nga qeveria amerikane.

Biznesmeni, Luftar Hysa është shtuar tashmë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikë.

Biznesmeni bashkë me tre vëllezërit e tij janë përmendur nga mediat meksikane si të lidhur me kartelin e drogës Sinaloa, kartelin më të fuqishëm në Meksikë.

Por cilat janë lidhjet e Luftar Hysës me Edi Ramën?

Emri i Biznesmeni Luftar Hysa, bashkë me tre vëllezërit e tij është përmend nga mediat meksikane si i lidhur me kartelin e drogës Sinaloa, kartelin më të fuqishëm në Meksikë. Në 4 tetor të vitit 2020, vizitoi zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë.

Organizata e tij u godit nga SHBA, cilat janë lidhjet e Luftar Hysës

Duçka, i njohur si Personi B në aktpadinë e drejtësisë amerikane kundër ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, ka shërbyer me sa duket si pika ndërlidhëse mes Hysës dhe kryeministrit. Charles McGnigal e ka pranuar fajësinë, si në ‘dosjen ruse’ dhe atë ‘shqiptare’ dhe prêt të marrë dënimin në shkurt të vitit të ardhshëm.

Grupi Hysa

Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG) përfshin anëtarët e familjes Hysa: Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon. Sipas njoftimit, ata kanë përdorur biznese të ndryshme, përfshirë kazino dhe restorante luksoze në Meksikë dhe Evropë, për të pastruar të ardhurat nga trafiku i narkotikëve.

Çfarë deklaronin Luftar Hysa dhe Edi Rama për njëri-tjetrin

“Unë kam një mikun tim që është nga Skocia dhe jeton në Londër. Maksi është fotograf dhe shkruan libra. Dhe ky njeri donte të bënte një libër për Shqipërinë. Në telefonin tim i kam të gjitha bisedat me Maksin. Duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, mendova që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt,” tha Hysa në Opinion. 

Pra, zoti Hysa kishte shkuar në zyrën e kryeministrit për të ndihmuar mikun e tij skocez që të shkruante një libër për të promovuar Shqipërinë. Por që libri të realizohej me sukses duhej që më parë ai t’i nënshtrohej sugjerimeve dhe kritikës së komisionit letrar në kryeministri, të përbërë nga zoti Hysa dhe kryeministri Edi Rama.

Fati i librit të mikut skocez nuk u mor vesh asnjëherë. Por në atë kohë zoti Hysa angazhoi arsenal të fuqishëm mediatik për të mohuar lidhjet tij me kartelin e Sinaloas pas akuzave nga shtypi meksikan. Por edhe kryeministri u angazhua fort publikisht. I pyetur nga gazetarët në Shqipëri për takimin e tij me Luftar Hysën, Edi Rama i quajti akuzat shpifje dhe mediat e vatanit llum.

“E para nuk besoj se ka ndonjë dallim mes medias në fjalë meksikane dhe tuajës, se mund të thuhen të vërteta dhe shumë të gënjeshtra.Unë e konsideroj të neveritshme që me një copë letër që del diku, një artikull që del diku merret një familjet e tërë dhe kryqëzohet pa e pyetur fare, kush jeni, ku jeni dhe me çfarë merreni. Dhe pastaj lidhet njeriu më i kërkuar në botë dhe lidhet me një hotel me më pak se 100 dhoma në Vlorë. Nuk e di si bëhen këto pa asnjë kërkim dhe verifikim. Kap emra, përplasi pas murit. Ju qofshi dhe Zoti ju pastë nën kujdes juve që merreni me këtë sport. Unë nuk njoh ndonjë kartel, nuk kam lidhje me asnjë aktivitet ilegal. Nuk jetoj për të ngrënë më shumë dhe jashtënxjerrë sa më shumë, por për disa arsye të tjera. Ju kam lënë Zotin atyre që ndërtojnë të tilla fabula, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që përfshihen në këto sulme dhe goditje që shkatërrojnë jetë njerëzish. Doli një artikull atje dhe mbushet gjithë rrjeti i kanaleve të vatanit këtu me një llumhane që nuk di si i bëhet për ta frenuar” deklaroi Rama.

Por ky version i kryeministrit nuk i qëndroi shumë kohës. Një ditë më parë, kur u pyet nga gazetarët e Rai Tre nëse e kishte takuar Luftar Hysën, Edi Rama pati një qëndrim tjetër. Këtë herë mediat nuk ishin më llum dhe kryeministri nuk ishte më aq i bindur për pastërtinë e zotit Hysa.

“Unë as që e di kush është, në rregull? Nuk e di as kush është. Kam takuar njerëz, e përsëris, shumë njerëz, shqiptarë që ikin e vijnë, që duan të takohen, të shohin, me miq e me të tjerë. U thuhet, “në rregull, ejani, çfarë do bëni, si do e bëni”, etj. Megjithatë, fakti që një person edhe në qeveri apo një person që vjen nga jashtë, del nesër që është i kalbur nuk më bën mua përgjegjës që e kam takuar atë apo kam takuar dikë tjetër,” tha Rama.

Megjithatë ky nuk ishte përgënjeshtrimi i vetëm i kryeministrit në lidhje me atë takim. Para gazetarëve të Rait zoti Rama pranoi se arsyeja e vizitës së Luftar Hysës në zyrën e tij ishte liçenca e kazinosë.

“Atje ka një investim të një familje vlonjate, që janë shumë të njohur në Vlorë. është një hotel me 5 yje, Marina Bay, një nga më të bukurit në Shqipëri. Dhe një ditë më telefonuan. Më thanë që është një kushëriri a i njohori ynë që jeton në Meksikë dhe që do të na ndihmojë për të operuar kazinonë. U thashë shumë mirë, ejani. Erdhën në zyrën time, i takova. Më thanë nëse kishte ndonjë ndalesë ligjore dhe më pyetën për informacione të përgjithshme mbi realizueshmërinë e kazinosë. Unë u thashë që në kemi një ligj të thjeshtë. Për të incentivuar hotelet me 5 yje, që nuk ishin në Shqipëri, kemi bërë një paketë lehtësuese taksash dhe u kemi dhënë të drejtën për të patur kazino. Ata e kishin këtë strukturë me 5 yje dhe automatikisht u jepej,” deklaroi kryeministri në Report.

Nuk dihet nëse kryeministri e ka në biklotekën e tij librin e skocezit. Por dihet e sigurtë që tek Marina Bay ka një kazino. Në fund të fundit libri dhe kumari janë sektorë shumë të ngjashëm me njëri tjetrin. Kryeministrit thjesht i ka rënë barra e rëndë, që në zyrën e tij t’i presë të gjithë. Edhe shkrimtarët, edhe bixhozxhinjtë, edhe ata që rrugës mund të dalin narcos.

Previous Post

SHBA dhe qeveria meksikane godasin organizatën e Luftar Hysës dhe rrjetin e kazinove

Next Post

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj një familjeje shqiptare, duke e akuzuar për pastrim parash në lidhje me kartelin meksikan përmes aktiviteteve të kazinove.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
FOTOLAJM/ Takimi i parë bilateral mes qeverive shqiptare dhe italiane, detaje që mbetën jashtë vëmendjes në mbledhjen e zhvilluar në Romë

FOTOLAJM/ Takimi i parë bilateral mes qeverive shqiptare dhe italiane, detaje që mbetën jashtë vëmendjes në mbledhjen e zhvilluar në Romë

November 13, 2025
Takim dypalësh me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Spiropali: Bashkëpunim i gjerë në të gjitha formatet ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Italia veprojnë si partnerë strategjikë.

Sfida në Wembley, anglezët shkelin përfaqësuesen dhe trajnerin e Serbisë para takimit të radhës

Sfida në Wembley, anglezët shkelin përfaqësuesen dhe trajnerin e Serbisë para takimit të radhës

November 13, 2025
VIDEO/ Dështim në një fluturim nga Ukraina në Angli, pasagjeri i dehur nuk pranon të qëndrojë në vend gjatë uljes së avionit dhe sulmon punonjësit e sigurisë.

KRYESORE

FOTOLAJM/ Takimi i parë bilateral mes qeverive shqiptare dhe italiane, detaje që mbetën jashtë vëmendjes në mbledhjen e zhvilluar në Romë

by timoni.al
November 13, 2025
0

Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia kanë organizuar një mbledhje të përbashkët të qeverive të tyre, ku janë firmosur...

Read moreDetails
Takim dypalësh me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Spiropali: Bashkëpunim i gjerë në të gjitha formatet ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Italia veprojnë si partnerë strategjikë.

Takim dypalësh me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Spiropali: Bashkëpunim i gjerë në të gjitha formatet ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Italia veprojnë si partnerë strategjikë.

November 13, 2025
Sfida në Wembley, anglezët shkelin përfaqësuesen dhe trajnerin e Serbisë para takimit të radhës

Sfida në Wembley, anglezët shkelin përfaqësuesen dhe trajnerin e Serbisë para takimit të radhës

November 13, 2025
VIDEO/ Dështim në një fluturim nga Ukraina në Angli, pasagjeri i dehur nuk pranon të qëndrojë në vend gjatë uljes së avionit dhe sulmon punonjësit e sigurisë.

VIDEO/ Dështim në një fluturim nga Ukraina në Angli, pasagjeri i dehur nuk pranon të qëndrojë në vend gjatë uljes së avionit dhe sulmon punonjësit e sigurisë.

November 13, 2025
Nga Milani në falimentim për borxhet e papaguara; rënia e Yonghong Li

Nga Milani në falimentim për borxhet e papaguara; rënia e Yonghong Li

November 13, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

FOTOLAJM/ Takimi i parë bilateral mes qeverive shqiptare dhe italiane, detaje që mbetën jashtë vëmendjes në mbledhjen e zhvilluar në Romë

FOTOLAJM/ Takimi i parë bilateral mes qeverive shqiptare dhe italiane, detaje që mbetën jashtë vëmendjes në mbledhjen e zhvilluar në Romë

November 13, 2025
Takim dypalësh me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Spiropali: Bashkëpunim i gjerë në të gjitha formatet ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Italia veprojnë si partnerë strategjikë.

Takim dypalësh me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Spiropali: Bashkëpunim i gjerë në të gjitha formatet ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Italia veprojnë si partnerë strategjikë.

November 13, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al